IGINIO UGO TARCHETTI – poezi

0
449
Iginio Ugo Tarchetti

IGINIO UGO TARCHETTI
1839 – 1869

Iginio Ugo Tarchetti, lindi më 29 qershor 1839 – Milano, 25 Mars 1869), ishte një shkrimtar, poet dhe gazetar italian. Ai bashkëpunoi me revistat: Revistën Minimal, Gazeta për të gjithë, Java e ilustruar, Il gazzettino rosa, dhe u përpoq të nisë pa sukses një periodik të vetin, Gazetën e Vogël.

MOS HARRONI!

Kur puth buzën tënde të parfumuar
vajze e dashur, nuk mund ta harroj
që nën të ka një kafkë të bardhë.

Kur e shtrëngoj trupin tënd të bukur pas vetes
Nuk mund ta harroj, vajzë e dashur,
që fshihet nën të një skelet.

Dhe, i zhytur në vizionin e tmerrshëm,
kudo ku prekni ose puthni, ose shtrini dorën …
Ndjej që kockat e ftohta të vdekjes dalin jashtë!

Përktheu: Faslli Haliti