LDK mos e var Kosovën!!!

0
663
Varje Ekonomike

Luan Asllan DibraniShkruan Luan Dibrani

Kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe procesi ende nuk është përmbyllur. Përafërsisht dy muaj vazhdoi numërimi e rinumërimi, numërimi e rinumërimi në vendvotime deri në certifikimin e rezultateve, nga e cila u lodh populli deri ne zhgënjim nga ai proces shume neveritës! Ky fenomen kaloi sfida zhgënjimi, mosbesim, revolte, deri në humbjen e shpresës, madje edhe pendim pse dolën në zgjedhje???

Edhe tani se kaluan tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit zvarritet formimi Qeverisë nga lakmia te përfitojnë sa më shumë.

Dihet se zgjedhjet i ka fituar një subjekt politik, që quhet parti dhe jo koalicion. Nga gara ka dalë një subjekt politik dhe ajo është LVV, si fituese e zgjedhjeve. Askush nuk e mohon këtë që VV ka fituar. Kushtetua ia mundëson të jetë udhëheqëse edhe monitoruese e qeverise së re.

Tyxharët e LDK-se po i vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e
zvarrisin formimin e qeverisë!?…

Ne të gjithë e dimë se Albin Kurti është fitues, mirëpo, këta veteranet te LKK-së, në krye me Isa Mustafen, Agim Veliun, Lutfi Haziri, duke u përpjekur në maksimum qe ky koalicion të mos ndodhë, për arsyet personale po e pengojnë punën e z. Kurti, me shpresë qe nuk do kapen nga drejtësia. Këto po e dimë të gjithë tani… LDK-ja ka frikë nga Albini dhe ligjet qe ai do t’i fusë në funksion ekzekutiv gjate mandatit të tij…

Albini gjithçka do te jepte, përveç atyre pikave ku institucionet e shtetit duhet te ruhen ne nivelin e larte te përpalljes se ligjeve në zbatim qe të dënohen keqbërësit e 20 viteve me hajni, korrupsion, vrasje dhe keq-menaxhim.

Nga ky fenomen zbrazja e Kosovës po vazhdon nga qytetaret e vet, te pa shpresë, të pa perspektivë, të stermbytur në varfëri e skamje…

Tyxharët e LDK-se po i vënë lakun në fyt Kosovës dhe po e zvarrisin formimin e qeverisë duke ia shtrënguar lakun fituesve deri ne alivanosje apo zgjedhje të reja.

Tyxharët e LDK-se minojnë, vetëm për interesat personale, janë duke bërë tregti me djersen dhe votën e popullit !

Pleqtë veteranë te LKK-së, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri janë rrënuesit e votës se popullit, që i dhanë Vjosa Osmanit për një qeverisje te përbashkët me Vetëvendosjen.

LDK-ja si humbëse dhe ish pushtuese e këtij populli që 20 vjet, pretendon të vjedhë votën e lirë !!!

Këta janë humbësit dhe protagonistet, që po ia shuajnë shpresën por edhe ëndrrat këtij populli në mbarëvajtjen e Kosovës drejt evropianizimit.

LDK-ja si humbëse dhe ish pushtuese e këtij populli, qe shume vite po pengon jetën institucionale, pra paralizon jetën institucionale në Kosovë, pengon zhvillimin ekonomik dhe social por edhe ndikon në jetën e përditshme të secilit qytetar të Kosovës.

Zvarritja e procesit të ngritjes së institucioneve të reja po krijon pasoja të shumta për vendin, posaçërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës i ngriu negociatat për arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke luajtur rolin si fituese, e jo si humbëse e zgjedhjeve.

Vjosa shpëto Kosovën, Albini te pret…

Albini e Vjosa me mendjen e tyre te shëndoshe janë e vetmja shpresë e Kosovës, që janë edhe ma të votuarit, e kurrsesi LDK-ja e Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit… Ftoj Vjosa Osmanin, që sa më parë paraqesë veton në këto zgjedhje pa Isa Mustafës, Agim Veliut e Lutfi Hazirit, nëse ka ligje jepja votat tua ose edhe dil si kandidate e ndarë nga dhunuesit e Kosovës… Vjosa shpëto Kosovën, Albini të pret… preja konopin e varjes Kosovës. Te lutem Vjosa, mos u nëpërkëmb nga këta plëngprishës bashibozukë, por bashkoju popullit aty ku të kanë përcaktuar. E dashura Vjosa, të gjithë sytë i kemi tek ti, po të presim…