Bajram Bashota
ENGJËLL I LIRISË
(Bajrush Behramit)
Ti engjēll i lirisë
që të krijoi zoti
që të luftosh për liri
të këtij populli
me shekuj në robëri
pse deshti liri
prangat e robërisë
nuk i durove ti
në burgje të gjakatarëve
shumë tortura përjetove
por asnjëherë, o trim
nuk u gjunjëzove
Ideal e kishe atdhedashurinë
të tillë e kishe edhe shoqërinë
vlerë për ty ishte veç liria
s’tu yremb syri kurrë nga Serbia
se e dije mirë se s’ka tjetër rrugë
veç liria
me Adem Demaçin dhe shokë të
tjerë
e dinit mirë se një ditë do vij një pranverë
armikut do t’ i mbyllet dera me therrë
Ishi të pa lëkundur, ishi shkëmb mali
s’e trembët syrin kurrë nga barbari
ju s’keni vdekur, ju jeni të gjallë
ju i bëni dritë lirisë, ju jeni fanar!