LETËR PËR VJOSA OSMANIN: VJOSA, KAPËRCEJE RUBIKONIN!

0
382
Vjosa Osmani - Albin Kurti

Nga Binak MAXHARRAJ

– Vjosa kapërceje Rubikonin bëni marrëveshje me LVV. Edhe marrëveshja me e keqe është më e mirë se sa hiq marrëveshje, sepse
– Kthimi i Pronto mafias në pushtet do të ishte fatale për shtetin

Është shumë interesante së komunikimi me letra dhe përmes portaleve ne Kosovë dhe Shqiperi është bërë modë. Në Kosovë, Presidenti me Kryeministrin nuk flasin mes vedi, komunikojnë me letra dhe media. Edhe në Shqiperi po ndodhë e njeta gjë. Kryeminisët Edi Rama nuk flet e as nuk takohet me Presidentin e as me kreun e opozites, por është shumë në qejf kur takohet me vrasesit e kombit Vuçiq, takohet me te edhe kur ai ia shanë Reçakun aty ka Vuçiq beri plojën duke maskaruar shqiptarët, etj. Por edhe dialogu midis LVV dhe LDK ka nisë të bëhët përmesë letrave. Edhe unë kësaj po komunikoj me Vjosa Osmanim përmes kësaj letre.

Vjosa, nuk e di se a te zgjodhën me qellim, apo nga halli e me hipokrizi Klani mafioz i LDK, qe t’i prijsh fushatës parazgjedhore të 6 tetorit të vitit te kaluar, duke të nominuar edhe për kryeminstre te ardhëshme. Por, e di se ata nuk e kishin kurajon e as guximin qe me dikënd tjetër ta fillonin fushatën. Ta dijsh këtë e bënë jo nga respekti për ty por nga frika se do t’i humbnin zgjedhjet. E bënë këtë pak si vonë kur e kuptuan forcën tende, kur e kuptuan respektin e madh që keni në popull. Por, nuk u pajtuan të gjithë nga Klani vozhdave te LDK, pati asish edhe qe u pëqyrraven nga inati.

Por, ti asnjëhërë nuk u hamende, nuk u trembe, nuk hetizove për asgjë, e nise uraganin e fushatës hu vetem më plot fuqinë për të mbledhë vota për LDK, atje ku ishin dhe nuk ishin, për imazhin tënd, bash si bletët kur e thithin nektarin nga lulet.

E vazhdove fushatën dhe për asnjë moment nuk u ndale, ishe në çdo pjesë, në çdo cep të Kosovës që si kryeminstre e ardhëshme t’i premtosh këtij populli të vuajtur nga mjerimi, skamja, ikja nga atdheu se do të bëshë ndryshime të mëdha, se do ta mundish Pronto mafian, duke e nxjerrë atë ne opozitë si shkaterruese e këtij vendi për këto 20 vite. Kahdo qe shkoje në fushatë, populli te ndiqte pas, te besonte sikur kërkonte ndihmë nga ti me te drejtë, sepse thellë besonin se ti do të jesh shpetimtraja e këtij vendi, i këtij populli te katandisur skajshmerisht në margjinat e jetës.

Dhe populli të besoi, siç i besove ti atij?!

Kur më 6 tetor 2019 shkrepi qielli, iken rete e zeza mbi Kosovën, rrezet e diellit atë ditë e shendritën tërë Kosovën, kur u dha kumti i madh së mundi yt nuk shkoi huq, ia zbardhe fytyrën LDK, e cila atë ditë fitoi duke dalë partia e dytë vetem me një deputet, pas LVV pas të gjitha atyre manipulimeve te KQZ dhe mafies të lidhur rreth saj.

Pra, të dy partitë fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK dolën te parat duke e qitë kështu nga loja Pronto mafian, duke e hedhë atë në humnerë. Ndjehej një kënaqesi e madhe në popull së me ne fundë diçka e madhe do te ndodhë në Kosovë, se do të këtë ndryshime të medha në qeverisjën e vendit.

