Apel! Të ndryshojmë politikën e vjetëruar, në këtë shekull të RI!

0
322
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Asnjë fe nuk e ka kryer rolin e saj në shënjtërimin e njerëzve. Asnjë popull nuk ka krijuar një edukatë të mirëfilltë. As shteti në qeverisjen e tij nuk ka realizuar drejtësinë e mirëqenien e plotë midis njerëzve. Asnjë politike nuk ka harmonizuar dijen me shkencën, edukatën me edukimin, zhvillimin me mirëqenjen e njerëzve. Kur mendoj dhe analizoj luftën politike pozitë–opozitë në ekranet e televizionit, kur ke në dorë gazetat e shumta me çfarë lloj-lloj maskarellëku të shkruar në to, kur dëgjon polemikat e analistëve në emisione, kur dëgjon debate deri në grushte në kafene midis njerëzve të papunë, kur dëgjon debatet në parlament, kur ballafaqohesh me kontrastet e jetës sociale te jetës njerëzore e shumë e shumë të tjera, nuk gjen më motive për jetën dhe të zen turpi, pse jemi ne njerëz dhe, aq më tepër pse na ka falë zoti mend më shumë se ato!…

E logjika e njeriut të urtë e të mençur të çon atje larg shumë larg, se kjo shoqëri mizere e ndërtuar nga këta politikanë të vjetër në shekullin e ri, duhen larguar, nuk durohen më tutje. Grabitën sa deshen, shkatrruan çdo gjë, u pasuruan dhe, pasi janë ngopur me pasuri marramendëse, nuk u ka mbetë aftësi drejtuese e komanduese për shekullin e ri. Pra duhen gjetur njerëzit që i kërkonte Diogjeni, me qiri në dorë në mes të qytetit dhe në mes të ditës.

Ҫdo njeri duhet të gjykojë dhe të arsyetojë se çdo fenomen që shohim është një mesazh për ne. Të gjitha fetë kanë misionin e tyre që t’i japin njeriut hapësirë shpirtërore, tolerancë njerëzore, t’i zbusin e t’i afrojnë njeri me tjetrin, të shtojnë dashurinë dhe respektin reciprok midis tyre. Partitë përfaqësojnë e përkrahin shtresat e tyre. Atë e realizojnë nëpërmejt propogandës e programeve të tyre.

Ҫ’po ndodh sot me fetë e partitë!?

Si fetë ashtu dhe partitë në vend që t’i afrojnë njerëzit, po i përçajnë deri në ekstrem. Në vend që të krijojnë mirëqenje për të gjithë, po krijojnë ekstreme varfërije e pasurie. Në vend që krijojnë kulturë njerëzore të komunikimit, po kultivojnë dhe edukojnë një dialog antinjerëzor. Në vend që te tjetri të kërkosh të gjesh pozitiven, kërkohet vetëm të zbulosh negative dhe atë t’a errësosh deri në maksimum. Në vend që njerëzimi të jetojë një jetë të qete, të sigurtë, e të lumtur, po jeton trazira, pasiguri, terror e papunësi. Në vend që njerëzit të përqafojnë shkencën e punën, artin e kulturën, miqësi e argëtim, po përjetojnë strese, grindje, urrejtje, vrasje, varfëri e mjerim të tejskanshëm.

Ndonëse shumë vonë, duhet t’i pastrojmë me votë këto figura shumë të urryera, shumë të vjetëruara, që na shkatërruan superstrukturën shpirtërore. Ky shekull i ri kërkon zhvillimin e vonuar me politikanë të rinj me energji pozitive, me vision të qartë e largpamës për një zhvillim real e trasformues në çdo fushë.