Recension për librin “Koncilet Ekumenike” të imzot Mark Sopit, me rastin e katërmbdhjetë vjetorit të ikjes së tij në amshim

0
521
Mark Sopi - Koncilet ekumenike

Shkruan: Lekë Mrijaj

Imzot Mark Sopi, Pinjoll i denjë e pasardhës i martireve të Karadakut, ishte ipeshkvi i dytë shqiptar në Kosovë që mbetët në radhën e ipeshkvinjëve të dioçezës Shkup- Prizren, nga përfundimit të Luftës së parë botërore. Pikërisht prej vitit 1924, kur detyrimisht imzot Lazër Mjeda ishte larguar nga selia ipeshkvnore në Prizren. Imzot Marku, gjatë tërë kohës së veprimtarisë së tij, pas shugurimit meshtarak (në Romë me 29. 06. 1968) për disa vite emërohët si famullitar në Kishën e Ferizajit, njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e sekretarit të imz. Nikë Prelës, për të vazhduar me vonë në Zllakuqan për shtatëmbdhjetë vite (1974-1991) me radhë.

Ai, si famullitar në Zllakuqan, veq rrafshit të tij meshtarak, teologjik e katekizëm, në plotni ishte në sherbim të të varfërve, të sëmuarve si dhe bëri një menagjim të mirë në organizim të jetës baritore, ndërtimin e kishave, kapelave, meremetimin e kishës amë në Zllakuqan, si dhe me perkushtim të plotë bëri  përgatitjen për themelimin e dy famullive të reja: në Klinë (Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë) dhe Budisalc (Kishën e Shen Gjergjit) etj. Në vazhdim për katër vite me radhë si meshtar “fidei donum”me vullnetin e tij, (s’bashku me vëllain e tij meshtar, don Damjan Kurtin), e vazhdoi shtegëtimin e sojit të Shen Palit Apostull, në Milot e Durrës (1991-1995) të Shqipërisë postkomuniste. Ndërsa me 6 Janar 1996 1996, shugurohet si ipeshkëv (për dioçezën e Kosovës) nga Papa Gjon Pali II.

Si Bari, sherbeu deri në amshimin e tij, me 11 janar 2006, që do të thotë se ndoqi, rrugën e shumë klerikëve të Kishës katolike Apostolike shqiptare gjatë historisë, me qëllim që të hedhë dritë në rrafshin përshpirtëror e në sherbim të zgjidhjes së çështjes në Kosovës. Vlerat e tij janë multidimenzionale, i cili në thelbin e tij ishte një reflektim për rolin dhe kontributin e këtij vizionari e kolosi të fesë dhe të kombit në përgjithësi, gjithmonë porosia qëndrore e tij ishte se trashëgimia fetare dhe kombëtare e etërve tanë, meritojnë një vënd meritor dhe të dinjitetshëm në rrugën historike fetare e kombëtare gjatë shekujve, por edhe të shekullit të kaluar dhe të këtij të sotëm gjë qe me të vertetë mbi supet e tij i ra hise një barrë e madhe e sakrificës në ruajtjen dhe mbrojtjen e popullit të cilit i priu në kohët më të stuhishme të fundshekullit XX.

Vlen të potencohët se veq veprimit e këndveshtrimit të tij misionarik  e Baritor, ishte një krijues e bashkëpunëtor i spikatur i revistës fetaro-kulturore “Drita”, pastaj në Durrës i revistës “Vegim Drite”. Veq shkrimeve të tjera të pa botuara të tij, ai i botoi këto vëllime: “Baca Kolë dhe famullitari”- (1995), “Martirët e Karadakut”- (1996), “Koncilët ekumenike”- (2000), “Shën Luçia”- (2001).              

Në shënjë respekti për Bariun e Mirë të dioçezës sonë, imzot Mark Sopin pikërisht në kuadër të 14 vjetorit të kalimit të tij në amshim, kësaj radhe në shenjë kujtimi për ipeshkvin tonë karizmatik, kam përzgjedhur që të reflektoj nga këndveshtirmi im me një analizë të librit të tij historik e studimor që titullohët: “Koncilet Ekumenike” që është një libër i tij me radhë, i botuar në vitin 2000 pranë Shtëpisë Botuese “Drita” e Shtypshkronjës “Dukagjini” në Pejë. Libri ka gjithsejt 179 faqe. Përveç materialit studimor të shkruar libri ka edhe disa  ilustrime e fotografi të tjera ( Bazilika e Shen Pjetri-shehsi,shtatorët e Shen Pjetrit e Shen Palit, Pieta-Zoja e Dhimshme që është vepër e Michelangelo etj) në Vatikan,  të cilat e plotësojnë  vlerën artistike, kulturore e historike të tij.

