Pasi ka shtete e entitete, që duan t’i grabisin këto pasuri të shqiptarëve!
Revista Drini – 24 Janar 2020
Kreshnik Osmani, kreu i partisë “Atdheu” nga Shqipëria: Klasa politike thellësisht anti-shqiptare, po punon që ky popull të shfaroset dhe vendi i tij të zhbëhet!
I pari i partisë “Atdheu”, Kreshnik Osmani, gjatë debatit në emisionin “360 gradë” ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare.
Osmani është shprehur se si pasojë e një grope të madhe historiko-politike ka ardhur në pushtet një klasë politike, që është thellësisht anti-shqiptare, e cili po punon që ky popull të shfaroset.
“Të falënderoj për përzgjedhjen e temës, për emisionin i cili ka për synim t’i zhvendosë shqiptarët nga gradimi, që i ka bërë klasa politike shqiptare, për tek analet e drogës dhe kryebashkiakëve, për t’i hutuar ata, nga rreziku i madh që po i kanoset Shqipërisë, që është vërtetësisht ekzistenca jonë si komb, që është sot në një dilemë të madhe. Shqiptarët a do të vazhdojnë më si komb? Këtu u trajtua në shumë dimensione çështja, në dimensione globale, në dimensionet historike, kam përshtypjen pikësëpari se është dimensioni politik. Ne jemi një vend i cili është sigurisht një nga perlat dhe bukuritë e Ballkanit, që zoti ia ka dhuruar këtij populli prej miroja vitesh, që jeton në këtë vend. Ka njerëz të interesuar, ka shtete, ka entitete të interesuara, për t’i grabitur këto pasuri të shqiptarëve. Ne kemi një klasë politike që ka ardhur nga një gropë e madhe historiko-politiko, dhe kjo gropë historiko-politike ka prodhuar një kastë politike anti-shqiptare, thellësisht anti-shqiptare, që po punon dhe vepron që ky popull të shfaroset, dhe të mos ekzistojë më!” – tha ndër të tjera Osmani.