MARSHI I KUJTESËS
Roganë e Ilirisë, vendl ku unë jam lindur
Komb i kam gjuhën, fjalët dhe shkronjat
Komb i kam tokat e mia të pushtuara
Komb e kam tërë të tashmen e atdheut
– Tokësore dhe qiellore e antikës shqipe
Komb e kam Çamërinë, dhe Dardaninë
Komb e kam Iliriadën, Mollën e Kuqe,
komb i kam hapat e lumit nëpër kujtesë
Atdhe, të gjuhës e kam alfabetin e lirisë
Të shpirtit e kam gjuhën time të shkruar
Asnjë frymë e huaj më s´ më tronditë
në secilën kaçubë kam himne këngësh
Shqipërinë deri në Prevezë e në More
e kam gjak flamuri, gjak epiro-shqiptar
e kam komb të fushave e t´vargmaleve
komb të dashurisë dhe komb të lirisë!…
Atdhe, gjeografi e tërësisë së kombit
të kam gjak të luftave dhe të betejave
diellin e njëllojtë unë nuk e kam në qejf
Kosovë, – marsh i kujtesës së përgjakur!…
Atdhe Geci – 2020
NJERIU DHE MBINJERIU
– poezi nga libri, ” Heshtje Zjarri “
Kosovë, trego kur do të çlirohesh
nga qeverisja e keqe, vetëpushtimi
po nuk lëvize forcën e ndryshimit
ti do mbetesh një atdhe pa popull
Atdhe, forca mbrojtëse çdo ditë po
zvoglohet, korrupsioni yt qeveritar
po e han lirinë e fituar me gjak! Ti,
kush po e përzë popullin n’mërgim
Një qytetar deputetin tuaj e pyeti:
sa jemi të lire, të veprojmë të lirë
dhe sa jemi të lirë të bashkohemi
pajtimi kombëtar asgjëkundi s´duket
“A është e lirë Kosova”, “A është
e lirë Shqipëria”, “ Iliriada ”, dhe
“A është e lirë Çamëria dhe Tivari”,
shtet, s’jemi të lirë aq sa e pohoni!
Kosovë, merr fatin tënd në duar tua
korrupsionit qeveritar preja hovin
të mos firmosin më shitje të vendit
mos e digj veten për teke hajdutësh!..
Atdhe Geci – poezi nga libri, ” Heshtje Zjarri “