Besoj se kjo analizë e librit do të jetë një kontribut i vogël për ti njohur të tjerët edhe me shumë Koncilet Ekumenike e historikun e tyre dhe aq me shumë për të forcuar kujtimin për ipeshkvin tonë, i cili për mbi dhjetë vjet radhazi si Bari i Mirë, e udhëhoqi në mënyrë denjë e të shkelqyer Kishën Katolike në Kosovë, në periudhat më të vështira të historisë së saj të përgjithshme.

Ky Libër studimor “Koncilet Ekumenike” është shkruar me shumë ngrohtësi nga një Prelat karizmatik karadakas shqiptar i Kishës Apostolike, njëkohësisht është i konceptuar e permbledhur teknikisht dhe gjuhësisht në mënyrë të shkelqyer nga i përndritshmi, imzot Mark Sopi, ish-ipeshkëv i dioçezës së Kosovës nga viti 1996-2006. Ai, në këtë testament libër të tij, ekspozon fakte historike mbi Koncilet Ekumenike të krishterimit, libër të cilin ia nisi ta shkruaj gjatë kohës së studimeve të tija teologjike e filozofike dhe e (ri)vazhdoj së shkruari e finalizuari pas shkuarjës-shtegëtimit të tij nē Shqipëri, për të qenë një libër sa më afër popullit të lodhur nga vuajtjet diktatoriale komuniste, dhe për të përcjellë me dinjitet, përshpirtëri, durim dhe dashuri Fjalën e Zotit, pikërisht për faktin se në Shqipërin amë, atherë kishte një mungesë të meshtarëve nga regjimi totalitar mesjetar komunist enverian.

Autori i këtij libri, në vënd të parathënies librit me një mjeshtëri të rrallë veq tjerash flet për Koncilin e dytë të Vatikanit si kleri njëashtu edhe besimtarët kishin njohuri shumë të pakta për Kishën ndaj siq thotë imz. Sopi, ishte Papa Gjoni XXIII, i cili në Koncilin e dytë mori një vëndim për zevëndësimin e gjuhës latine me gjuhët amëtare të secilit popull. Madje autori në parathënie thotë se: “Vetëm Papës (që është edhe ipeshkëv i Romës) i takon e drejta ta thërras Koncilin, udhëheqë atë vetë, apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij, ta transferoj, ta ndalojë, apo ta mbyllë krejtësisht dhe ti miratoj vendimet e tij” që do të thotë se Kisha në plotni i njeh Koncilet e saj Ekumenike të aprovuara nga Papa. Ai, sqaron fjalën Concilium, fjalë e cila e ka kuptimin e mbledhjes, tubimit, kuvendit. Në terminologjinë kanonike kishtare kjo fjalë e ka kuptimin e e tubimit, kuvendit të Papës me ipeshkvinjtë. Koncilët ekumenike marrin vendime të rëndësishme për Kishën katolike. Këto vendime janë të obligueshme dhe zbatueshmeria e tyre e detyrueshme kur konfirmohet edhe nga kolegjiumi i ipeshkvinjëve dhe konfirmimi i Papës.

Njëkohësisht ai, sqaron edhe etimologjin e fjalës “Ekumenik” gjë qe sipas tij, kjo fjalë rrjedh nga greqishtja dhe e ka kuptimin “Botëror”, i botës së banuar me njerëz. Koncili ekumenik pra ka kuptimin e tubimit të mbarë Kishës, me pjesëmarrjen e të gjithë ipeshkvinjëve të botës nën drejtimin e Papës. Pra është një tubim gjithëpërfshirës i Kishës. Koncilët ekumenike marrin vendime të rëndësishme për Kishën katolike. Këto vendime janë të obligueshme dhe zbatueshmeria e tyre e detyrueshme kur konfirmohet edhe nga Kolegjiumi i ipeshkvijve dhe konfirmimi i Papës pra vetëm Papa si pas Codex iuris canonici, paragrafi 338 e ka të drejtën të thirr Koncilin Ekumenik dhe atë mund ta drejton vet apo edhe me anën e një përfaqësuesi të tij. Më përpara Koncilët i kanë thirrë perandorët sikurse rasti i Konstantinit, Teodozi i I, Teodozi II, Marciani, Celestini, Justiniani i I. Në Koncilët ekumenike marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e botës. Ata mund të mungojnë vetëm për arsye të justifikueshme sikurse janë rrethanat e veçanta politike, sikurse ishte rasti i Shqipërisë, sëmundja apo mosha e shtyme e pleqërisë.

