Kosova e tëra është bërë politikë?!

0
384
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Nga Skënder MULLIQI

Kosova e tëra është bërë politikë?! Mediet ende po i përkrahin ambiciet e politikanëve, dhe misionarëve të tyre, të cilët po dominojnë dhe po na diktojnë në hapësirën publike, duke diktuar edhe më dialogun. Njerëzit në Kosovë, fatkeqësisht i besuan njerëzit e kalibrit të tillë, të cilët na u prezentuan edhe si shtet. Kemi mbetur i vetmi shtet në Evropë i izoluar,
ku qytetarët po jetojnë duke besuar gabimisht në njerëzit e rënë në provim.

Nuk kanë njohuri se si të zhvillohet ekonomia, kultura dhe arti si bazamente të një shteti demokratik. Mëkatet që bartin mediet, me politikat e tyre redaksuese, ishte dashur të pushojnë. E kanë humbur seriozitetin e paraqitjës së vërtetës për aktualitetin shoqëroro-politikë. Janë kthyer nga të pavaruara në medie të varura.

Natyrisht jo të gjitha. Nga anonimiteti përmes mediave dolën në sipërfaqe aninomus, shumë mashtrues dhe hajna të politikës dhe të biznesit, të cilët shoqërisë janë, duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Në asnjë mënyrë nuk po largohemi nga zona e rrezikshme e varfërisë. Nuk po largohemi, se nuk kemi reforma të institucioneve, por kemi ngatërrim të pashembullt të tyre. Kosovën në këtë gjendje të pashpresë po e mbajnë ata të cilët nga varfëria e shumicës po përfitojnë. Superioriteti i njerëzve të caktuar dhe pasuria e tyre, janë të nivelit evropian.

Kosovën e kanë futur në rrugën e ankthit dhe të frikës. E ndryshimet po duken së janë larg, nëse jo më tokën tonë, atëherë masovikisht do të kemi largime nga një Kosovë e tillë. Nuk ka unitet në këtë vend, dhe nuk ka as indikacione, që diçka e tillë do të ndodhë. Ne, dëshiruam shumë të bëhëni të lirë pas shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, më shumë u shëndrruan në Republikë Banane?!

Po e humbim karakterin e shtetit qytetar dhe të demokracisë liberale. Shoqëria po kriminalizohet sipas modelit të ndonjë shteti të Afrikës?! E nuk kemi çka flasim për rrugën e integrimeve evropane..! Nuk po e mbron kush shtetin, që të tregohemi së vërtetë jemi sovrani…!