Se këtu pa shpifur, njerëzit s’rrojnë dot…

0
300
Arben Duka

Dita.al, 15 janar 2020

Se këtu pa shpifur, njerëzit s’rrojnë dot…

Meta ktheu Ligjin,
Dhe s’e ktheu kot,
Se këtu pa shpifur,
Njerëzit s’rrojnë dot!

Meta, si dhe unë,
E di fare mirë,
Se shpifja s’ka lidhje,
Me fjalën e lirë!

Meta s’jep për Ligjin,
Zgjidhje të magjishme,
Përdor në shpjegim,
Terma të përgjithshme!

Meta merr në mbrojtje,
Shpifjet, thashethemet,
Për shkelje të drejtash,
Nuk na tregon nenet!

U bë një rutinë,
Kjo për zotin Metë,
Rrallë për ndonjë ligj,
Mund të nxjerrë dekret!

S’e njoh këtë ligj,
I mirë, a i metë,
Po viktimë e shpifjes,
Meta ka rënë vetë!

Dëgjoni, lexoni,
Pamfletin pikë net,
Shikoni sa krime,
Ka bërë zoti Metë!

Aty ka hatara,
Për të dhe Monikën,
Dhe Meta sërish,
Drejton Republikën!

Shumë krime Pamfleti,
I ka numëruar,
Meta asnjëherë,
Nuk na ka sqaruar!

Krimet që për Metën,
Në të bardhë janë shkruar,
As i ka pranuar,
As i ka mohuar!…

As i ka pranuar,
As i ka mohuar,
Dhe ndonjë gjykate,
Nuk i është drejtuar!

Aspak publikisht,
Nuk është shprehur Meta,
Nëse janë gënjeshtra,
Apo të vërteta!

Dhe pa dekret Mete,
Ligji do kalojë,
Asnjë germë Kuvendi,
Nuk do t’i ndryshojë!

Anti-shpifja duhet,
Kështu e mendoj unë,
Ligji dhe Metës,
Mund t’i bëjë punë!

Po mund të mos bëhej,
Ky ligj unikal,
Se shpifja është krim,
Në kodin penal!

Më kot gjithë kjo zhurmë,
Po bëhet tani,
Se shpifja dënohet,
Më gjobë dhe qeli!

Arben Duka