Poezi nga libri: “E vërteta forca vitale si mali me shkrepa”
Poezi voluminoze e madhe. Ta këndojmë nëpër lokale edhe në pllaja e livadhe.
Sali Leka
Janari muaji i parë i çdo viti me urime gëzuar Vitin e Ri!
Edhe mua më uruan Vitin e Ri 2020, shokët e mi të admiruar.
Edhe të njohurit e lexuesit e apasionuar me vullnet të aftësuar.
Shokët, të njohurit e lexuesit e librave te mi që kam botuar.
Më uruan, më falenderuan e më thanë: “Sali kemi lexuar në gazetë tregimet e tua të botuara në muajin dhjetor 2019, na kanë pëlqyer shumë. Të urojmë shëndet e mbarësi për vitin 2020 me tregime e poezi. Edhe unë i urova dhe u fola: “Për tregimet e mia që keni lexuar uroni e falenderoni stafin e gazetarëve të nderuar që i kanë botuar e publikuar, me betim e guxim. E theksoj me betim e guxim. Se janë tregime të vërteta e duhet të jesh trim me i botuar.
Jam i obliguar të ricitoj titujt e tre tregimeve të vërteta të botuara në muajin Dhjetor 2019 nga gazetarët e përkushtuar, trima kreshnikë.
1- “ Amerikën dhe Europën i kemi dashur edhe kur na kishin mbyllur në burgun e skëterrit mizorist.”
2- “ Jehona e zbehur e venitur e 8 Dhjetorit 1990 dhe katër ngjarje enigmatike”.
3- “ Ligji antishpifje shumë i vonuar u aprovua por duhet konsoliduar dhe zbatuar ”.
Këto tregime me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta, por botuesit duhet të jenë trima kreshnikë për ti publikuar. E pse? Sepse janë shtuar botuesit që publikojnë çdo ditë nëpër gazeta gënjeshtra, trillime e sajime me shpifje, spekullime e mashtrime. Fatkeqësisht janë shtuar censuruesit e fakteve të drejta e ngjarjeve të vërteta. Të drejtën dhe të vërtetën jetike sublime e urrejnë deri në palcë e në gjak. Urrejnë të mirën dhe të dobishmen që janë krem kajmak. Gazetarët që kanë botuar dhe botojnë tregime të vërteta ishin dhe janë kreshnikë viganikë.
Unë i uroj, i falenderoj me këngë e poezi:
Për juve ndalon rrebeshi e stuhia, bleron mirësia e mrekullia.
I uroj bashkë me shokët e mi besnikë, eposikë: Skender Doçi, Nik Prenga, Kristo Argjiro, Kastriot Hasa, Ermal Ymeri, Fatmir Asllani vitali vigani.
Edhe tetë redaktore letrare artistike:
XHILDA, JULI E ANJEZA, ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABJOLA.
Në një kohë rekord në kompjuter kanë daktilografuar.
Xhilda pesë libra, Juli tetë, Anjeza shtatë.
Libra me tregime e poezi për drejtësi e demokraci.
Kanë punuar me vullnet pa përtim ditë e natë.
Falas me gëzim, mi kanë bërë mua dhuratë.
Edhe unë me admirim me respekt e konsideratë.
Xhilda kolonjare, Juli korçare guximtare, Anjeza përmetare, e vizionare.
Katër libra të mrekullueshëm i kam botuar.
Ermal Ymeri e Kastriot Hasa më kanë ndihmuar.
Me financimin e dy shokëve nëpër librari i kam rreshtuar.
Lexuesit i kanë pëlqyer dhe më kanë falenderuar.
Po citoj titujt e katër librave:
1- “ Kur buzëqeshin yjet ”.
2- “ Epoka e mrekullive shembullore ”.
3- “ Me ju o pëllumba e bylbyla ”.
4- “ Epos pellazgjik epiko-poetik ”.
Edhe me ndihmën e besnikëve viagnikë.
Skender Doçi, Nik Prenga e Kristo Argiro.
Skender Doçi poeti me vullnet e vitalitet.
Niku e Kristo nuk janë poet, as shkrimtarë.
Janë të dituruar e të ilminuar si hazretë e profetë.
Urime, shumë urime për Vitin e Ri 2020.
Me obligim e iradin shokët e admiruar.
Shtatë besnikët viganikë të lartësuar.
Do ti përshëndes me shtatë me vargje poetike.
Si fillim nga libri: “ Kur buzëqeshin yjet “.
U larguan e perënduan rrezet e diellit.
Bota e toka u muzg, u errësuan.
Unë po shkruaj i pandaluar e këndoj i ndriçuar.
