Hap pas hapi, në emër të “Islamit famëlartë”, po i nënshtrohemi murtajës islamike!

0
473
Hege Storhaug - Islam den 11 landeplage

Gjergj KabashiNga: Gjergj KabashiRevista Drini25 Janar 2020

Synim parësor i islamistëve është “pushtimi i territoreve”, ku ata e shtrijnë veprimin e tyre politik dhe kontrollin e rajonit a mjedisit të caktuar. Në Francë, sipas disa shënimeve të fshehta, që megjithatë rrodhën dhe u botuan nga Journal du Dimanche, janë 150 rajone të tilla ku “territori është i pushtuar” nga islamistët. Franca tashmë ka organizuar një veprimtari të gjerë mbrojtëse ndaj veprimtarisë së këtillë, sidomos pas aktit që u vlerësua si terrorist në fillim të janarit 2020.

Tek shqiptarët që e praktikojnë Islamin, apo që i detyrojnë me lloj-lloj presionesh, kushtëzimesh e etiketimesh që “ta praktikojnë”, çdo pushtim i territorit fillon afër xhamisë së caktuar, sidomos afër atyre xhamive që janë në duart e wehabistëve, apo të disa të tjerëve që shtiren “të moderuar”, ku ngarendet rreth e rrotull që të gjinden të rinje e t’i joshin që të shkojnë “për t’u falë në xhami”.

Një i ri prishtinas mjaft i talentuar, eseist dhe roc muzikant, fatkeqësisht i pa punë, – megjithëse fakultetin ka vite e vite që e ka kryer, më njoftonte dje se si i bëhet presion i vazhdueshëm që të shkoj në xhami “me u falë”, megjithëse ai nuk ka interesim e as ndjeshmëri për dicka të tillë. “Më premtojnë edhe para, vetëm që të shkoj”, më rrëfente djaloshi.

Ibrahim Kelmendi - Islami, religjion agresiv

Islami – Religjion-agresiv – ISL

Lajmëroje policinë”, i thashë, pasi askush nuk mundet e s’ka të drejtë t’i bëjë presion askujt, që të jetë person religjioz apo të mos jetë i tillë. Eshtë e padrejtë dhe e papranueshme dhe në fund të fundit në kundërshtim me liritë tona të brendshme, shkelje, shtypje dhe presion, që të ndërrojmë mendimin për diçka.

Kur jemi tek “pushtimi i territorit”, këtë duhet ta marrim me seriozitetin maksimal, duke iu kundërvënë paraprakisht çdo shfaqje të Islamit Politik Antishqiptar, deri tek “e-zani” me altoparlant.

Nëse kemi shqiptarë që janë besimtarë islamë, le të jenë, por atë besim le ta mbajnë e ndjejnë për vete, e të mos ua imponojnë të tjerëve përmes asnjë lloj propagande a presioni tjetër. Vetë “E-zani” dhe mënyra qysh terrorizohet populli me të, është ndër format dhe metodat e këtij terrorizimi akustik, apo shfaqjet në publik të praktikave të ndryshme religjioze, siç janë “iftaret në rrugë”, që po i ndihmon edhe politika jonë kobzezë.

A po agjëron? Po! Agjëro për vete e jo për mua, që nuk më intereson a agjëron apo nuk agjëron ti, se a të thahen apo nuk të thahen buzët për shkak të atij agjërimi?!

Shqiptari, pavarësisht se a beson apo cilës fe i beson apo nuk i beson fare, nuk duhet (madje nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë!) që t’i ngjajë turkut, arabit, afganistanasit, irakienit, sirianit, libianit, palestinezit, somalezit, por vetvetës. Jo që ata janë më të këqinj se ne, por ata e kanë kulturën e vet e ne duhet domosdo ta kemi e mbrojmë me fanatizëm kulturën tonë Shqiptare nga sulmet dinake e tejet mizore në perfiditet të një nacionalizmi tjetër (atij panislamik-xhihadist), që tenton dhunshëm të na imponohet përmes “Islamit famëlartë” e “hyjnor”!

