Në Francë, 150 rajone kontrollohen nga islamistët

0
250
Muslimanët falen në rrugë
(Photo by ZAKARIA ABDELKAFI / AFP)

Myslimanët falen në rrugë jashtë xhamisë së madhe në Paris me 21 gusht 2018.
Foto: Zakaria Abdelkafi / AFP / Scanpix.

Nga: Christian SkaugRevista Drini25 Janar 2020

Shërbimi i brendshëm sekret francez Direction Générale de la Sécurité Intérieure (DGSI), i ka shënjuar 150 zona në Francë të kontrolluara nga Islamistët.

Kjo bëhet e ditur nga një dokument i cilësuar si secret-défense – ekuivalent me “shërbimin e fshehtë” në Norvegji,- i cili u është komunikuar vetëm gojarisht një numri të kufizuar të zyrtarëve francezë.

Përmbajtja e dokumentit ndërkohë ka rrjedhur tek Journal du Dimanche.

Pas një mbledhje që u bë pas vrasjes me thikë në Villejuif me 3 janar, që është hetuar si terror, ky informacion është shpërndarë nga ministri i brendshëm i Francës Christophe Castaner tek personat zyrtar për parandalimin e radikalizimit në cdo prej rreth njëqind distrikeve franceze të identifikuara nga ministritë.

Përveç periferive të Parisit, Lyon dhe Marseille, të cilat për një kohë të gjatë janë prekur nga fenomeni, kjo vlenë për shumë qytete në veri, përfshirë Maubeuge, ku Unioni i Myslimanëve Francez (UDMF), ka arritur në 40 përqind në një sondazh dhe ku “situata është alarmante »

Fenomeni vlen gjithashtu për vende më të vogla ku nuk është pritur, shkruan Journal du Dimanche.

Christophe Castaner, i cili e ka dërguar qarkoren rreth temës ministrive të vendit, u kërkon ministrive përgjegjëse në të gjithë vendin të ndjekin, ndër të tjera, të rinj që braktisin shkollën.

Ministri i Brendshëm përpiqet për krijimin e njësive lokale për cështjen, përgjegjëse për zonën në të gjithë vendin. Zyrtarë të nivelit të lartë në aparatin shtetëror francez kanë vërejtur se ka shumë pak shkëmbim të informacionit përkatës midis autoriteteve të ndryshme publike në të gjitha nivelet e qeverisë.

150 områder i Frankrike kontrolleres av islamister
150 rajone në Francë kontrollohen nga islamikët

Përktheu nga norvegishtja: Gjergj – Bajram Kabashi