Për interesa të kujt po i lejojmë propagandistët panislamikë, këta armiq të kombit Shqiptar, të na shndërrojnë në tabelë qitjeje për armiqtë?

0
360
Gjergj Kabashi

Konflikti me SHBA-në vetëm sa e përkeqëson gjendjen e myslimanëve kudo në botë

Nga: Gjergj KabashiRevista Drini8 Janar 2020

Nëse keni durim me e lexuar, hapeni linkun e mëposhtëm të gazetës Express dhe lexojeni me nge dhe mundohuni t’ia gjeni kuptimin (porosinë) e shkrimit të këti të ashtuquajtuni profesor universitar, që edhe kësaj rradhe e shpreh brengosjen e tij të thellë për gjendjen e popujve islamik në botë.

Këtu mund ta vëreni se si një i dehur me religjion i përzien e bën lëmsh qëllimisht të drejtat dhe liritë legjitime njerëzore, me shovenizmin religjioz, të shprehur përmes panislamizmit, brengës panislame. Ky islamist i madh politik i Kosovës,- para luftës i afërt me politikën “kulturore” të Rrahman Morinës, pastaj me Rugovën, ndërsa pas luftës me Thacin; duke dashur ta identifikoj popullin Shqiptar (shumicën, sipas tij) me popujt Musliman të botës, po tenton dhe synon hapur e djallëzisht që të na shndërroj në pjesë të problemeve të huaja, të na tërheq në probleme që s’kanë si të na takojnë e shndërroj në një “vatër krize” të një bote të largët dhe aspak të afërt me ne.

Me probleme që s’kanë çka t’i interesojnë asnjë Shqiptari/Shqiptareje, përpos shqetësimit që jetojmë në të njejtën botë e duhet të tregojmë bashkëndjesi me vuiajtjet e tjetrit, pavarësisht përkatësisë së tij etnike a religjioze. Propagandën e tillë të vazhdueshme, ky e zhvillon hapur që nga paslufta dhe ç’është më e keqja, ky për një kohë ishte njifar “zëdhënësi” në distancë i PDK-së, me ndikim jo të vogël në rrjedhat e partisë dhe në media.

Personalisht nuk dëshiroj që këtij pseudointelektuali të pakuptimtë, që i jipet fjala sa herë të dojë e ku të dojë, t’i mungoj asnjë fije floku, por e them hapur që ky është bërë tepër i rrezikshëm dhe i besdisshëm për interesat kombëtare shqiptare.

Për mua dhe shumkë tjetër që don me pa e dëgjue, ky me fjalët dhe veprat e veta tregon qartë e zëshëm se është Kryeislamisti Politik i Kosovës. Këtë fakt ky jo që nuk e fsheh, por me këtë sikur e tregon edhe njëfar vetkrenarie! Të jesh islamist politik, kryeislamist apo islamist krejt i rëndomt politik, që flet gjepura “odave osmane” ndër Shqiptarët, tregohet qartë se personi i tillë pikësëpari ose nuk e ka kulturën dhe inteligjencën e duhur, ose nuk është njeri i mirë e as shqiptar me ndërgjegje të pastër kombëtare.

Lexojeni dhe kuptojeni se deri ku shkon preokupimi joshqiptar i tij dhe si e shpërfaqë dhe “e ndjen dhimbjen” për njerëzit e një përkatësie religjioze. Brenga e shqetësimi i tij për Muslimanët endet gjithandej globit, duke shkuar deri në Kinë dhe Indi?!…

Askush sot nuk e dëshiron luftën, por ky kryeislamist që e shkroi këtë shkrim mu kur jemi dëshmiitarë të krizës SHBA-Iran në Lindjen e Mesme, luftën nuk e dëshiron për arsye se frikësohet se mund të dobësohen qendrat e fuqishme të Islamit, sic janë Turqia dhe Irani, sipas tij. Dëshiron të mbesin të paprekura e të forta këto shtete të fuqishme islamike, që më shumë janë lojale ndaj Rusisë se sa botës europiane-perëndimore !

Shqiptarët që kanë humbur aq shumë kohë në histori, nuk kanë më kohë që ta kuptojnë se sa i rrezikshëm dhe i kobshëm është panislamizmi i personave si ky, apo panortodoksizmi,- që gjithsesi është më pak i rrezikshëm. Të jesh panislamik Sot, do të thotë që Ti ose je mercenar-antishqiptar ose je i marrë për shkak të dehjes religjioze deri në ç’syzim, pasi kuptim tjetër nuk mund të kenë preokupimet dhe angazhimet e tilla që kanosin me kombzhbërje.

*

Pas arrestimit të Igballe Hudutit, dje lexova pak më shumë tek profili i saj në fb që ta kuptoja pak a shumë se kush mund të ishte ajo. Ajo kishte gjetur ngushëllim dhe prehje edhe tek shqipfolësi Fatos Lubonja, intelektuali më indiferent kombëtarisht që e ka Shqiptarija. Në statuset e tjera të saj, hetohej frika, droja dhe pendesa dhe tashmë thirrej në paqe ndërmjet popujve e njerëzve, duke i akuzuar mediat për punën e tyre “harram” që kishin guxuar t’ia merrnin statuset e saj e t’i botonin.
Të tjerat janë çështje të procedurave hetimore të policisë, e cila është e vetmja që mund t’i identifikoj kanalet interne të komunikimit të saj me të tjerët, që “ne” të tjerët s’kemi mundësi t’i dijmë.

