PËRKRAHËSIT VOLUNTARË

0
1408
Donika Gërvalla - Shefqet Dibrani - Vjosa Osmani

Apologjetët e Isa Mustafës (7)

Përpjekja për të mbrojtur me çdo kusht dështimin e Isa Mustafës, duke i atribuuar atij merita të paqena është apologji, ndërsa ata që mbrojnë këtë mendim janë apologjet.

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Apologjetët e Isa Mustafës, ose më mirë tu themi përkrahësit e tij, dita ditës po zbulojnë fytyrën edhe përmes rrjeteve sociale. Si duket kjo garniturë është shtrirë mirë dhe vazhdimisht reagojnë ndaj qëndrimeve publike që shprehen për kryetarin e LDK-së.

Më 15 korrik 2016, gazeta elektronike “InfoPress” mori një deklaratë përkitazi për frikën që mund ta shoqërojë Isa Mustafën, nga prishja e mundshme e koalicionit me PDK-në, në të cilin reaguan, pos tjerësh edhe Shkelzen Krasniqi e Naser Shema nga Gjermania.

Por ajo që më bëri përshtypje ishte qëndrimi kundërshtues përkitazi me mendimet dhe deklaratat publike që publikohen nëpër rrjetet sociale. I pari ishte mjek, e i dyti, nëse nuk gabohem, pronar i një firme për ngjyrosje të automjeteve, por ajo që i puçte reagimet e tyre ishte mënyrë indirekte që luanin rolin e apologjetit të Isa Mustafës. Në anën tjetër këta nuk treguan respekt as për individin e angazhuar në LDK, edhe nëse ai individ është intelektual ata nuk shprehnin asnjë konsideratë, madje për librat e tij thanë se kanë vlera të pakta, ndonëse nuk i kishin lexuar?! Debati vulgar e fyes nuk kishte të bënte aq me autorin e deklaratave, sa me të tjerët që shprehnin mendimet e tyre. Dikur kultura debatuese eskaloi në vulgarizëm dhe perversitet të papërmbajtur, sidomos në këtë plan u shqua Shkëlzeni i cili i kaloi kufijtë e njerëzores me sharje e kërcënime kundër atyre të cilët nuk pajtoheshin me budallallëkun e tij. Por ma i mirë në këtë plan nuk mbet as Naseri, i cili i quante reaguesit edhe zagar?!

Ndoshta nuk do t’ia vlente ky shkrim po sikur Shkëlzen Krasniqi të mos hiqej:

1. I përmbajtur,
2. I arsimuar dhe
3. Familjar i kolonel Ahmet Krasniqit.

1.
Shkëlzeni, duke polemizuar e humbi durimin dhe nuk përmbahej fare, madje debati i tij kaloi në vulgarizim, perversitet, sharje dhe qërim hesapesh me njërin nga diskutuesit. Ai nuk ngurroi për t’ua shaluar N…. edhe atyre që ia paskan bërë “like” një komentuesi pa lidhje?!… Vërtetë ky rast ishte shokues, sepse ky debat lidhej me një shkrim që nuk ua kishte zënë fare hisen e diellit as Shkëlzenit, e as Naserit. Edhe pse dikur Shkëlzeni i hoqi një pjesë të atyre reagimeve, lëndimi shpirtëror bëri të ndjehem thellë nga sjellja e tij primitive, aspak njerëzore dhe hiq kulturore.

