OSIP MANDELšTAM
1891-1938
Osip Ilmil’evič Mandel’štam (në Rusisht: Осип мильевич Мандельштам?; Warsaw, 15 Janar 1891 – Vladivostok, 27 Dhjetor 1938) ishte një poet, shkrimtar dhe eseist rus. Prozatori dhe eseisti, eksponenti kryesor i akmeizmit dhe viktimë e Purifikimeve të Mëdha Staliniste “ishte një nga poetët e mëdhenj të shekullit të 20-të”.
VRAPON VALA
Vrapon vala me valën valës duke i thyer kreshtën,
duke u lëshuar drejt hënës me ankthin e skllavit,
dhe humnera e re e jeniçerëve,
metropole valësh papushim,
trazohet, përdihet dhe hap gropa në rërën.
Dhe në ajrin e zymtët të zbrazët shfaqen
mëllenjat e një muri të pafilluar kurrë
dhe nga shkallë shkume bien ushtarët
e sulltanëve të dyshimtë – me stërkala, copa –
dhe eunukë të ftohtë shpërndajnë helmin.
ARIOSTO
Në Europë është ftohtë. Në Itali është errët.
Fuqia është e neveritshme si duart e berberit.
Oh, sikur të hapej së katrash, sa më së shpejt,
një dritare e gjërë në Adriatik.
Në myshkun rozë zukatja e një bletë
në stepë në mesditë një kriket muskuloz,
janë të rëndë potkonjtë e kalit me krahë,
klepsidra është e verdhë e praruar.
Gjuha e gjinkallave kapet në rrjetë me përzierjen e brengës së saj pushkiniane dhe nxitim mesdhetar,
si një dredhkë e bezdisshme, që përdridhet e tëra
ai përmende me guxim, duke i kombinuar ato me Orlandë të të gjitha ngjyrave.
Klepsidra është e verdhë e praurar,
në stepë në mesditë një bulkth muskuloz,
dhe drejt hënës merr fluturimin shpatullgjëri.
Gentile Ariosto, ambasador dhelpra,
fier në lulëzim, anije me vela, aloevera,
ti dëgjoje mbi hënë vargjet e trishtilëve,
dhe në gjykatë ti ishi këshilltar i mençur i peshkqve.
Oh, qytet hardhucash, në të cilën nuk ka shpirt të gjallë,
nga shtriga dhe nga gjykatësi linde pasardhës të tillë,
Ferraran me zemër guri, në zinxhir e mbaje:
dhe ylli i intelektit të kuq u ngrit nga pjesa e dendur e pyllit.
Ne habitemi me banketin e kasapëve,
e foshnjës që dremit nën një rrjetë mizash blu,
e qengjit në mal, të murgut mbi kërriçin
e ushtarëve të dukës, pak i çmendur pas Perëndisë,
me pirjen e verës, murtajën dhe hudhrën,
dhe me humbjen e fundit, si agimi, habitemi.
1933-1935
Përktheu : Faslli Haliti