A ka më hall: Të jetosh si Shqiptar, e të vdesësh si Arab?!

0
868
Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi, VitiRevista Drini26 Janar 2020

* Ish-z/kryetari i Vitisë, Xhevat Bislimi, kërkon të ndalohet gjuha arabe në rituale fetare, duke e thënë hapur atë që s’e ka thënë askush si ai deri më tash: Hoxhallarët janë rekrutuar kundër gjuhës shqipe!

Ky eshte paradoksi, kjo eshte fatkeqesia e nje pjese te madhe te shqiptareve, që linden nga prinder shqiptare, rriten, edukohen e jetojnë shqiptarisht, kurse, kur te vdesin, varrosen arabisht, greqisht, etj.!

Duket e pabesueshme, por e verteta eshte kjo… Para tri ditësh vdiq veprimtari dhe veterani i çeshtjes shqiptare, i burgosuri politik, njeriu dhe shqiptari i mirë, Sabit Rexhepi… Ka me shume se tridhjete vite, qe jam njohur me të. E kane njohur, kush me shume e kush me pak, edhe qindra shoke tjere.

Nuk besoj qe dikush nga keta shoke e bashkeveprimtare, veç nese do te genjej, mund te thote qe shqiptari Sabit Rexhepi do te donte te varrosej arabisht… (?!) Pse nuk respektohet nga familja, nga bashkeveprimtaret, nga farefisi e nga kleri identiteti dhe dinjiteti kombetar e gjuhesor i te vdekurit dhe i te gjalleve qe marrin pjese ne varrimin e bashkekombesit te tyre?! Me ç’te drejte fyhet e perbuzet deri ne kete shkalle percaktimi, ndjenja, bindja, veprimtaria dhe angazhimi jetesor i shokeve tane atdhetare dhe luftetare te pathyeshem per gjuhe, flamur, kulture, liri, dinjitet e identitet shqiptar?!

Respekt per gjuhen, kulturen, traditen e veshjen arabe, gjermane, greke, amerikane, etj., por shqiptari ka gjuhen, kulturen, traditen, veshjen dhe identitetin e tij autokton kombetar! Te qenit shqiptar ishte dhe eshte vullnet i Perendise-Zotit, siç ishte dhe eshte vullnet i Tij edhe te qenit arab, gjerman, etj.

Prandaj, te mohosh gjuhen shqipe ne lutje, ne jete e ne vdekje, ke mohuar vullnetin e Zotit. Nuk ka mekat me te madh, edhe ne kuptimin fetar, se sa shqiptari ose shqiptaret ta varrosin shqiptarin ne gjuhe te huaj, te luten e te predikojne ne gjuhe te huaj… Kthjelluni vellezer shqiptare e mos mekatoni, duke dalur kunder vullnetit dhe deshires se Krijuesit! Kleri shqiptar per asnje çmim nuk duhet ta mohoje dhe perbuzë gjuhën e Zotit, gjuhën shqipe!

Nje pjese e klerit shqiptar eshte rekrutuar, siç eshte rekrutuar edhe nje pjese e politikaneve dhe e inteligjencies, dhe po bejne punen e qoftelargut, duke i vene kazmen gjuhes dhe identitetit kombetar! Keta mekatare e mercenare, qe vishen me petkun e fetarit, te politikanit, “atdhetarit”, intelektualit…, nuk duhet te gezojne respektin e popullit shqiptar. Keta duhet te tregohen me gisht dhe te perbuzen nga shqiptaret. Ata qe mohojne dhe nuk nderojne me perulje gjuhen e ëmbël shqipe, duhet te shihen e tregohen me perbuzje nga te rinj e te vjeter…

Bashkesite fetare shqiptare duhet urgjentisht te ulen ne nje Kuvend te Madh dhe te pajtohen, qe gjuhe e xhamise dhe e kishes, gjuhe e lutjes dhe e predikimit dhe gjuhe e Zotit per besimtaret shqiptare, të jetë VETËM gjuha shqipe!

GJUHA NË RREZIK – KOMBI THËRRET!