Në vazhdim imzot Sopi, permend vlerat multidimensionale të Koncilit siq janë; Teorit konciliare: (autorizimet e tij nuk mund ta tejkalojnë autoritetin e Papës, marrin pjesë edhe ipeshkvinjë, mësues, këshilltar e gjyqtarë të ndritur me praninë e Shpirit Shenjt).  Thirrjën e Koncilit (është kompetencë e Papës që në Koncilin e Kalcedonit 451 gjatë kohës së Leonit të parë ku etërit nga atherë i shkruajn Papës se: “Ti je në krye të ipeshkvinjëve. Ti je koka e ata janë gjymtyrēt, je i pranishëm nëpër ata që të përfaqësojnë. Princat janë të pranishëm dhe drejtues kanë vetëm titujt e nderit” ashtu sipas codex iuris canonici 1983, 331,1 dhe codex iuris canonici 332, 2 që do të thotë se Koncilët Ekumenike dhe vendimet e tyre janë të pranueshme vetëm atëherë kur konfirmohen nga Papa, ashtu sipas Codex iuris canonici, paragrafi 341.1. Kush mund të marr pjesë në koncil (abatët, prelatet, “mullius” , kryetar të pare të Kongregacioneve të rregulltarëve dhe gjenralët e rregulltarëve sipas  codex iuris canonici 332, 2). Perforcimin e koncilit (bëhët në plotni nga vetë Papa, ashtu sipas codex 341,1).

Autori i librit imz. Sopi, në librin e tij ka përfshirë këto tematike historike e studimore të koncileve siq vijojn: Koncilit Apostolik të Jerusalemit: Është Koncili i parë dhe është mbledhë në vitin 49 në qytetin e Jerusalemit. Këtë Koncil e kishte drejtuar Shën Pjetri, menjiherë pas vdekjës- ringjalljes së Jezusit dhe pastaj drejtimin e Koncilit ia kishte besuar Shën Mateut. Morën pjesë edhe Shen Pali, Shen Gjoni, Shen Jakobi i Ri apo ipeshkvi i Jeruzalemit, të cilët e shkruan dekretin dhe e nisën për në Antioki me këto fjalë: Përfunduam, pra, Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi atë që është e nevojshme”. Faqe: 21-24. Koncilit të Niceas: Është mbajt prej 19 qershor deri me 25 korrik 325 të cilin e kishte thirrur perandori Konstantin në kohën e Papës Silvestri i I, në Nike (qytet i Azisë së Vogël) , morën pjesë 300 etër, kryesisht nga vëndet e lindjës kurse nga perëndimi u paraqitën vetëm 7 ipeshkvinjë i cili kundërshtoi herezinë e arianizmit, një doktrinë e mbrojtur nga Arius, prifti nga Aleksandria i cili i përmbahej parimit mbi natyrën njerëzore të Krishtit duke mos pranuar hyjninë e tij.

Në këtë koncil u dënua arianizmi dhe u përcaktuan themelet e Credo/Besoj, që përmban formulimin e të vërtetave themelore të besimit të krishterë, formulim që ndryshe quhet edhe Besoj-ma apostolike. Faqe: 25-28).  Koncilit të Konstatntinopolit: Është mbajt gjatë majit dhe qershorit të vitit 381, i thirrur nga perandori Teodozi I, pikërisht në kohën e Papës Damazi, gjë qe tema qendrore i këtij Koncili ishte hyjnia e Shpirtit Shenjt andaj me atë rast u miratuan katër ligje sipas të cilit u shpallën heretike edhe kishat e Pontit dhe gjithë ata që nuk bashkoheshin me ipeshkvinjët e Cezaresë, Eladit, Mitilenës, Otros, dhe Nisit, që do të thotë se u plotësua edhe me shumë CREDO-ja apo BESOJ-ma në këndveshtrimin e Shpirtit Shenjt. Faqe: 29-33. Koncili i Efesit: Është mbajt në Efes apo në bregdetin Egje të Turqisë së sotme prej 22 qershorit deri me 31 korrik të vitit , në kohën e Papës Celestini I, kundër nestorianizmit, doktrinës së ngritur nga Nestori, patriark i Kostandinopojës, sipas të cilit natyra e dyfishtë e Krishtit nënkuptonte dy persona të veçantë, një njerëzore dhe një hyjnore.

