Të rinjtë po braktisin vendin…

0
674
Ikja e të rinjve

Kolë Shaben

Shifra e fakte që trondisin vendin dëgjojmë rëndomtë çdo ditë!

Gjendje e dëshpëruar dhe e pashpresë. Emigrimi potencial është rritur që në vitin 2018 në 52% po ashtu edhe me shume për vitin 2019!

Studimet tregojn se tendenca më e fundit është, ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin.

Rinia e arsimuar ka dëshirë të madhe të emigrojë, kurse më parë ikën të rinjtë e varfër, por të pashkolluar. Po ikin të diturit e varfër sepse ata s’mund të gjejnë një punë të vlerësuar, e cila do ju krijonte bazat për jetesë! Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik.

Por, ata po ikin…, kjo shpresë po shuhet! Të rinjtë po largohen, sidomos në Gjermani. Të rinjtë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria.

Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Jemi të parët në rajon, me 79% që duan të largohen. Vendin e dytë e zë Bosnjë-Hercegovina, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi nën 50%. Statistikat e reja të publikuara nga Departamenti i Shtetit tregojnë se gati 13% e popullsisë provoi fatin duke aplikuar për lotarinë amerikane dhe aplikuesit janë shtuar nga viti në vit.

Arsyet, pse largohen të rinjtë:

Varfëria – Në fakt Qeverisë s’i vjen për mbarë paçka se e ka braktisur dhe e ka shkatërruar edhe psikologjikisht, popullin e vet! Kjo është e çuditshme! Të paktën dhe në formë s’ka shqetësim! Pse të rinjtë po e braktisin vendin e tyre? Nuk ka punë, është shumë e vështirë jetesa.

Por, më shumë se sa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës. Këtu nuk ka të ardhme.

Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social. Që shqiptarët po ikin kjo dihet! Që do vazhdojnë të ikin edhe kjo dihet!

Ajo që të habit e nuk dihet është, pse s’ka shqetësim për këtë fenomen? Shqiptarët po ikin pas tranzicionit të tejzgjatur, që s’po mbaron tek ne! Mbarojnë shkollën e lartë e një në tre gjen punë.

Mbi 181 mijë që përbëjnë 6.3 % e popullsisë jetojnë me 5 dollarë në ditë, Renditet, pas Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës, për sa i përket varfërisë në vend. Edhe lindjet po pakësohen! Shumë të rinj zgjodhen të punonin në vendin e tyre, ku një pjese e konsiderushme u kthye nga emigracioni por si të rrinin këtu, të mbjellësh tokën bujqësore kostoja e shpenzimeve i tejkalon të ardhurat nga fitimi, kostoja për t’u ushqyer e tejkalon mundësinë e të ushqyerit në vendet e zhvilluara. Koha e lirë ku të kalohet? – duke pirë kafe kur nuk ke një mundësi tjeter si të zhvillosh talentin tend në fushën e artit, sportit apo atë intelektual.

Kriminaliteti – Ka shtim të krimit në moshat e reja, për shkak të varfërie, konflikte pronash, larje hesapesh, e pamundësi jetese minimale!
Vrasjet në vendin tonë janë në nivele alarmante krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndonëse një vend i vogël me 3 milionë banorë, vrasjet kapin shifra alarmante, ku nga përllogaritjet zyrtare janë sa dyfishi i vendeve të Bashkimit Evropian!

Aksidenteve rrugore – S’ka ditë pa aksidente me pasojë vdekjen.
Instituti i Statistikave raporton se nga muaji Janar 2019 deri në muajin Dhjetor 2019 u regjistruan 1499 aksidente rrugore, shumë më tepër se një vit më parë.

Shërbimi mjekësor shtetëror lë shumë për të dëshiruar – Rimbursohen ilaçet gati të skaduara, e me një cilësi të ulët. Tek ne vdes para kohe, kurse jashtë s’të lënë të vdesësh (!). Kjo është arsyeja një një shumicë e shqiptarëve jetojnë jashtë vetëm për trajtimin e shkëlqyer mjekësor. 30% më e lartë se norma e lejuar nga BE–ja. Tani jemi dyfishin më shumë! Po na shkurtohet jeta. Kryeqendra e shqiptarëve ”Tirana” është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si një nga tre qytetet më të ndotura në Evropë. Kanceri i mushkërisë është rritur me 25% në krahasim me vitet më parë. Në Shqipëri, vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur, llogariten në 1400 persona në vit!

Edhe sa duhet të presim që ky vend të bëhet!