Nga: Binak MAXHARRAJ
/Takimi i sodit Thaçi-Kurti nuk do të prodhojë kurrfarë efekti. Do të jetë një takim, veç sa për një kafe/
Sot po takohen ballë për ballë dy arëmiq të përbetuar të skenës politike në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi, i cili nuk ia din fijen pasurisë së tij, dhe pretenduesi për kryeministër Albin Kurti, lider i LVV, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit. Albini s’ka kurrfarë pasurie, jetonë me familje në një apartment te vogël prej 62 metra katrorë të marrë me qira. Ata kurrë nuk janë takuar më parë, as që asnjëhërë nuk janë përshendetur mes vedi.
Por e njohin njeri-tjetrin: Hashim Thaçi e njeh Albin Kurtin nëpër protesta, kur policia ia arestonte aktivistët, por edhe ate e ngrehte zhagë nëpër tokë. Njihen edhe nga seancat e Parlamentit, kur Albin Kurti vazhdimisht i kundërshtonte Mareveshjet e dëmshme të Hashim Thaçit me Serbin e Malin e Zi, që ishin në dëm të Kosovës, kurse Thaçi veç qeshte pse e kundërshtonte Kurti, por ky ia këthente: “President mos u zgërdhi, je një paçavër”.
Por, sot i ka shty zori qe edhe fizikisht të takohen. Nuk e di se a do te përshëndeten, a do t’ia shtrijnë dorën njeri-tjetrit sepse kanë shumë hasmëri ndër vedi, sidomos Thaçi, i cili është munduar shumë hërë t’ia futë thikën pas shpine Kurtit. Por ky takim i sodit është takim sa për kafe – siç thuhet, sa për t’u njoftue, sepse ky takim i sodit nuk do të prodhojë ndonjë efekt. Takimi po i ngutet Presidentit Thaçi, me siguri për prapasekenat e tij, i cili po i dergon ftesa edhe disa sosh brenda dites, sikur te kishte ndonjë zor të madh.
Takimi i sodit do te jetë takim sa për tu takuar, sa për sy e faqe, sepse takimi nuk është i parapregatitur, nuk ka ende ndonjë koalicion, i cili do t’ia dergonte emrin Presidentit për të nominuar për Kryeministër, anipse emri i Albin Kurtit është i padiskutueshëm, kurse LVV nuk nuk mund ta dergojë Kurtin për nominim, sepse e vetme nuk mund të formojë qeverinë, kurse Thaçi nuk mund te nominojë Kurtin, nese nuk është edhe zyrtarisht i derguar nga koalicioni, i cili ende nuk ekziston.
Prandaj takimi i sodit midis Thaçit dhe Kurtit do te jetë një takim sa për te thyer akullin e ngrirë midis tyre, është vetem një farsë sa për t’u takuar, sepse ky takim ligjerisht nuk mund te prodhojë asgjë. Presidenti duhet të presë kohën për një takim të radhës kur ky koalicion (LVV dhe LDK) të gjejë një zgjidhje për bashkëqeverisje, sepse Presidenti nuk mund të veprojë n’kye n’vehte, të bëjë nominime pa mbulesë, apo ka skenarë të tjerë parapa përdes, siç din vetem ai të veprojë.
o Binak, o analfabeti i nderuar, a ka mundesi me shkru SHQIP… sepse ti je njefar profesori….c.c.c.c.c.c.
Komentet janë mbyllur.