Ky koncil e shpalli Marinë Theotokos, Nëna e Hyjit (Hyjlindëse). Kështu u konfirmua parimi i të qenit unik të personit të Krishtit, tek i cili bashkë-ekzistonin dhe ishin të pandara natyra njerëzore dhe natyra hyjnore. Faqe: 34-37. Koncili i Kalecedonit: Sesion i cili i ka zhvilluar punimet e veta prej datës 8 tetor deri me datën 1 nëntor 451 nën drejtimin e Papës Leoni I. Ketë Koncil e kishte thirrur perandori Marcian. Ky Koncill i riafirmoi dy natyrat e Krishtit, njerëzore dhe hyjnore, që të dyja të përkryera e të pandashme. Koncil ishte dhe kundër monosfizmit. Janë bërë përcaktime rreth çeshtjes doktrinare, definimi i personit të Jezu Krishtit si dhe Papa Leoni parë në letrën e 95 e quajti tubim  “hajdutërin e Efesit- latrociium efesinum. Faqe: 38-46. Koncili i dytë i Konstantinopolit: Është mbajt prej datës 5 maji deri me 2 qershor 553 në kohën e Papës Virgjili. Këtë Koncil e ka thirrur perandori Justiniani i I, koncil i cili u zhvillua në tetë sesione dhe u denuan “Tre kapitujt” duke ju hapur rrugë njohje së Koncilit të dytë të Konstaninopolit si Koncil Ekumenik. Faqe: 48-50. Koncili i tretë i Konstantinopolit: Është thirrur nga perandori Konstatini i IV.

Njëkohësisht është mbajtur prej datës 7 nëntor 680 deri me 16 shtator 681 në kohën e Papës Agaton dhe Papës Leoni II. Koncili në fjalë shqyrtoj ngjarjet e përgjithshme parakonciliare, koncilin e tretë të Konstantinopolit si dhe e denoi monoteizmin dhe shqyrtoj  çështjen e Onorit për të dy natyrat e Krishtit të bashkuara dhe të paperziera). Faqe: 51-52. Koncili i dytë i Niceas: Është thirrë nga perandoresha Irenë në kohën e Papës Adriani i I. Është mbajtur prej datën 24 shtator deri me 23 tetor 787. Koncili u zhvillua në tetë sesione dhe u miratuan 20 ligje si dhe shqyrtoi çështjen e ikonave, inoklaszimin e tyre. Faqe: 58-64. Koncili i katërt i Konstantinopolit: Është thirrë nga pernadori Bazili katërt, në kohën e Papes Adriani i dytë. U zhvillua në 10 sesione nga 5 tetori 869-28 shkurt 870. Koncil i cili lidhet me mosmarrveshjet që krijoj veprimtaria e Focit (shkaktar) e që më në fund  shkaktoj Skizmën. Faqe: 65-71. Koncili i parë i Lateranit: Mbahët prej datës nga 6 mars deri me 18 prill 1123 në kohën e Papës Kalisti II. Pas mosmarrveshjës së ndermjet Papes dhe Pernadorit u konfirmua një kongordat për investiturën. Faqe: 72-76. Koncili i dytë i Lateranit: Mbahet në tri sesione prej datës 2 deri me datën 17 prill 1139 në kohën e Papës Inocenti II me atë rast u denua fuqishëm Skizma e Anketit të dytë. Faqe: 77-73. Koncili i tretë i Lateranit: Mbahet gjatë 5-19 ose 22 marsit të vitit 1179 në tri sesione në kohën e Papës Aleksandri III.

Koncili i cili pranoj qe Papa të zgjedhët së paku me 2/3 e votave. Faqe: 80-83. Koncili i katërt i Lateranit: Mbahet prej datës 11 deri me 30 nëntor 1215 në kohën e Papës Inocenti III. Koncil i cili e denoi herezin e katarëve si dhe u percaktuan detyrimet vjetore dhe rrefimet e kungimet. Faqe: 84-91. Koncili i parë ekumenik i Lionit: Ky Koncili Ekumenik filloi me 28 qershor deri me 17 korrik 1245 në kohën e Papës Inocenti IV për sjelljet e padenja do të shfronzonte Federikun e dytë me 1245. Faqe: 92-95.  Koncili i dytë i Lionit: Mbahët prej datës 7 maji deri me 17 korrik 1274 në kohën e Papës Gregori X e qe mori vendim për konklavat dhe bëri shkarkimin me kishën bizantine. Faqe: 96-103. Koncili Ekumenik i Vienës: Është mbajtë prej datës 16 tetor 1311 deri me 6 maji 1213, në kohën e Papës Klementi i V. U denuan templarër, teoria e at Pjeter Olivit dhe pseudomistikët. Pikërisht këtu shohim se ky Koncil ka zgjatur më shumë nga të gjitha koncilët deri me tani të mbajtura. Prej këtu si shihet fillon periudha e traditës së koncilëve shumëvjeçare. Faqe: 104-111. Koncili i Konstancës: Është mbajt në 45 sesione prej datës 5 nëntor 1414 deri me 22 prill 1918 në kohën e Papes Gregori XII dhe disa antipapeve.