Ruaju prej djallëzive fetariste, sidomos atyre panislamike pangreke-ortodokse, o Shqiptar!?

Ti duhet të ruhesh EXTRA, sepse Ti i ke udhëheqësit e korrupotuar e të shantazhuar që mbi 30 vite në Shqipëri dhe Kosovë dhe dy religjione që praktikohen prej nesh, Ortodoksia e Islami, janë në duartë e qarqeve armiqësore, janë shndërruar në “çështje të tyre”, deshtëm apo nuk deshtëm ne ta pranojmë këtë fakt të hidhur !

Prandaj, duhet të jemi maksimalisht të kujdeshëm në ruajtjen e “territorit”, qoftë edhe buzë xhamive, në Kaçanik, Mitrovicë, Prishtinë, Pejë, Prizren apo kudo qoftë tjetër. Si dhe të ruajtjes së qiellit (“hava”-s) prej ndotjes enorme dhe provokimit antishqiptar me “e-zan”.

“Iftari” i shtruar në Dardanë (Kamenicë) …

Ende pa u shërue e forcue identiteti kombëtar shqiptar, i lënduar aq gjatë nga pushtimet shumëshekullore turke-osmane, serbe e greke, brenda nesh po e ngre kokën një nacionalizëm tjetër, nacionalizmi panislamik, qoftë edhe në raste të këtilla të “iftareve,” që s’janë gjë tjetër përpos kryengritje muslimane antishqiptare, e zhvilluar në një vend e brenda një populli të huaj!

* * *

Ne duhet të jemi shumë me të kujdeshëm se kombet e tjera europiane, pasi investimi antishqiptar tek ne bëhet nga qarqe të jashtme për interesat e veta gjeostrategjike e shqiptarzhbërëse, i cili bëhet brenda një pjese të popullit tonë, (jo tek minoritet me prejardhje nga popujt islamik si në Europë e gjetiu), përmes indoktrinimit enorm religjioz që bëhet në forma të ndryshme… Tek ne ka më shumë se njëzet vite (duke e pasur parasysh edhe Shqipërinë e Shqiptarët në Maqedoni), qyshkur propaganda armiqësore religjioze vepron hapur dhe e papenguar në gjithë vendin, çfarë nuk e bënë asnjë popull tjetër europian ndaj vetës.

Ne jemi të varfër (edhe nga mendja, të vetvarfëruar njëherit!), prandaj gjërat dhe dukuritë e këqia antishqiptare që mund e duhet t’i pengojmë Sot, nuk mund t’i lëmë për t’i penguar Nesër kur mund të jetë vonë! Pasi kemi më shumë “aftësi” për të prishur, sesa për të ndrequr !

* * *

Pothuaj të gjithë popujt europianë, pas dështimit të ofertës humanitare në raport me emigrantët nga e mbarë bota, sidomos atyre nga vendet islame, që nuk pranojnë të integrohen, megjithëse vijnë për t’u strehuar dhe rehatuar, janë duke marrë masa mbrojtëse jo për t’ua kufizuar të drejtat emigrantëve, por për t’ua përkujtuar se ata DUHET të integrohen e të mos mendojnë të krijojnë “oaze”, “EuroArabitë”, apo “shtetet brenda shtetit”, siç po tentojnë gjithandej, ku shembulli i Francës është më i rëndi në këtë vështrim, ku ka rajone që i përmendin shërbimet e fshehta dhe gazetria hulumtuese botërore, në të cilat “udhëheqë” Policia e Moralit Islamik dhe ku “nuk guxojnë” të sillen lirshëm organet legale të sigurisë së shtetit. Në këtë kontekst shumë vendeve europiane u ka dalë gjumi, pasi janë ndeshur me naivitetin dhe keqpërdorimin e lirive dhe të drejtave njerëzore prej të tjerëve, atyre që nuk dinë ose janë mosmirënjohës.

