Nga Skënder MULLIQI
Të gjithë i kemi endrrat e jetës. Dikush që ka talent dhe është këmbëngulës, edhe e arrin synimin e dëshiruar. Kështu mendojnë shumë njerëz të dijes. Edhe mua si i ri, më ka interesuar shumë arti kenematografik. Kështu edhe fillova të lexoj literaturë nga kjo lëmi interesante.
Me kujtohet së filmi i parë me zë ishte “Këngëtari Xhazit”, i xhiruar në vitin 1927. Me duket se me shumë art kishte në epokën e filimit pa zë. Pa dyshim se aktori më i njohur që ishte dhe ka mbetur është komiku i madh, Çarli Çaplini, i cili i ka bërë të qeshin më miliona njerëz. Për të qenë aktor i komedisë duhet të kesh talent të madh. Këtë e arriti ÇARLI në shumë filma më vlerë të lartë artistike.
E bëra këtu një hyrje nga kinematografia botërore, se edhe në këtë lëmi të zorshme, shumë kush ka krijuar famë, dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
Sikur sot, nuk kemi më njerëz të tillë të artit, të kulturës, dhe në asnjë kategori tjetër shoqërore… Komikët? Njeriu pa talent nuk ka mundësi që të zëvëndësojë të tjerët në film, por as në jetë. Këta njerëz tanë të politikës duke bërë përpjekje të luajnë role të ndryshme, asnjerin rol s’po e luajnë mirë. Do të kishte qenë mirë të shikohën në pasqyrë dhe ta shohin veten se nuk janë për profesionin fisnik të politikës, që kërkon talent, dije, kreativitet, punë…
Këtyre do t’ju kishte shkuar mirë zanati, të cilin e kanë ushtruar me zell, e dihet së shumica prej tyre, kanë qenë çobanë lopësh, delësh, kan prashitë kollomoq, e punë tjera fizike, që nuk është hiq marre, të ushtrohën, dhe njeriu ti këtë për zanat. Por, nga këto profesione pa asnjë predispozitë, të na “lëshojnë shtatin dhe të sillen si bibanat me tesha kat në politikë”, janë role që nuk po ju shkojnë. E së ju kan shkuar mirë punët e hajnive, nuk ka asnjë dyshim.
Në këtë “fah” (degë, fushë) janë treguar përfekt?! Këtë lloj njerëzish të politikës, ata të dijës i kan shpallur hajgaregji, së më ju thënë komikë, është nder i madh për ta.Ndoshta deri diku ju shkon per shtati rolet e “klounëve”, edhe pse edhe këtu nuk janë të mirë. Hajde më qenë komikë është fortë mirë, së thojnë diqka para publikut në skenë që i bëjnë për të qeshur! Por, të tillët të “kapen” pas politikës, është apsurd kur dihet së janë nivel i ulët, dhe së janë duke na bërë dëme të mëdha.
Edhe nese folim për tragjedinë si zhaner, këta as këtu, si kan dy lidhje, po që në fakt ngjitja e tyre lartë në pushtet ka qenë tragjike për këtë milet, kjo është e vërtetë?! Ndoshta jo të gjithë, por një shumicë po. Çdo aktor i mirë mund të jetë edhe politikan i mirë, shëmbulli i presidentit, Ronald Regan, dhe i guvernatorit të Kalofornisë, Arnold Shfarcenegër… kemi edhe shumë shëmbuj të tjerë në botë. Për botën demokratike, këto raste të politikanve të Kosovës janë qesharake?!
Këta hajgaregji janw shumë largë nga profesioni i politikës. Këta të pa ditur nga etja për pasuri dhe pushtet, e kan humbur më ka krejtë kontrollin. Qytetarët fatzi, janë dukë shikuar dhe përjetuar shfaqje tragji-komike, jo në skenë por në jetë. E gjithë kjo situatë na bënë për të qarë dhë për të qeshur, na bën shpesh edhe të pshuremi së qeshuri, së më kënd po kemi të bëjmë. Por, që ne, as nuk po qeshemi, dhe as nuk po dijmë të qajmë. Po heshtim, po ikim dhe po vdesim edhe për së gjalli…?!
I nderuar Skënder Muliqi e keni vënë Pikëm mbi *I*, po për kë shkruan ti. Me çpo shohim nuk e mer vesh i pari të dytin, jo më të flasim për të parë SHTËPIE apo SHTETI… Fatkeqësi… anarki…
Do ju vinë MENDTË… po nuk do jua hanë – as QËNTË. Fatkeqësisht janë bërë *gurë shahu* të armiqve tanë, PARIJA jonë. ne menduam se do na drejtojnë e amanetet e të parëve të realizojnë.
*Të shohim SHQIPËRINË mbarë atdheun tonë – ZONJË*! Mjaft më me Ikje, po të relizojmë amanetin – *BRJERI BOTËS anëembanë, po MOS e HARRO – v a t a n ë !
Komentet janë mbyllur.