Thirrje e mendjes për kohën e mundur dhe rininë e humbur

0
396
Nue Oroshi - Ligjëratë për Gjeçovin

Nue Oroshi

Telenovelat politike janë tiktaket e rrahjes së zemrës që nuk ndëgjohën por rrahin shumë shpejtë për ta mbajturë njeriun në jetë. Këto rrahje apo tik-take që e kontrollojnë zemrën janë të tejdukshme për faktin se koka shpesheherë aktivizohet për të bërë thirrje mendjës për kohën e mundur duke bërë apel apo duke përplasur britmat për rininë e humbur. Rinia jonë shqiptare sot kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe i thërrasin kokës duke i bërë thirrje mendjës se cila është koha e tyre, e cila po e mund ndërgjegjën apo fatin e ndersjelltë për lëvizjen e kohës zileqare që po ecë si një telenovelë pranë tregtarëve të flamujve që më të rëndësishëm ju duken flamujtë partiakë se sa vendi, toka, deti, qielli dhe dy shtetet shqiptare. Kurse thënja e një të riu se Tirana mblodhi gati gjithë Shqipërinë por Gjermania e përpiu rininë e Tiranës nuk mundesh ti heqësh asnjë presje.

I njëjti fat është edhe me Kosovë. Kudo sheh shtëpia të mbyllura dhe pa jetë mbrenda saj. Aty këtu sillet ndonjë shtegtarë hijerëndë. Fshatrat shqiptare janë boshatisur kurse politikanët e dalldisur nga dhjami i tyre i tepërt që ja ka mbuluar trurin e së bashku me të edhe mënyrën e të menduarit pozitiv, luftojnë se kush kujtë po ja lëshon ma shumë në marrëveshjet politike për ti bërë partnerit hakmarrje dhe hile ende pa e filluar bashkëpunimin. E ditën apo nuk e ditën politikanët tanë ky egzod satanikë do ti përfshi edhe bijtë dhe bijat e tyre.

E them egzod satanikë sepse edhe me herët e kam bërë dallimin në mesm të egzodit biblikë dhe atij satanikë. Egzod biblikë është një egzod kur një popull i tërë shperngulët nga një tokë jo pjellore për shkak të mosmundësisë së jetesës. Kurse ne shqiptarëve Zoti na ka falur tokën, diellin, qiellin, detin, malin, arin e mineralët por të gjitha këto pasuri nuk kanë vlerë kur nuk dinë se si të menaxhohen me sukses. A do ti thirrin politikanët tanë shqiptar mendjes që ta kthejnë kohën e mundur, për ta kthyer rininë e humbur kjo është një pikëpyetje e madhe.

Dhe deri sa vazhdon egzodi satanikë i shqiptarëve politikanët shqiptarë ecin një hap para e pesë hapa mbrapa. Ma e rëndësishme është rrahagjoksia për ta mbrojtur flamurin partiakë se sa të ndërtohen institucionet shteterore. Derisa zëri i gurgullimës së detit shqiptar, jehu i tingllimës së mineraleve të tokës së Kosovës dhe vendi i bukur që na ka falë Zoti thërret që të menaxhohët mirë e mbarë, në kokat e shumë politikaneve shqiptar më e rëndësishme është interesi personal se sa ai shtetëror.

Nuk është hera e parë që shqiptarët janë kundër vetvetes për faktin se ka shumë shekuj se flasim për perëndimin e punojmë me lindjen. Plot gojën perëndim e plotë mendjen lindje. Kjo luftë në mes të fjalës dhe mendjes tek i njëjti person i ngjanë hipokrizisë hamletiane pa i prekur fare mesazhet e Makiavellizmit politikë që ju dridhet trupi kur e humbin pushtetin dhe nuk ju rrahë syri qerpikë kur e humbin popullin dhe shtetin.