Fill pas kësaj ia nisi dialogu i shumë pritur për krijimin e qeverisë së re midis LVV dhe LDK. Të gjithë prisnin së kjo punë do të shkojë shpejtë. Por, jo nuk ndodhi kështu. Menjëhërë në dialog u përzinë nga LDK ata qe nuk kishin te drejtë te përzihëshin, ata qe nuk kontribuan asgje për mirëvajtjën e zgjedhjeve, por me shumë e penguan, thjeshtë u përzi mafia e LDK, qe te pengoi qe një marrëveshje te mos ndodhë aq shpejtë, e cila ishte ne bashkëpunim edhe me Pronto mafien tani te rrezuem për tokë për ta penguar formimin e qeverisë. Kjo u pa kur Klani i treshes e LDK të injoruan pothajse plotesishtë nga dialogu, dhe te cilët filluan te shtinë mish dhie në dialog, duke kërkuar futjen e postit te presidentit ne dialog për të rezervuar vite me par për “carin e LDK” Isa Mustafa, duke kërkuar ministri (MPM), të cilat nuk kanë takatë ti menaxhojnë.

Dhe kështu dilaogu nuk po shkon, ka ngecë në ngërç, është lidhë nyje me tekat e të dyja partive. Por, këtu një gjë është e qartë se një marrëveshje për krijimin e qeverisë po e pengonë edhe partit tanime të rrexuar nga pushteti në krye me Pronto mafien dhe Presidnetin Hashim Thaçi, i cili është më i zëshmi dhe me çdo kusht nuk deshiron që të ndodhë një bashkëqeverisje midis LVV dhe LDK. Presidenti gadi së nuk po çmendet nga frika se mos po bëhet qeveria. Ai po trumbetonë mbrenda dhe jashtë shtetit se nuk banë të lidhet një koalicion i tillë, duke e linçuar LVV dhe sidomos Albin Kurtin, një figurë emblematike, e pakorruptuar, i cili do te kërkonte llogari dhenje për ata, që për këto vite e katandisën keq vendin drejt shkatërrimit të tij.

Por, LVV dhe LDK duhet të ngritet mbi vehtën e tyre, duhet të bëjë të pamundurën qe të gjejnë guximin dhe kurajon qe ta formojnë qeverinë për ta nxjerrë këtë vend nga kriza nga mjerimi në të cilën kaë renë, për te çuar në vend amanetin e popullit, i cili kërkon ndryshim, për hir te asaj që ky popull te mos deshprohet.

Vjosa Osmani në ty, posaçërisht në ty, bjen përgjegjesia kryesore se a do te këtë mareveshje për krijimin e qeverisë. Ti e ke kredibilitëtin moral dhe ligjor për te bërë një gjë te tillë, dhe duhesh ta bësh. Ajo qe e solli LDK në tavolinën e bisdeimeve për marrëveshje është merite e jotja, e jo e mafies dhe klaneve brenda LDK, të cilët nga friga se janë futë thellë ne errësirën e bashkëpunimit me Pronto mafin dhe SHIK, nuk e kanë kurajon dhe gatishmerinë për ndonjë mareveshje me LVV, për të cilën dëshirojnë qe formimi i qeverisë të deshtojë.

Qe te mos deshtojë marrëveshja për krijimin e qeverisë është primare angazhimi i ytë më i fuqishëm sepse kjo është meritë e jotja, qe LDK po negocon, sepse sikur ti të mos ishe, LDK as qe kishte më e pasë shansin të diagolojë. Angazhimin tend më te madh pa kurrfarë frike e kërkojnë ata mbi 200 mije veta qe te votuan, dhe ata mbi 200 mijë veta qe e votuan LVV. E kërkojnë ata të cilëve ti dhe Albin Kurti iu premtuat gjatë zgjedhjeve se do te bëni ndryshime dhe duhet të mbani fjalën, e fjalën kryesore nga LDK ne krijimin e qeverisë duhet ta kesh ti, ta marrish sepse këtë e kërkon populli. Mjaft me mareveshja duhet të ndodhë, qeveria për ndryshime duhet të vjenë, nuk ka rrugë tjetër në këtë situatë. Zgjedhjet e reja nuk janë opcion, sepse LDK nuk do ta kishte rastin qe përseri te negoxoj me LVV, kurse Pronto mafia do te angazhonte te gjithë altilerin e sajë të rendë dhe të lehtë për tu këthye ne pushtet.

Dhe për në fund Vjosa mos lejo qe formimi i marevshjes më LVV te deshtojë, edhe përkundër te metave qe i ka edhe ajo. Kapërcejni RUBIKONIN, bëjeni qeverinë sepse më e mirë është një qeveri e keqe se sa një hiç qeveri, sepse në te kundërtën siç thotë populli “nuk do t’ju lanë as pusi e as Drini“.