Sidoqoftë, çdo vend europian-perëndimor i ka mekanizmat e duhura, jo vetëm për t’i frenuar, por edhe për t’i ndaluar rreptësisht proceset që shpiejnë kah degradimi dhe cënimi i kulturës vendase prej kulturave të ardhura, që jo vetëm nuk mendojnë për integrimin në shumë raste e shembuj, por mendojnë kryesisht që t’i caktojnë konturat e “territoreve” të tyre në vendet e huaja.

E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në viset Shqiptare, ku pothuaj kudo përreth xhamive dhe pak më tej, synohet përkufizimi i “territorit musliman”, i cili mund të zgjerohet me “pushtimin” e hapësirës tjetër. Islamizimi në Shqiptari ka ardhur kryesisht nga Shqipëria, e cila menjëherë pas fitores së demokracisë ndaj diktaturës enveriste, “u shit” tek qarqet islamiste antishqiptare dhe shtytësit e axhendave antishqiptare, që qëndrojnë pas tyre. Pastaj vjen Maqedonia, ku shërbimi sekret serbo-maqedonas e turk, e krijoj vatrën e infektimit të shqiptarizmit me antishqiptarizmin islamik. Kosova u tentua të islamizohet pas luftës, ku fajet më të mëdha për këtë infektim antishqiptar i bartin dy partitë kryesore të vendit, PDK e “luftës” dhe LDK e “paqes”.

Numri aq i madh dhe i paimagjinueshëm i islamistëve, që i dhanë jetëkotat për “Levantin” dhe “Tokën e Shamit” në Siri e Irak, “aq të rëndësishme për Allahun”, sipas BIK-ut të Kosovës, është një thikë tjetër në kurrizin e popullit shqiptar!

Kjo është një vrasje kombëtare nga pozitat e një nacionalizmi tjetër, xhihadizmit panislamik, që deri sot askush nuk e luftoi në mënyrën e duhur, duke ia caktuar rreptësisht vendin fesë, sidomos BIK-ut e “bikërve” të tjerë të “Arnautllukut” dhe kryengritjeve të tyre të hapura e të fshehura panislamike.

Kombi Shqiptar, nacionalizmi modern Shqiptar, duhet me ia nisë të “kollitet” pak dhe t’i tregojë panislamizmit, pra nacionalizmit Musliman të “Profetit” Mohammad, se në Shqiptari “kollitet” vetëm Shqiptarja e Shqiptari!

Mjaft më me keqpërdorimin e lirive e të drejtave njerëzore, që shpiejnë në shkatërrimin e një kombi në emër të fesë, cilësdo fe. Ne nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që t’i nënshtrohemi Murtajës Islamike, që synon të na robërojë e shkatërrojë kulturën kombëtare, duke ecur hap pas hapi, pandalshëm, por me vendosmëri, drejt shkatërrimit dhe kalbjes së ndërgjegjës kombëtare shqiptare.

Duhet ta kuptojmë se janë shumë të pakët zërat, që i dolën në mbrojtje kombit në raport me murtajën islamike, apo ortodoksinë pangreke, që na e sollën e që për “mirëmbajtjen” e së cilës u kujdesën edhe politikanët e shitur apo naivë shqiptarë.

Mjaft! Askund në këtë botë nuk ka “të drejta e liri njerëzore” për t’u vetshkatërruar, siç mendojnë politikanët analfabetë ndër ne!

Fakti që vetëm Ibrahim Kelmendi është ai që e shkroi librin e duhur, për ta shpjeguar se ku po na shpie Murtaja Islamike, flet shumë keq për ne, kur popujt e tjerë tashmë kanë libra të pa fund, ku jipen sqarime e shpjegime detajore rreth politikës së dhunshme islamike, që synon shkatërrimin e kulturave të tjera, pasi Islami nuk njef kombe, pasi ndihen “milet/umet”, pra komb në vete, madje që nga koha e “profetit” Mohammad!

Ps!
Në foton kryesore është kopertina e librit ISLAM den 11. dandeplage (Islami, murtaja e 11-të e vendit), të autores së njohur norvegjeze, Helge Storhaug.