Prof. Zymer Mehani – penë e spikatur në letërsinë tonë

0
440
Zymer Mehani - Fadil H. Curri

Shkruan shkrimtari Fadil H. Curri

Z. Zymer Mehani është një krijues i mirëfilltë, poet e kritik letrar. Me një fjalë, është njeri i artit dhe i kulturës, që shkruan e boton. Pra kemi të bëjmë me një shkrimtar model për shumë vite, që është i veçantë në krijimtarinë e tij letrare, me shumë vlera artistike e kuptimore, me një rrezatim pozitiv dhe me një individualitet të spikatur të opusit krijues. I tillë është z. Mehani që nga koha, kur u njoha me të dhe i tillë ka mbetë në jetë: me shumë virtyte, qëndrestar, i durueshëm por edhe që din ta ruajë kurajon e tij krijuese dhe jetësore…

I veçantë. E po dikush mund të pyesë: e pse i veçantë z. Zymer Mehani?
I veçantë, sepse z. Mehani din ta ruajë bukur diversitetin kulturor dhe është një shembull i mirë se si kalohen sfidat e kohës në kulturë dhe vlera kombëtare…

Vepra “Kundrime” I-II-III (Prishtinë, 2019)

Janë më të vërtetë një përjetim i bukur arti, sepse duke i lexuar njeriu ato, fiton përshtypjen se po bisedon me shpirtin e kijuesve të kohëve tona, ku poeti Mehani, me syrin e kritikut këtu i zbulon ngjyrat e opusit krijues të shumë krijuesve shqiptarë në zhanre të ndryshme, brenda gjithë gjeografisë sonë kombëtare, por edhe në diasporë, që janë të shtjelluara bukur në këto tri vëllime, të titulluar “Kundrime”, nga poeti dhe kritiku ynë letrar Mehani. Pra, arti s’do mend se është i kohës sonë dhe brenda vetë veprave tona, për të cilin flet autori Mehani…

Këto “kundrime” janë shëmbëllim drite nëpër kohë, e pas leximit të tyre, me të drejtë mundë të themi se poeti apo shkrimtari Mehani, mundohet ta japë shpirtin dhe zemrën e tij për lexuesit, e pra këto kundrime letrare janë thesare letrare për kulturën tonë letrare… Analizat letrare dhe prezentimet e afërsisht 70 titujve të librave të ndryshëm nga autorë të ndryshëm, nga gjithë gjeografia e atdheut, po edhe atyre nga mërgata, në këto tri vepra të z. Mehani, si ato me poezi, romane, poema, mendime të arta, prozë, për dëshmorët e kombit, etj, etj., të gjitha këto janë art e vlerë e madhe, që na japin të kuptojmë se z. Mehani bashkëjeton me gjithë krijuesit të përfshirë në këto kundrime letrare dhe artin ai ua atribon prapë githë krijuesve të përfshirë në këto tri “kundrime” I-II-III. Për këto tri vepra letrare ne mund të flasim me orë të tëra, por mendoj se më së miri atyre do t’u gëzohen lexuesit gjatë leximit. E lexuesve ju uroj lexim të këndshëm, ndërsa auutorit suksese të reja në vazhdimësi…

Veprat letrare dhe studimore të shkrimtarit Zymer Mehani:
1. “Shkollat dhe arsimi në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë ( 1900-2010)” ( monografi ), Prishtinë, 2010;
2. “Jeho, këngë shqiptare” (poezi), Prishtinë, 2010;
3. “Gjithçka ke, atdhe” (poezi), Prishtinë, 2011;
4. “Lulëkuqet” (poezi ), Prishtinë 2012;
5. “Arbora, për ty” (poezi), Prishtinë 2013;
6. “Studime sociolinguistike” ( studime ), Prishtinë 2015;
7. “Shtrëngoj dorën tënde” (poezi), Prishtinë, 2016;
8. “Yje të qiellit tim” (poezi) Prishtinë 2017;
9. “Sandokani rron” (poezi), Prishtinë 2017;
10. “Pranverojnë lulëkuqet tona” (poezi), Prishtinë, 2018;
11.“Diellza diellon” (poezi për fëmijë), Prishtinë 2018;
12. “Flas me Sandokanin” (poezi), Prishtinë 2018;
13. “Sahit Shala-ky uragan i pandërprerë” (monografi për shkrimtarin sahit Shala dhe veprat e tij letrare), Prishtinë, 2019;
14. “Kundrime”, I,(kritikë), Prishtinë, 2019;
15. “Kundrime”,II (kritikë), Prishtinë, 2019;
16. “Kundrime”, III (kritikë), Prishtinë, 2019;
17. “Të gjithë duam të shkojmë atje” (poezi për Familjen Jashari), Prishtinë, 2019;
18. “Jeton Gona n’zemrat tona” (poemth për dëshmoren Antigona Fazliu), Prishtinë, 2019;
19. “Shkrime publicistike”, Prishtinë, 2019.

Ai është bashkautor me poetin z. Fadil H. Curri, në përmbledhjen me poezi “Gjuha e truallit tonë”,
– me poeten znj. Lumturije S. Drenica me përmbledhjen “Veç një atdhe”.
– me poetin Sahit Shala në librat “Dy pena-shumë mendime” dhe “dy pena me mendime të arta”.

Zymer Mehani është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipëris-Dega në Kukës dhe anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës…