Mini-Schengen – 5 vende në Ballkan + Serbia

0
789
mini - Schengen - Ballkanik
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Shumë shqiptarë, ndër ta edhe gazetarë e patriora shqiptarë e shohin mini-shengenin Ballkanik si një fenomen negativ. Pse? Se Serbinë e marrin si gogol. Po janë 5 vende + Serbinë që marrin pjesë ose duhet të marrin pjesë nga Ballkani në mini-schengen. Janë 6 vende në Ballkan, që nuk janë integruar si duhet as në BE e as me njëri-tjetrin, pas luftërave të përgjakshme të Serbisë… Tani a duhet ne ta shohim këtë projekt me kaq kundërshti, për hir të Serbisë? Mendoj se jo.

Dhe pavarësisht asaj që bën e mendon Rama, pavarësisht asaj se si do pritet komenti im apo mbështetja ime për mini-schengenin, pavarësisht se e kuptoj dhe e pranoj urrejtjen apo mosbesimin e shumë shqiptarëve nfaj liderve tanë e ndaj Serbisë, parimisht, unë nuk e shoh mini-schengenin me skepticizëm, nëse ai do zbatohej mbi parimet që BE ka Schengenin e saj… Pse?

1. Për të ecur përpara, shtetet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë, të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe njohjen dhe pranimin nga njëri-tjetri, se ky është edhe parimi bazë i këtij bashkëpunimi.

2. Për ta njohur Serbia Kosovën dhe anasjelltas, si shtet i barabartë me të tjer¨t, kjo arrihet me negociata e bashkëpunim e jo me kundërshti e me bllokime. Po fajin e ka Serbia?! – Po faji kryesor e ka Serbia, por një ngatërresë vazhdon gjatë thonë, kur fajin e kanë të dyja palët. Këtu po e bëj këtë koment, se e kam trajtuar edhe më parë këtë temë, duhet të shohim, mos ne more si shqiptarë kemi ndonjë faj këtu? E mendoj se kemi…

3. Shqiptarët në Ballkan u ndanë në 4 vilajete nga pushtuesi osman, e më pas donin autonomi nën Turqi, kur Turqisë i kishin thënë fuqitë europiane largohu nga Ballkani më 1878 e më 1913. E sapo iku Turqia nga Ballkani, trojet shqiptare u shqyen nga fqinjët e tani eja e merri më ato troje të humbura. Kush e ka fajin? Europa kryesisht, që i lejoi shtetet e Ballkanit të na shqyenin, sepse ne kishim shumicë muslimane si popull, ishim degjneruar e islamizuar nga turku, por prapë, ende nuk kemi zënë mend, e kam frikë se nuk do zëmë… Pra, Europa na ndau, se ne ishim muslimanë e nuk ishim në gjendje të organizoheshim e të mbronim veten… Por ky rrezik ekziston edhe sot…

4. Kush janë shtetet e Ballkanit, që janë më pak të integruara? Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut janë shtete me shumicë shqiptare, që janë të ndarë nga luftërtat e dhuna e përdorur dikur. A duhen hequr kufinjtë? Po. Mali i Zi, tani në konflikt me Serbinë ka nevojë për një aleat të ri – e natyrshgëm ka pranë Shqipërinë e Kosovën – pasi në fund të fundit, ortodoksët malazezë nuk janë sllavë, edhe pse feja ortodokse i ka dhënë atyre gjuhën sllave dhe një identitet tjetër – por origjina e tyre është ilire, dhe shteti i tyre ¨reshtë themeluar në Cetinje nga një nip i Gjergj Kastriotit. Mali i Zi u krijua si rezultat i kundërshtisë, që popullsia e kësaj zone me origjinë ilire – pra shqiptare, i bëri fesë së turkut dhe pushtimit osman. Tani malazezët e kanë identitetin e tyre, ndoshta nuk e pranojnë këtë që po them unë këtu, pasi popullsia është përzier edhe atje si në vendet e tjera të Balkanit, por pavetëdija e tyre i tërheq sot më shumë drejt shqiptarëve se drejt serbëve, se serbët kanë qenë dhe janë një popull problematik.

5. Duke i parë pra rrethanat, se kemi 4 vende në Ballkan ose me shumicë shqiptare ose që mund të bashkëpunojmë pa problem, mbetet vetëm Bosnja muslimane që kundërshton mini-schengenin, edhe ajo për shkak të Serbiosë, dhe Serbia. Nisur nga kjo, që shumica e vendeve ka shqiptarë në këtë zonë të paintegruar të Ballkanit, ne duhet të mendojmë, si ta zgjidhim këtë punë, që gjërat të shkojnë mirë edhe për shqiptarët? Rama me të tjerët kanë menduar mini-schengenin si mundësi integrimi dhe bashkëpunimi dhe rritje ekonomike për të gjithë vendet e Ballkanit, ku Serbia nuk mund të përjashtohet, se duam apo nuk duam ne, ajo gjendet aty, në trojet tona të dikurshme, në Ballkan. Kur nuk mund ta heqim Serbinë nga aty ku është, duhet ta pranojmë, se nuk kemi nga t’ia mbajmë. Nga ana tjetër, edhe vendet e Perëndimit, përfshi edhe SHBA-të, e duan Serbinë të bashkohet me vendet e Europës e të ulë ndikimin rus… Por edhe ne shqiptarët, duke patur shtete të paafta për t’i zgjidhur punët vetë, duam mbështetje nga Perëndimi, e ata nuk po na ndihmojnë pra, që ne si shqiptarë – që nuk kemi shtete efektive e të admirueshme, të bëjmë integrime ndër-shqiptare, si na pëlqen, prandaj ka dalë kjo ideja e mini-schengenit Ballkanik, si model i kopjuar nga vendet e BE-së, që të ulen gjakrat mes vendeve të Ballkanit dhe ne të aftësohemi që shumë gjëra t’i bëjmë vetë dhe të mos na i bëjnë të tjerët…

Shqiptarët janë mësuar me zinxhirë e të ndarë për shekuj e dekada mw radhë… Tani kur vjen mundësia e heqjes së kufinjve që i ndajnë, kjo edhe në mënyrë formale, se kufinjtë aty do jenë e shtetet e mini-schengenit do jenështete sovrane e me kufinj të përcaktuar e pranuar, pikërisht tani, shqiptarët ose një pjesë e tyre edhe patriota, bëjnë kundërshti. Skepticizmi i tyre intelektual mundet me qenë i justifikuar, por duhen gjetur zgjidhje edhe për Ballkanin, edhe pse jo e lehtë kjo, se urrejtja ështëe madhe mes këtyre shteteve e popujve, nga krimet e mëdha që janë bërë në të kaluarën. A do munden vendet e Ballkanit t’i kapërcejnë këto mosmarrëveshje, frikëra e ndjenjën e urrejtjes, që kanë? Kjo mbetet për t’u parë. Por me mini-schengen, kemi një hap më të avancuar në rritjen e bashkëpunimit mes këtyre vendeve dikur në armiq¨si, mund të jetë ose duket herët një iniciativë e tillë, por edhe ne si shqiptarë duhert të shohim përfitimin tonë këtu, se realisht edhe ne përfitojmë, për arsyet që trajtova më sipër e të tjera, që nuk i përfshiva aty.