Edhe shikoj i gëzuar vezullimin e yjeve të qiellit.
O si buzëqeshin me ajrimin e atmosferën e rruzullimit.
Edhe mua sytë më xixëllojnë deri në flladin e agimit.
Ashtu si ditën me shkëlqimin e blerimit.
XHILDA, JULI E ANJEZA, ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Unë kam shumë secrete, me juve pak do mbaj për vete.
Me këngë e poezi i palodhur do tu tregoj i gëzuar.
Dy vite 24 muaj 2018 e 2019 stafi I gazetarëve të nderuar.
105 tregime e poezi të mia I kanë sistemuar e botuar.
Tregime të vërteta të dobishme edhe poezi brilante të mahnitëshme.
Për këta gazetarë fisnikë trima kreshnikë do të këndoj.
Për juve ndalon e do të ndalojë rrebeshi e stuhia.
Bleron e do të blerojë mirësia e mrekullia.
Këto vargje poetike ilminike do ti këndoj 250 milion herë.
Në dimër, behar, verë e vjeshtë 2020.
Përsëri në dimër, behar, verë e vjeshtë 2021.
Po, po e përsëris edhe mbas vitit 2021.
Edhe juve Xhilda, Juli e Anjeza, Enxhi e Violeta, Anxhela, Drita e Fabiola.
Bashkë me mua këndoni edhe Vitin e Ri 2020 uroni.
Gëzuar o gazetrë vital viganikë, eposikë iradinikë.
Gëzuar për tregimet evërteta që keni botuar e botoni.
Edhe poezitë e sakta konkrete nga poeti Sali Leka.
Viti i Ri 2020 nuk ka mbaruar, por sa ka filluar.
Unë do të vazhdoj të shkruaj e të këndoj i vitalizuar.
Do të tregoj fakte konkrete edhe juve i shkruani I lexoni.
Nuk jam alpinist, por për gazetarët solid viganikë.
Ngjitem në kodra, pllaja, në bjeshkë me shkrepa.
Edhe më lart në male, Dajt, Tomorr, Tarabosh e Veleçik.
Edhe në Jezercë, Shkëlzen, Korab, Radik, Lunik e Shebenik.
Aty këndoj për juve gazetarë që jeni të betuar.
Edhe do të betoheni për të drejtën e të vërtetën teuratike.
Unë do të vallëzoj e këndoj për juve, ndalon rrebeshi e stuhia.
Bleron e do të blerojë mirësia e mrekullia.
Edhe për ata e ato që e duan mirësinë e mrekullinë.
Kurrë jo, jo!
Nuk këndoj për ata që duan kërdinë e batërdinë.
As për ato që kanë dshur e duan vetë mërzinë,
bezdinë e sekëlldinë.
XHILDA, JULI E ANJEZA, ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Injorantët e dembelët nuk dinë të lexojnë as tregime as poezi.
Obskarantët e gazhelët nuk duan e nuk këndojnë për asnjeri.
As kanë kuptuar as kuptojnë se pasuria më e madhe e dobishme.
Janë e tregimet e sakta të vërteta e poezitë brilante të mahnitshme.
Injorantët e dembelët u lindën, u rritën , u skremuan.
Në kohën e skëterrit enverist-ramizist.
Obskurantët e gazhelët u shtuan, u shtrembëruan.
Në kohën e pseudodjathtizmit anarshist kaotist.
Të maskuar nën ombrellën e antikomunizmit.
23 vite 1991 – 2013 injorantët, obskurantët e gazhelët.
Të tërë u infektuan, u qelbëzuan, u shtrydhën, u atrofizuan.
Tani janë tharë e nuk u k a mbetur asnjë pikë lëng i shijshëm.
As nuk u funksionon asnje damar i dobishëm.
SALI LEKA CEL: 068 38 55 304
SHËNIM EKSKLUZIV ME FRAGMENTE PROZAIKE
XHILDA, JULI E ANJEZA, ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA
Fatkeqësisht sot disa botues librash dhe gazetash nuk i dinë vetë çdo të thonë fjalët segment, pigment, sacrament as fragment poetik ose prozaik, por juve mos u dëshpëroni nga këto xhurulldi macabre të shekullit XXI.
Disa i flasin me gojë fjalët ritmikë, retorikë, mistikë por nuk i dinë kuptimin me llogjikë. Unë nuk dëshpërohem as për këto marrëzi të këtij shekulli, as nuk jam dëshpëruar edhe në shekullin XX, kur shokët dhe shoqet e mia besnike viganike redaktore shembullore artistike kanë daktilografuar 85 librat e mi me tregime e poezi lirike erotike eposike.
