Deklarata shokuese e pasardhësit të Tufës. Krahason Kadarenë me kriminelët…

1
648
Çelo Hoxha

Dritare.net2 janar 2020

Çelo Hoxha, kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, që ka pasuar aty Agron Tufën, ka bërë një status shokues në Facebook, për Ismail Kadarenë, pas marrjen e çmimit prestigjioz “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”.

Deklarata e Hoxhës, i cili drejton një Institut të financuar nga qeveria dhe miratuar nga parlamenti shqiptar, bie ndesh me vlerësimet që parlamenti dhe qeveria bën për Ismail Kadarenë, me rastin e marrjes së çmimit.

Titulli i Francës “Ofiecer i Madh i Legjionit të Nderit” jepet për të identifikuar kriminelë të nivelit ndërkombëtar”, shkruan ai.

Mendimet private apo sulmet personale ndaj Kadaresë janë bërë modë në Shqipëri, por kur këto bëhen nga zyrtarë të financuar nga shteti shqiptar, dikush duhet t’i vendosë një emër këtij sulmi pervers. /dritare.net

1 KOMENT

  1. Kadare qe 30 vite jeton dhe vepron ne Francë dhe veprimtaria e tij eshte sikurse e çdo diasporisti. Dikush prodhon Peugeuot, dikush eshte profesor, dikush shkrimtar, dikush pastron rruget, dikush kendon opera, dikush eshte polic… I FRANCËS DHE PÊR FRANCËN DHE PËR VEHTEN E TIJ.

    Shënim: Kadare shkruan shqip dhe është shkrimtari më i madh shqiptar – që e ka pasuruar dhe e nderon kulturën shqiptare dhe i ka dhënë emër… Kur shikon kush e shan, e kupton edhe Enverin, se pse i persekutoi këta lapera, se ata ia sjellin majë hundës gjithkujt, janë anti-shqiptarë. Enveri e hoqi islamin, por qanë më shumë katolikët qaramana, këto janë shqiptarët, legena shumica! Ndryshe kishim ba shtet tash 30 vjet! /AÇ

Komentet janë mbyllur.