*

Të kthehemi tek ai që pothuaj njëzet vite rresht me angazhimet e veta na e thotë hapur dhe përmes të gjitha mediave shtetërore, që është kryeislamist i Kosovës. Para gjithë një populli, para institucioneve kulturore, arsimore e shkencore të tij, para organeve të sigurisë në vend! Ai është aq i sigurtë kur flet, ashtu siç janë të sigurtë të gjithë injorantët, pasi kombin shqiptarë pa e pyetur e ka ndarë (çarë), sipas përkatësisë fetare. “Muslimanët shqiptarë” meqenëse “janë shumica” sipas tij, nuk kanë kend ta pyesin për asgjë, kur si “shumicë sovrane” mund të bëjnë çka t’tju teketr, pra edhe ta xhamiizojnë Shqiptarinë pëllëmbë për përllëmbë apo të shndërrohen si pjesë “integrale” e “miletit/umetit Musliman” të botës, me preokupim e ndërgjegje muslimane, sikurse vet autori i këtij shkrimi!

Kush ia dha atë detyrë atij ?
Shqiptarët, Jo !

Se asnjë Shqiptar normal, me vetëdije njerëzore e ndërgjegje kombëtare, nuk mendon ta shkatërroj vetën e vet.
Kush, pra?!…

Që është kryeislamist politik nuk e thotë askush tjetër, por e thotë dhe vërteton përdit vet ai. Madje, këtë e përsëritë qartë dhe guximshëm edhe në këtë shkrim. Për fatin e keq të vendit dhe popullit që ky thotë se i përket, – por që për shka të identifikimit me Islam synon të na bëjë pjesë të një “mileti/umeti” më të madh, të “umetit të Profetit Mohammad”, pra “umetit” (popullit) edhe më të madh, duka na bërë pjesë artificiale të plagëve e sherreve të popujve myslimanë në botë, madje deri tek India dhe Kina!

Njerëzit si ky janë duke i shkaktuar probleme të paimagjinueshme kombit shqiptar me propagandat e tyre të hapura e të vazhdueshme panislamike, duke na identifikuar kotsëkoti me ata që s’i kemi as në fis e as në farë, pra që pos përkatësisë së përbashkët njerëzore, si kemi asgjë.

Shqiptarët andaj duhet përfundimisht ta kuptojnë se janë një popull i vogël në botën e madhe e të trazuar, një ndër popujt që në Gadishullin Ilirik e bënë të fortë vetëm përkatësia dhe kultura e njëmendt kombëtare Shqiptare. Shqiptarët mund të ecin përpara drejt përparimit dhe forcimit vetjak vetëm duke iu kthyer në mënyrë strikte kulturës së vet të cënuar e duke kultivuar miqësi të sinqertë me fqinjët dashamirë si dhe me të gjithë ato fuqi botërore, siç janë SHBA e vendet europiane, që na shpëtuan nga kthetrat e gjenocidit shtetëror serbomadh.

Çdo identifikim religjioz me të tjerët, që përpiqen pandalshëm të na e bëjnë sherrgjinjët me preokupimet e tyre të mbrapshta e të kobshme, në të ardhshmen e shndërron këtë popull të pafajshëm dhe tokën e tij të stërlashtë në një tabelë qitjeje, në shënjestër të goditjeve armiqësore.
Duhet ta kuptojmë që të dehurit nuk janë të vetëdijshëm për sherret dhe për pasojat e sherreve të tyre, sidomos jo të dehurit religjioz!
Le të dihet e thuhet botërisht, se:

Çdo islamist politik, çdo fanatik religjioz që merret me politikë religjioze, është shumë më i rrezikshëm dhe i kobshëm për interesat kombëtare, se që ishin trushpërlarët e rinj që shkuan dhe i dhanë jetëkotat për idealet panislamike (xhihadiste) për “Levantin” dhe të ashtuquajturën “Toka e Shamit” në Siri e Irak.

Islamistët politik, janë më të rrezikshmit prej të rrezikshmëve; më të rrezikshëm edhe se vet hoxhallarët antishqiptarë.

Shqiptarët, si çdo kush tjetër në botë, duhet ta kenë të qartë e ta kuptojnë se në realitetin jetësor më shumë se ajo që kemi të drejtë, nga ajo që na takon e lejohet ta bëjmë me ndërgjegje e shpirt të pastër, duhet menduar kryesisht për atë që s’na lejohet, edhe kur ajo fshihet e përzihet me demagogji pas “të drejtave dhe lirive të njeriut”.

“Ti” nuk ke të drejtë të sillesh kryemëvete e ashtu siç ta merr mendja, apo siç të udhëheq dikush tjetër, apo sëmundja; as në familjen tënde, as ndaj popullit tënd, për shkatërrimin e të cilit askush nuk mundet me të dhanë Leje!

Ka ardhur koha që të flitet qartë e me zë të lartë, pasi dikush, si autori i këtij shkrimi propagandistik, nuk don me kuptue të vërtetën e vetme për të cilën nuk kemi nevojë ta bindim askend, se ne jemi vetëm Shqiptar dhe nuk e lejojmë askend që të na identifikoj me ata që s’mund të identifikohemi.

* * *

Prandaj, dikush atij duhet t’i ofrohet, dhe e ta pyes me seriozitet:
– “A mos po të pengon kush në praktikimin e religjionit që i përket?”
– “A mos po të pengon kush në faljen e “pesë vakteve “?

Nëse e pengon dikush, atëhere atij duhet t’i garantohet praktikimi i lirë i religjionit, madje nëse vlerëson që i nevojiten edhe falja e “njëzeekatër vakteve”, po jo në rrugë e vendin e punës, por vetëm në xhami apo në shtëpinë-banesën e vet, por me kusht që ta mbyllë gojën një herë e mirë e të mos vazhdoj më me propaganda të këtilla panislamike, me të cilat i indoktrinon e fanatizon pa asnjë arsye logjike e të natyrshme të rinjt analfabet e të varfër, duke e dëmtuar rëndë kulturën dhe identitetin unik Shqiptar.