Kosova çlirohet kur të ikin Komandantët e rrejshëm

0
552
Hashimi e Ramushi - koshare

Ibrahim Rugovën e kujtojnë me mall, Hashimi, Kadri Veseli e Albin Kurti e Ramushi

Sinan Kastrati
Sinan Kastrati

Për ish liderin bolshevik, Stalinin thuhej se natën i vrante kundërshtarët politikë e ditën i qante. Kjo është e vërtetë sikurse që është e vërtetë që Hashim Thaqi dhe Xhavit Haliti e kanë kërcnua Ibrahim Rugovën në pikë të ditës me diell.

Nga Hashimi, Kadri Veseli, Ramushi e Albini e mora vesh se më 21 janar ka vdekur Ibrahim Rugova

Eh, sot qenka dita kur ka vdekur Ibrahim Rugova, ish presidenti i Kosovës. Dhe nga kush e mora vesh se?

– Nga Hashimi, Kadri Veseli, Ramushi e Albini.

Albinit ia paskan pa për të madhe se nuk paska shkua te vorri por vetëm e paska kujtua me disa fjalë, shkruante një portal i afërt me LDK-në.

Kadri Veseli thot se Ibrahim Rugova paska qenë ”bashkëudhëtar në bërjen e shtetit të Kosovës”. Demek Kadriu me hapa të ”ukit” bashkë me ”SHIK-un” i paskan pri Rugovës.
Ramushi e paska kujtua ”e kajt” më së shumti sepse falë Rugovës, u bë kryministër por nuk pat shum fat sepse shkoi në Hagë.

E rrugtimi i Hashimit dhe i shokëve të Hashimit gjatë këtyre 22 apo 23 vjetëve, ishte i kobshëm për shqiptarët e Kosovës. Kjo shihet edhe në ”natën pa hanë”.

Hashimi dhe Xhaviti që nga viti 1997, morën hov sidomos kur u kall Shqipëria e masandej, më 1998, dualën ”ashiqare”, Xhaviti në Tiranë e Hasha gjithëkund e kërkund.

Por po dal aty ku po dua.
Në shkrimin tim të fundit që e përshkruajta rrugën se ku ishte Hashimi, në katundin tim dhe në katundet përreth Turjakës e kisha harrua të ia kujtoj Hashës e Xhavit Halitit ato që ata i kishin thënë dikur dhe tash, për ”luftën” dhe Ibrahim Rugovën.

Hashimi dikur ”e paralajmëronte Ibrahim Rugovën me dënim të rëndë, sot i kujton vlerat e tij”.
Paratë e ”bujarit” (3%-shit), para të ”sevapit” e ato të ”Vatanit” (Vendlindjes) ishin para të ”xhevapit”.

Falë teknikës e ruhen edhe fjalët që i ka thëne Hashimi për Rugovën, në ish RTSH-në, për Kosovën që RTSH-ja ishte patericë e lahperëve të lpk-së nga Zvicrra që mbahej gjallë me paratë e ”bujarit”, para të ”sevapit”. Kështu i quante një ish sahanlëpirës ”i krahut të luftës” por që hante në grazhd të LDK-së dhe të ”vatanit” ose ”xhevapit”. Ky, sahanlëpirës kishte edhe titullin shkencor ”Dr” i shkencave filologjike.

Hashimi për Rugovën

Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova

Hasha dekoron gruan e Ukës

Pas vdekjes së Rugovës, Hashimi ”dekoron” me medalje presidenciale edhe gruan e djalit të Rugovës.

”Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, gruan e djalit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Stilistja Blerina Kllokoqi-Rugova, mori këtë medalje për kontributin e dhënë në fushën e artit, thotë Thaçi. Ai shton se Kllokoqi-Rugova është shembull se Kosova ofron hapësirë për zhvillimin e talentit në këtë fushë.

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë”, ka shkruar Thaçi në Facebook ”

Hashimi ”dekoron” për së vdekuri Rugovën

Thaçi nuk e ndal dorën. Ai dekoron ish-presidentin Rugova me medaljen presidenciale. Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova. Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova”.

Xhaviti, alias ”Zeka”

Ngjashëm, i bënte thirrje apo e ”urdhëronte” edhe Xhavit Haliti.
Xhavit Haliti: ”E luta Rugovën që të bëhet Komandant i UÇK’së
“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.”

Pra gati si Hashimi e ndoshta edhe më i tmershëm dhe i turpshëm ishte Xhavit Haliti i cili deklaron ” Ibrahim Rugovën e kam ftuar që të bëhet komandat i UÇK-së”
E çka ishte ishte Xhaviti që ta lus I. Rugovën që të bëhet ”komandant” i uçk-së? Nuk do të dëshiroja të bije në nivelin e Hashimit e të Xhavitit por desha edhe unë ti them Hashimit e Xhavitit:

Ju nuk keni pasur ushtri, nuk keni luftua e as nuk e keni çlirua Kosovën nuk keni respektua as përfillur ligjet e Kushtetutën e (Kaqanikut) Kosovës përndryshe sipas kushtetutës edhe të kësaj që e kemi, Presidenti është Komandant Suprem e jo Hashimi e Xhaviti atherë, të cilët as atherë as tash nuk e din sa ”ushtarë” kanë pasur, përveç ”komandantëve” dhe ”veteranëve”, me dhjetëra mijëra.

Ambasadori Walker foli

Kur Kosova do të çlirohet nga këta komandantë? Sigurisht se shpejt Kosova do të çlirohet.
Jo rastësisht Walker, dje ia tha në surrat Hashimit që të IK, të pushoj ” ku edhe ka kërkuar që Thaçi të shkoj në pushim, pasi tashmë ai është thinjur”. Ndërsa Hashimi me një buzëqeshje të rrejshme ”e falenderon” Walkerin. Walker është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë.

Ndaj ”neve”? O Hashim Walker është kritik dhe shumë i ashpër ndaj teje. Lexoje e kuptoje mirë!

Ndoshta atherë, Hasha e ”Zeka” do të kandidohen për ndonjë shpërblim ndërkombëtar, pse jo edhe për ”Nobel”.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 21 janar 2020