DIANE DI PRIMA – disa poezi

0
448
Diane di Prima

DIANE DI PRIMA

Diane Di Prima është një nga poetet më të njohura të gjeneratës së hipive.
Lindi në Brooklyn më 6 gusht 1934, ajo braktisi studimet për t’u bërë shkrimtare, frekuenton artistë dhe në vitin 1958 botoi librin e parë. Në vitin 1962 fillon të praktikojë Budizmin. Në vitin 1966 u transferua në Millbrook, duke u hyrë në komunitetin psikoedilik I Timothy Leary.
Në vitin 1969 botoi historinë e përvojës së saj në Memoirs of a Beatnik…
Librat e saj përfshijnë piromaninë e Letrave Revolucionare, disa vëllime kujtimesh dhe autobiografi, ende jo të botuara, dhe shumë koleksione poezish, përfshirë Pjesë të një kënge.

TË BRAKTISUR …

Braktisni vetveten, njerëzit rrisin flokët.
Braktisni vetveten heqni këpucët.
Braktisin vetvetes bëjnë dashuri
flenë lehtësisht
ndajnë batanije, drogë dhe fëmijë
nuk janë dembelë ose të frikësuar
ata mbjellin fara, buzëqeshin, flasin me njëri-tjetrin. Fjala
fillon brenda vetes: prekje dashurie
në tru, në vesh.

Le të thehemi me detin, me baticat
kthehemi shpesh si gjethe, të panumërta
si bari, fisnik e këmbëngulës, kujtojmë
mënyrën në të cilën të vegjlit tanë hedhin hapat e para këmbëzbatur nëpër qytetin
univers.

LETRA REVOLUCIONARE

Sapo kuptova që çmimi jam unë
nuk kam lekë të tjetër
për shpërblim, asgjë tjetër për të thyer
ose shkëmbim veçse jetën
shpirtin tim të shpenguar, fragmentuar, i përhapur
mbi tavolinën e ruletës, paguaj sa të mundem
asgjë tjetër për të ndenjur nën hundën e maitre de jeu.
asgjë për të hedhur nga dritarja, asnjë flamur
të bardhë
ky mish është gjithçka që duhet t’u ofroj, që të luaj me
këtë kokë këtu dhe tani, dhe ajo që qëndron pas saj, lëvizja ime
ndërsa zvarritemi mbi këtë skaj, , duke vazhduar
gjithmonë
(shpresohet) midis rreshtave.

AFËRSISHT POEZI DASHURIE

njëqind larva
iu mësuan zorrëve të mia të përdihen
jnjëqind javë tashmë
dhe tani ti vjen me manaferra
në flokë
dhe pret duartrokitjet e mia.
Pyes veten
përse kemi fjetur bashkë
ato netë dhe çfarë kemi humbur

REQUIEM

Mendoj
se ti do të gjesh
një varr
jo dhe kaq të bukur
foshnjën oh
Të lidhin fort
në fustanin
e bukur

Dëgjoj
Është ftohtë
dhe krimbat dhe sendet
ata janë atje për arsye egoistike

Mendoj
se ti do duash
të rrotullosh
flokët e tu
nga ana jote
në flokët tuaja
nuk do të të pëlqejë
të mbetesh në vend
për gjithmonë
dhe duarëve të tua
nuk do t’u pëlqejë
të jenë të vendosura kështu
kryq

Unë mendoj
se buzëve të tua
nuk do t’u pëlqejë
për veten e tyre

Përktheu: Faslli Haliti