2.
Por Shkëlzeni, gjatë gjithë kohës hiqej i arsimuar, i kulturuar dhe mjaftë evropian, madje duke lebetitur “Kuku per kulturen qe keni… Doni Europen. Me kete kulture, veshtire”, thoshte në një reagim të tij. e në një rast tjetër ai deklaroi se “nuk kam kurrfare simpatie per Isen”, por nuk prante duke i akuzuar të tjerët për urrejtje pse nuk e donin ma shumë Isa Mustafën se sa Hashim Thaçin?! Ky krahasim nuk shkonte as për një intelektual të zonave rurale në Kosovë, e le më për atë i cili qenka shkolluar në Gjermani?! Ai duhet ta din se as kritika e tepruar dhe as ajo e papërmbajtur nuk janë urrejtje, por janë mospajtime të thella me politikën që e ndjek Isa Mustafa, i cili vërtetë i ka sjell dëme të mëdha LDK-së dhe Kosovës. Po ashtu si njeri i arsimuar në Gjermani nuk do të duhej ta akuzonte një autor pse boton në këtë apo atë gazetë, por do të duhej të përqendrohej në mendimet publike, nëse ato që i thotë qëndrojnë apo jo me politikat e dëmshme dhe antidemokratike që po i udhëheq Isa Mustafa. Sikurse nuk i thuhet dikujt ke bërë këtë e atë, apo ke thënë kështu e ashtu pa ia cituar bëmat dhe fjalët. Pastaj bartja e debatit nga një çështje në tjetrën, personalizimi i akuzave dhe mos njohja mirë e koncepteve dhe nocioneve e dalldisën Shkëlzenin deri në atë shkallë ku do t’ia fuste kot së koti, madje edhe me akuza për tërë një krahinë, e deri atje pse nuk është reaguar ma herët, por vetëm tashti sa është Isa Mustafa kryetar i LDK-së dhe Kryeministër i Kosovës, dhe shumë dokrra të tjera.
Edhe në sqarimet që ja bëmë se për 30 vjet janë të botuara shkrimet kudo, madje iu sugjerua për lexim libri “11 MINUTA PARA ORËS ‘00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, libër ky i cili është botuar në Prishtinë qysh në vitin 2011, Shkëlzen Krasniqi si me tallje vazhdonte akuzat të cilat e karikonin së tepërmi personalitetin e tij, ndërsa në anën tjetër e bënë atë sikur të kishte zbritur nga planeti, pasi informacionet e marra në FB, ishin tejet të mangëta.
Por ajo që na bëri përshtypje ishte se nuk i dallonte konceptet, pasi kur i është thënë të “Mos luaj rolin…”, e kishte pas marrë për fyerje edhe pse nuk është fyerje, por ishte një qortim një vërejtje ironizuese dhe asgjë më shumë. Sikur ai paraprakisht të konsultohej me fjalorët përkatës nuk do të bënte gafe të tilla publike. E pasi me profesion ishte mjek ai do të duhej ta dinte se nuk i jepet ilaçi i njëjtë, pacientit që është i sëmurë dhe atij që luan rolin e budallait?!
Po këtë budallallëk në përkrahje të së keqes e mbështeste edhe Naser Shema, për të cilët nuk është e qartë pse nuk merren me analiza profesionale por kujdestarojnë kaq shumë në rrjetet sociale dhe në Facebook. Edhe fjalori tij nuk ishte kulturor, edhe ky shquhej për arrogancë që nuk i bënte nder, ndërsa krekosej se ishte pronar i një firme për ngjyrosje?! Këta të dy u bënë jo vetëm të mërzitshëm dhe të padurueshëm, por i dhanë vetes epitetin e mbështetësit të Isa Mustafës, përkatësisht hynë vullnetarisht në radhën e apologjetëve voluntar.

3.
Të qenit familjar i kolonel Ahmet Krasniqit dhe me arsimim universitar në Gjermani, debatin e Shkelzenit e bënë edhe ma të stërkequr pasi shihet qartë se ai nuk ka shfrytëzuar asnjë rrethanë lehtësuese për të njohur autorin e këtij shkrimi, i cili shkollimin e mesëm e ka kryer në Obiliq. Ndërsa në klasë i ka pasur edhe dy kushërinj të tij. Ai (pra unë) kam qenë edhe në Zhilivodë disa herë, pikërisht në familjen Krasniqi. Atëherë në vitet 70-ta, nuk është përmendur kolonel Ahmet Krasniqi, por e di ta zëmë ku e ka pasur shtëpinë Aziz Zhilivoda.
Edhe fshatrat, Prilluzhë, Plemetin, Stanofc, Strofc, Biçuk, Reznik etj, fshatra këto të cilët shkojnë në ato anë, i njohë mirë, madje në shuplakë të dorës. Pastaj jeta politike dhe sidomos kjo gazetareske më ka afruar edhe me familjar të tjerë të shumtë të Shkëlzenit. Për këtë debat mua si autor nuk më ndihmuan dhe as akuzat nuk mi lehtësuan as gjithë ato shkrime që i kam bërë për kolonel Ahmet Krasniqin, as pjesëmarrja ime nëpër akademitë kushtuar kolonelit, në të cilat ai nuk është parë asnjëherë. Prandaj qëndrimi i tij kritikues kundër meje pse nuk pajtohem me vendimet politike të Isa Mustafës kundër dy proceseve zgjedhore në Degët e LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, në vend se të ishte arsye e fort për të kuptuar rolin negativ të Isa Mustafës në këto procese, të paktën Shkelzenit nuk i takonte t’ua mbante ison atyre që e kanë lënduar demokracinë, pasi siç e din edhe vet Shkelzeni, unë bashkë me vëllain e kolonel Ahmet Krasniqit – Behxhetin, kemi qen të përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e VIII-të LDK-së në Prishtinë.
Nuk e shohë të arsyeshme të ndalem në secilën fjalë, as pse ai e përdori atë fjalorë aq vulgar?! Por standardi i dyfishtë nuk është kulturë e demokracisë, prandaj të shpresojmë se Shkëlzeni dhe Naseri, aksidentalisht janë pozicionuar në radhën e apologjetëve të Isa Mustafës?!

St. Gallen, 19.07.2016.