(Rreth librit “Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe”, “Faik Konica”, Prishtinё 2017)
Duke sakrifikuar
thelbësoren për tё fituar urgjencën,
ne pёrfundojmё
tek harrimi i urgjencës sё thelbësores,
(Edgar Morin. La methode, Ethique, 2004)
Kёta nёntё çelёsa merri
Dhe shko deri nё stallё,
Se aty i ke nёnt’kual
Zgjedhe cilin tё pёlqen
N’daç tё bardhin, n’daç t’pёrhimin
N’daç allçin, n’daç dorinё,
N’ daç vraçin, n’daç kullashin,
(Nga Kёnga e Kostandinit)
Fatmir Minguli
Veprimintaria krijues letrare dhe shkencore e Anton Nikё Berishës shtrihet në disa fusha të dijes. Njëra nga pjesët më të rëndësishme është dhe studimi i letёrsisё gojore shqiptare, po krijimtarinë e vet e shtriu dhe e pasuroi dhe me veprat e artit të fjalës (romane dhe poezi për fëmijë e të rritur) dhe me studime për veprat e letërsisë së shkruar, gjë që dëshmohet me një varg punimesh dhe studime monografike kushtuar disa shkrimtarëve tanë më të shquar.
Botimi i librit “ Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe” të Anton Nikё Berishës është njёkohёsisht dhe dëshmi dhe e profecisë mbi librat dhe studimet e mëpastajme tё tij. Intuitivisht ai iu drejtua tё pashkruarёs, gojores dhe njёkohёsisht qiellores, asaj qё nuk ekziston e shkruar diku, nё pergamene, shkёmb, pllaka balte apo letёr, asaj qё ёshtё e shkruar nё qiell.
Kjo profeci e ka zanafillёn nё vitin 1982[1], domethёnё njёzet e pesё vjet para se tё botohej libri qё po marr nё analizё. Ishte redaktori i Entit tё teksteve dhe tё mjeteve mёsimore tё Kosovёs, Shefqet Riza, i cili i kёrkoi profesor Antonit, njё projekt pёr historinё e letёrsisё gojore pёr shkollat e mesme. Kjo ndodhi nё njё kohё kur Anton Nikё Berisha kishte mbledhur bukur shumё materiale studimore pёr t’i bёrё ballё kёsaj kёrkese.
Duhet thënë se Anton Nikё Berisha nuk bёri vetёm historinё e kёsaj letёrsie gojore, por siç thotё ai “Në qenёsi libri u qaset, nga rrafshe dhe askete tё ndryshme, dukurive tё pёrgjithshme e tё veçanta tё letёrsisё sonё gojore, vёzhgon dhe ndriçon tё dhёna dhe fakte tё shumta qё e cilёsuan rrjedhёn dhe zhvillimin e saj nёpёr shekuj…[2]”.
Ky autor, si Kostandini qё mori porosinё e sjelljes sё motrёs nga bota e pёrtejme, nuk shaloi vetёm kalin e shpejtё, por tё nёntё kuajt e botёs letrare shqipe dhe me kёtё libёr ai solli Doruntinёn, jo nga Hadi por nga parajsa e humbur e letёrsisё fillimore shqiptare. Kёshtu Anton Nikё Berisha pёr tё sjellё jehonat dhe imazhet e letёrsisё gojore shqipe nga errёsira e kohёve tё pluhurosura, me tё nёntё kuajt vrapoi me tё gjithё njёlloj si kalorёsi i vёrtetё i studiuesit tё palodhur. Dhe Doruntina- libёr qё po analizoj erdhi nё duart e nёnёs Shqipёri…
Ështё i vetmi shkrimtar qё ka thelluar dijet duke ndriçuar zgafellat e errta tё poezisё dhe prozёs gojore shqipe, ku mendja e tij natyrisht qё nuk ёshtё llampa e Aladinit, por fryma e shkrimeve tё tij studimore ёshtё e ndikuar me rreze tjetёrsoj. Kush i tha, kush e drejtoi qё nё moshё tё re t’i drejtohet errёsirёs sё poezisё gojore shqipe pёr tё shkuar deri nё hartimin e njё libri me vlera tё mёdha siç ёshtё “Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe”?
Ky libёr ёshtё themeli i shumё e shumё librave qё pasojnё atё me vite me radhё gjithashtu ky libёr ёshtё dhe vertetimi i thёnies madhore latine: “Si vis pacem, para bellum[3]”.
Antoni e pёrgatiti kёtё luftё qё herёt dhe nё mbarim tё saj e kishte paqen tё gatshme, atё paqe qё i qetoi shpirtin dhe mendjen dhe qё po e lejon tё bёjё gjithё ato vepra pёr shqiptarёt dhe jo vetёm pёr shqiptarёt.