PERIKLI JORGONI, PIRO TASE, SEJDIN KONDI, ENVER BITRI, DELIE MARKU, FATBARDHA SPAHIU, JOLANDA GJONI, VALBONA DUSHKU, BRIKENA SIMONI. Kanë bërë punë të madhe me drejtimin dhe korrektimin e shokut DHIMITRI FULLANI, kryeredaktori shembull e model në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” në Tiranë.
Kanë punuar të papërtuar edhe mbas orarit me dyer të mbyllura nga jashtë për tu mbrojtur nga rreziku dhe për të mos u diktuar nga survejuesit e sigurimit.
Për të mbrojtur shokun DHIMITRI FULLANI dhe shokët e shoqet e tjera fisnike teuratike unë rraha fort drejtorin e shtëpisë botuese “Naim Farshëri”. Pa u treguar shokëve e shoqeve shkova e u dorëzova në polici.
Hetuesi e thirri drejtorin, por ai tha: “Nuk më ka rrahur shkrimtari Sali Leka.
Plagët e trupit i kam se jam rrëzuar nga shkallët e korridorit.
Saliu gënjen si derri dhe leh ham-hum si qeni”.
Kur u largua drejtori hetuesi më tha: “Pse vetë o Sali Leka erdhe si dashi te kasapi? Do të dënohesh si gënjeshtar kalibri! Edhe spekullant i talentuar, provokator i organeve të shtetit të diktaturës proletariatit. Nesër do ti përcjell procedurat juridike tek prokurori.”
Kurse unë hetuesit i fola: “ Po, po, do të dënohem, por jo si gënjeshtar sharlatan por si vital vigan. Do të shkoj të rrah dy gazetarë servila, skutha, fuksa, survejuckë të sigurimit dhe reziluckë të skëterrimit.
Hetuesi më liroi me kusht dhe detyrim paraqitje pa afat të caktuar, por zgjati dy vite.
Kam besim sublim në muajt e viteve 2020 e 2021 do të takohem me gazetarë kreshnikë vital viganikë, edhe në redaksitë e gazetave në Tiranë.
Në kohën e skëterrit enverist-ramizist në redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri I Rnisë she revista Nëntori” fatkeqësisht jam takuar me gazetarë rakitikë, kaotik, frikacakë halabakë skurrikë.
Në redaksinë e gazetës “Bashkimi” dy gazetarë u zhytën në tualet, mbyllën derën nga Brenda dhe nuk dolën nga frika, se unë kisha me i rrahur.
Kryeredaktori lajmëroi me telefon policinë dhe u tha: “Ejani shpejt urgjent!
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka dekadent mikroborgjez, reaksionar rrezikshëm kundër partisë komunizmit dhe marksizmit madhështorë. Ejani merreni, burgoseni, se ka bllokuar redaksinë e gazetës “Bashkimi” organ i frontit demokratik me kryetare Nexhmije Hoxha dhe Zv. Kryetari Ismail Kadare shkrimtari revolucionar marksist-leninist, që i ka ngritur lart lavdinë e partisë dhe të shokut Enver në arenën ndërkombëtare”.
Me vrull erdhi makina e degës së brendshme gaz bç dhe katër policë , mua më prangosën dhe më dorëzuan tek i shefi i ndjekjes së krimeve Shpëtim Bubjaku dhe operativ i sigurimit Ismail Rama.
Dosja ime hetimore dhe e shokëve të mi me procedurat e Shpëtim Bubjakut dhe Ismail Ramës ka 750 faqe format A4.
Injorantët, spekullantët, mashtruesit, shtrembalucët, obskurantët, meskinistët dhe sharlatanistët e skremuar, duan 75 vite për me i lexuar.
Me kaq për sot kemi të tjera ngjarje në ditët dhe javët në vijim.
Me shumë nderim pë rata që do ti lexojnë.
Me shumë admirim pë rata gazetarë që do ti botojnë.
SOT THEKSOJ, DO TË UROJ PËRSËRI : GËZUAR VITIN E RI 2020 SHOKËT E MI!
JU UROJ PUNË TË MBARË ME FAQE TË BARDHË JUVE GAZETARË GUXIMTARË QË KENI BOTUAR DHE BOTONI FAKTE KONKRETE ME NGJARJE TË VËRTETA. E DREJTA E VËRTETA JANË SHEMBULLORE JETIKE, POR EDHE TEURATIKE HYJNORE.
DUHET TË JENI KRENAR ME ADMIRIM BETIM E IRADIN.
SE ISHIT, JENI E DO TË JENI KRESHNIKË E VITAL VIGANIKË SUBLIM.
TIRANË, E HËNË 27 JANAR 2020