Këtë Koncil e kishte thirr perandori gjerman Sigismund i cili arriti të e bashkoj Kishën përëndimore dhe të i rikthejë perfundimisht papët në Romë. Faqe: 112-123. Koncili i Bazileas, Ferrares, Firencës dhe Romës: Është mbajtë në 25 sesione Ferrara, prej datës 23 korrik 1431-7 maj 1437, pikërisht në kohën e Papa Eugjeni. Morën pjesë edhe eterit bizantin dhe përkohësisht u realizia bashkimi i Kishës. Faqe: 124-133.  Koncili i pestë i Lateranit: Është mbajt nga 10 maji 1512 deri me 16 mars 1517 në dymbdhjetë sesione kur ishin Papë Juli II e Leoni X. Koncili në fjalë e denoi skizmën e Pizës dhe hartoi dekrete të reformës kishtare. Faqe: 134-138. Koncili Ekumenik i Trentos: Është mbajtë në 12 sesione pikërisht nga 13 dhjetori 1545 deri me 4 dhjetor 1563 perfshirë në tri periudha: Periudha e pare nga viti 1545-1547 në Trentor dhe Bologna në kohën e Papes pali III. Periudha e dytë: nga viti 1551-1552 në Trento, kur Papë ishte Gjuli dhe në perudhën e tretë: nga viti 1559-1565 në kohën a Papës Piut IV. Faqe: 139-149.  Koncili i parë i Vatikanit: Është mbajtë nga 8 dhjetori 1869-18 korrik 1870 në kohën e Papa Piut IX. Sesioni u zhvillua në katër pjesë me atë rast u diskutua dhe u miratua Dekreti për pagueshmerinë e Papës.

Në mbledhjën e këtij Koncilli morën pjesë: 744 etër delegatë të cilët përfaqësonin ipeshkvinjtë nga të gjitha vëndet e botës veç Rusisë , qeveria e secilës i ndaloj ipeshjvijt e saj. Faqe: 150-159. Koncili i II i Vatikanit: Është mbajtë prej datës 11 tetor 1962 deri me 7 dhjetor 1965 në kohën e Papës Gjoni i XXIII dhe Papës Pali i VI. Koncil i cili i zhvilloi punimet në 9 Sesione e 4 periudha. Miratohen unanimisht Kushtetutat mbi Liturgjinë(SC), Kishën (LG), Zbulesën (DV), dhe Kishën në botë (GS). Zhvillimi i pergjithëm i punimeve të Koncilit është bërë në 4 periudha. Periudha e parë nga 11 shtaori- 8 dhjetor 1968. Periudha e dytë  nga 19 shtator 1963-4 dhjetor 1964. Periudha e tretë: 14 shtator 1964-21 nëntor 1964. Periudha e katërt nga 14 shtatori – 18 dhjetor 1965. Faqe: 160-166.

Në fund të fundit, pavarësisht të gjithave, mund të vijmë në përfundim se dikur në vëndët tona pikërisht në Shqipëri, kishte mungesë të literaturës së Kishës Katolike dhe Apostilike në shqip.  Mirpo libri “Koncilet Ekumenike” është një formë trajtese e testament studimi nga autori imzot Mark Sopi, pothuajse është dhe mbetet katalogu i parë i botimeve të para në Shqipëri, i cili vjen jo vetëm si katalog por edhe si një studim i thellë, të të cilin lexuesit dhe studiuesit e kategorive të ndryshme gjithëperfshirëse, mund ta marrin këtë libër dhe të shohin pikë për pikë mbarvajtjën e Koncileve Ekumenike, nisur nga Koncili Apostolik i Jeruzalemit (mbajtur në vitin 49 në qytetin e Jerusalemit ) që është Koncili i parë e deri te Koncili i dytë dhe i fundit i mbajtur në Vatikan (me 11 tetor 1962 deri me 7 dhjetor 1965).