DISA ASPEKTE MBI GRAFIKAT E ARTISTIT ENVER RAKOVICA

0
610
Enver Rakovica - Magma

Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Me rastin e mbylljës së ekspozitës përsonale të artistit Enver Rakovica e cila qëndroi e hapur në Galerinë Adasanat, në Stamboll të Turqisë që nga fillimi i muajit dhjetor.

Grafisti Enver Rakovica pas një kohe bukur të gjatë heshtjeje, para dashamirëve të artit, kohë më parë ka hap ekspozitën përsonale, nga cikli më i njohur i tij në Galerinë Adasanat Taxim Bejoli në Stamboll, Turqi.

Enver Rakovica: “Si një re”

Në ekspozitë autori prezantohet me 43 fletëgrafika nga teknikat e ndryshme si: Mix teknika, Seriografi, Litografi, bakërshkrim, Akuatint, Mezottint.

Enver Rakovica i takon brezit të mesem të krijuesve i cili Fakultetin e Arteve, drejtimin e dizajnit grafik e ka përfundu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Shkallën e tretë-studimet pasdiplomike i ka regjistruar në Uniersitetin “Mimar Sinani” në Stamboll të Turqisë, në klasën e profesorit Sylejman Saim Tekcan.

Për studentin e sapodiplomuar në Prishtinë, një ambient i tillë kosmopolit të një metropoli botëror me shumësi kulturash të periullave të ndryshme historike që nga ajo e perandorisë bizantine e deri tek perandoria otomane ishte me të vërtetë një ngjarje e rendësishme për burim frymëzim dhe plotësim të shpirtit ekzaltues të krijuesit të ri i cili do të shtegtojë me një botë sa imagjinative po aq realiste. Periudha e shkollimit padyshim, do jetë një kthesë e madhe në rrugëtimin e mëtutjeshëm hulumtues në opusin krijues të Rakovicës.

Pas diplomimit në Turqi dhe kthimit të tij në Kosovë fillon një kthesë e re në jetën kreative, rifillon periudha krijuese pas akomulimit të frymëzimeve të shumta të nënqiellit të qytetit pikëtoresk të Stambollit dhe drejtimeve artistike që depertonin nga qendrat e ndryshme europiane, posacërisht nga Parisi. Me një bagazh të tillë frymëzimesh filoi krijimtarinë e tij dhe e vazhdoi aktivitetin e tij ekspozues në shumë evinimente të Kosovës, si në ato kombëtare poshtu edhe ndërkombëtare.

Ekspozita e hapur, është titulluar Magma. Arsyeja e emertimit magma në konsult me kuratorin Mehmet Gyrel lindi si ide pas ndërprerjes së punës që e kishte pasur grafisti Rakovica për disa dekada, dhe kjo ekspozitë ishte si një nismë e kontinuitetit kreativ të artistit, që në kohë të fundit ishte mjaftë produktiv dhe fletëgrafikat filluan ta begatojnë opusin krijues të periudhës vijuese kreative.

Motivet kryesore që e kanë preokopuar artistin gjatë realizimit të këtyre veprave janë: xhamadanat, madona, me ëndërren, në fluturim, gota e verrës, në këmbë, si një re. Shpeshherë teknikat e grafikës në veprat e Rakovicës kombinohen dhe e fitojnë një tërësi strukturore si në aspektin koloristik po ashtu edhe në atë të formës kompozicionale.

Fletëgrafikat e ekspozuara para dashamirëve të artit në Stamboll kryesisht i takojnë frymës së introduktit abstrakt me primesa të drejtimit ekspresiv. Këto vepra padyshim, janë rrjedhojë e cikleve më të hershme të inspiruara nga motivet dhe aktualiteti kosovar, i cili përjetoi një sfidë të madhe sidomos para dhe gjatë shpërthimit të luftës. Grafisti edhepse përmes formave më të hershme si të zogjëve, pemëve, teksturave dhe detajeve arkitektonike, gjithnjë në këto vepra është orvatur që ta shpërfaqë botën e vetë, shpirtin ekzaltues përmes formave dhe ngjyrave sa ekspresive po aq edhe domethënëse dhe simbolike.

Në këtë dikitomi i tërë opusi krijues i artistit mbarshtrohet dhe gjithnjë në vijimësi e deri në këto vepra grafike e vazhdon rrugëtimin krijues. Gjithashtu do cekur se këtij spektri koloristik autori në të shumtën e rasteve e implementon elementin e dritës e cila i akcenton raportet e ngjyrës dhe formës dhe e vë në spikamë planet kompozicionale.

Dërgoi për publikim, Ilir Muharremi, gazetar