Coronavirus mund ta ketë origjinën nga një laborator i programit të armëve biologjike të Kinës

0
428
China Coronavirus Outbreak

Nga Bill GertzThe Washington Times26 Janar 2020

Përktheu dhe përshtati në shqip, Arben Çokaj

Koronavirusi vdekjeprurës i lindur nga kafshët që përhapet globalisht, mund ta ketë origjinën në një laborator në qytetin Wuhan, të lidhur me programin e fshehtë të armëve biologjike të Kinës, tha një analist izraelit i luftës biologjike.

Radio Azia e Lirë javën e kaluar ritransmetoi një raport televiziv në Wuhan nga 2015, që tregon laboratorin më të përparuar të Kinës për kërkimin e viruseve, të njohur si Instituti Wuhan i Virologjisë. Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë, i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse.

Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite, që ka studiuar luftën biologjike kineze, tha që instituti është i lidhur me programin e fshehtë të armëve bio.

Disa laboratorë në institut kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit, në gjuhën kineze [armë biologjike], të paktën kolaterale, por jo si një strukturë kryesore e shtrirjes së BW kineze,” tha Z. Shoham për “Washington Times”.

Puna për armët biologjike është kryer si pjesë e hulumtimit të dyfishtë civilo-ushtarak dhe është “përfundimisht e fshehtë“, tha ai në një email.

Z. Shoham mban një doktoratë në mikrobiologji mjekësore. Nga 1970 deri në 1991, ai ishte një analist i lartë me inteligjencën ushtarake izraelite për luftë biologjike dhe kimike në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën. Ai mbante gradën e nënkolonelit.

Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë ofensive biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi dyshimet për punën e fshehtë të luftës biologjike.