“SHPËTIMTARI” I SHQIPTAËRVE NË RING “BOKSIER” SI KAUBOJSI SHKUPIT

0
373
Zaev

Nga KALOSH ÇELIKU

“Shpëtimtari” i shqiptarëve vazhdon ringun luftarak edhe në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare, në Maqedonininë e Veriut ta imitojë Kaubojin e Shkupit Shqiptar. Edhe pse, nuk është boksier profesionist politik për ”Fitore”.

E gjithë kjo fushatë parazgjedhore me grushtat lartë për luftë, krahëpërkrahu me Mukin, dhe Taçi Vojvodën e disa shqiptarë të arratisur si Dhelpëra dinake pas herdheve të Dashit, nuk paralajmëron ndonjë luftë të përgjakshme për fitore. Përveçse, një reklamë propagandistike politike për shitjen e mallit të skaduar politik Neokomunist, që me vite dergjet dhe kalbet nëpër tezgat e “Bit – Pazarit”, në Shkup. Trumbetimeve tyre para kamerave televizive, sidomos të Taçi Vojvodës, kryetarit të PDSH -ës, se: “Shpëtimtari” i shqiptarëve është sharlatan?!

Nuk prish punë kjo Sot, “vëllazërim – bashkimi” për pushtet me vite i këtyre dy liderëve të arratisur partiak. Njëri para do viteve në zgjedhjet parlamentare në “Bit-Pazar”, thirrte me megafon për t’i fituar zgjedhjet: “Allahu Akber”, e tjetri para kamerave televizive, në xhaminë “Jahja Pasha” me Mukin legalizonte Gjuhën Shqipe?!

Reklama parazgjedhore me “vëllezërit” e Njerkës të nxjerra mbi tezga për shitje në “Bit-Pazar” para Popullit Shqiptar nga Partitë politike. Pazar, pa pare e me pare për interesa personale, familjare e partiake, nuk janë mall bio Pazari politik, por një hibrit prodhimi me farë “vëllazërim – bashkimi”, që me vite nga koha e Ish Jugosllavisë dergjet nëpër tezga dhe e pretë shitjen, edhe Sotekësajdite blerësin e dalldisur shqiptar.

Koha është, shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare të dalin me mendtë në kokë, mos u turren përmbrapa pa kokë me të katra si dhelpëra herdheve të Dashit, se: Ndoshta, do t’i bien udhës! Por, të dinë cilin mall ushqyes politik do ta zgjedhin dhe blejnë, në “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar.

E parashikoj Ditën e Nesërme, se: Në këtë ring politik parazgjedhor politik të “vëllazërim – bashkimit”, “Shpëtimtari” i shqiptarëve do të ikë përgjithmonë në Histori…