Nё librin ”Letёrsia si art dhe komunikim poetik” ai nё bashkёbisedim me autorёt, Hasan Hasani dhe Shahbaze Vishaj, sqaron arsyen dhe qёllimin e studimeve tё tij pёr letёrsinё gojore shqipe:
“Njё pjesё tё punёs sime studimore ia kam kushtuar letёrsisё sonё gojore dhe dukurive qё lidhen me tё si dhe me pёrkimet me letёrsinё e shkruar,[…] Jam marrё me letёrsinё tonё gojore pёr arsye se ajo cilёsohet me vlera tё mёdha, nё disa lloje, me vlera tё jashtёzakonshme poetike. Ajo i ka prirё letёrsisё sonё tё shkruar dhe pёr shumё kohё ka qenё bazё e saj[4]”.
E çuditshme, por e vёrtetё! Nё bisedёn me kёta dy autorё, Hasan Hasanin dhe Shahbaze Vishajn, Anton Nikё Berisha tangenton afёrsitё e gjuhёs shqipe me atё franceze. Eshtё njё intuitё gati magjike kur ai shkruan nё pёrgjigje tё njё pyetje nё faqet e kёtij libri ku flitet pёr bashkёpunimin e tij me profesor Anton Çetta: “[…] pёrdorte dy gjuhё tё mёdha: frёngjishten dhe italishten. E kisha nxitur tё pёrkthente (meqё dinte gjuhёn frёnge) “Kёngёt e Rolandit[5]”.
Siç dihet mё vonё studiuesi Kolё Luka dhe mё tej edhe Labinot Berisha kanё argumentuar me shembuj kёtё afёrsi tё paraparё nga Anton Nikё Berisha. Edhe po t’i referohemi librit “Daniel Arnaut” gjejmё aty aspekte tё kёsaj afёrsie:
Labinot Berisha shkruan pos të tjerash: “Edhe njё arsye tjetёr mё nxiti t’i qasem studimit krahasimtar: pjesё tё “Kёngёs sё Rolandit” qysh gjatё periudhёs sё xhonglerёve, u kёnduan dhe u pёrcollёn gojarisht, pra vepra bёri jetёn e dyfishtё: tё shkruar dhe gojore”. Pёrsёri nё pah dalin studimet e Kol Lukёs lidhur me ngjashmёritё e toponimeve siç e kanё konstatuar shumё studiues tё tjerё[6].
Tё studiosh veprёn e plotё tё Anton Nikё Berishёs duhet sё pari tё studiosh fillimet e krijimtarisё sё tij. Ndёr studiuesit qё kanё kontribuar pёr tё venё nё pah vlerat e krijimtarisё shkencore dhe artistike tё Anton Nikё Berishёs ёshtё patjetёr Isak Ahmeti, i cili nё vitin 2018 botoi librin “Vepra vlerash tё mёdha poetike”. Pikёrisht nё kёtё libёr gjejmë këtë mendim të Anton Çefёs:
“Eshtё e vёshtirё tё pasqyrosh pёrmbledhtazi veprimtarinё e Berishёs, aq e larmishme ёshtё ajo. Lavra e tij ka hapur e ka mbjellё zagna nё arat mё tё ndryshme tё folklorit, folkloristikёs, estetikёs, eseistikёs, teorisё sё letёrsisё, kritikёs letrare, letёrsisё artistike nё gjinitё dhe llojet mё tё ndryshme tё saj, pёrkimeve poetike, pёrkthimeve, pёrshtatjeve, analizave letrare rreth gjymtimeve dhe shёmtimeve tё disa veprave tё letёrsisё tё arbёreshёve tё Italisё, konferencave shkencore, intervistave etj[7].
Çuditёrisht pak autorё tё kahjes sё kritikёs letrare e trajtojnё pёr sё gjeri veprёn e kahmot botuar tё Anton Nikё Berishёs “Qasje poetikёs sё letёrsisё gojore shqipe”. Isak Ahmeti veçse i ёshtё afruar kёtij kulmi tё veprimtarisё shkencore tё Anton Nikё Berishёs, por jo tё jetё nё qendёr tё kёsaj vepre. Po sjell njё shembull tjetёr tё kёsaj qasje qё bёn Isak Ahmeti pёr letёrsinё arbёreshe e trajtuar nga Anton Nikё Berisha[8]: “Te pjesa e parё (letёrsia gojore) studiuesi Berisha ёshtё marrё me vёzhgimin e letёrsisё gojore pёr arsye se, siç thotё ai, poezia gojore arbёreshe, e pasur dhe e njё rrafshi tё ngritur artistik, luajti rol tё madh dhe pati njё rëndёsi tё shumёfishtё, qoftё pёr arbёreshёt dhe mbijetimin e tyre nёpёr rrjedha tё qindvjetshave, qoftё edhe pёr vetё shkrimtarёt[9]”.
Po kёshtu me vlera janё dhe pёrcaktimet qё ka bёrё studiuesi Prend Buzhala pёr studimet e Antonit lidhur me letёrsinё gojore shqipe dhe zbulimeve qё bёri ai (Antoni) nё kёtё fushë tё veçantё tё letёrsisё shqipe: “Pikёrisht nё kёtё aspekt qёndron rёndёsia e kёsaj vepre, ku disa çёshtje vёshtrohen pёr herёn e parё nё historinё e letёrsisё shqipe[10]”.
Kjo ёshtё vetёm njё pjesёz kundrejt veprёs sё madhe qё Anton Nikё Berisha botoi nё vitin 2017. Pra, nё aspektin e studimit tё veprёs sё plotё tё Anton Nikё Berishёs duhet trajtuar edhe njё veti e pa thёnё deri mё sot nga studiuesit dhe kritikёt letrarё anё e mbanё trojeve shqiptare. Ai duke studiuar themelet e poezisё gojore shqiptare, na ka dhёnё njёkohёsisht dhe truallin mbi tё cilat janё ngritur kёto themele.
Cili ёshtё ky truall?
Ështё shpirti i popullit iliro – shqiptar, shpirt qё u shpёrnda nё eterin e detrave, maleve e luginave, lumenjve e kodrave tej caqeve tё njohura.
Ështё ky truall ku, dashje pa dashje, Anton Nikё Berisha, i vetmi studiues qё zbulon themelet e artit poetik (poezi e prozë), ndoshta na drejton nё fillesat e njё shqipeje tё shkruar shumё mё herёt se kufiri i “pamёshirshёm” 1555, me Mesharin e Gjon Buzukut.
E kam shkruar dhe nё pёrsiatje kushtuar veprave tё tjera tё Anton Nikё Berishёs se ai nuk ёshtё njё krijues i zakonshёm, ai ёshtё njё bashkёpuntor me tё papriturёn, me dёrgesat nga lart, me “rastёsitё” magjike qё nuk janё thjeshtё rastёsi. Edhe sikur tё thellohej mё shumё te mitet e lashta shqiptare, Anton Nikё Berisha do tё tregonte se “miti ёshtё gjithёherё shpjegim pёr njё “krijim”, ai rrёfen se si ёshtё krijuar diçka se si filloi ajo tё jetё”- sipas Mirçea Eliade.
Ky libёr i pazakontё jo vetёm pёr autorin Anton Nikё Berisha por pёr tёrё studiuesit shqiptarё dhe tё huaj, ёshtё mё shumё se njё tentativё, çka na e vёrteton vetё pёrdorimi i fjalёn “qasje” nё shumё raste tё studimeve tё shumta tё tij, por kjo fjalё nё esencё nuk ёshtё thjeshtё qasje, afrim, ёshtё njё kërkim, njё guxim pёr tё depёrtuar nё shpellat e errta tё historisё sё shekujve, madje tё shumё shekujve, ku ai kёrkoi krijuesin gojor tё kёngёve dhe poezive shqipe, dhe me tej kёrkoi mbase mё tё rёndёsishmin, pёrcjellёsin e kёtyre kёngёve dhe poezive. “The last but not the least” – thotё anglezi-“ i fundit po jo më pak i rёndёsishmi.”
Nё kёtё errёsirё shekullore ai ndriçon me llampёn magjike tё trurit tё tij, e nё kёto ecje tё vёshtira dallon probleme qё kanё tё bёjnё me origjinat e shkrimeve tё mundshme tё letёrsisё shqipe.
Nё vitin 1980 Ismail Kadareja shkroi njё libёr pёr poezinё gojore ku me tё drejtё e pёrcakton atё si qiellore, ndonёse nё petkun e figurave letrare, aty gjejmё pikёrisht ato vёshtirёsi qё hasen nё studimin e kёtij zhanri tё letёrsisё sё njё populli.
“E pёrbёrё nga vjersha, balada, epose tё tёrё, proverba, vaje, kёngё djepi, kёngё stinёsh, britma, ligje, lodra, etj, poezia popullore, mё tepёr se çdo fenomen tjetёr artistik, tё kujton pluhurin kozmik, prej tё cilit janё krijuar e krijohen botёrat. Ndoshta s’ёshtё e rastit qё edhe dy hipotezat pёr prejardhjen e saj, njëra prej tё cilave e merr atё si njё grimcim tё pafund elementash poetikё, prej bashkimit tё tё cilave janё krijuar shpesh monumente madhёshtore, kurse tjetra pёrkundrazi thotё se s’ёshtё veçse mbeturinё e njё eposi unik vigan tё thёrrmuar me kalimin e shekujve; pra s’ёshtё e rastit qё tё dy hipotezat ngjasojnё me teoritё e krijimit tё universit[11].
Kjo pak a shumё pёrputhet me strukturёn qё Anton Nikё Berisha na prezanton nё librin e tij ” Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe”, jo nё mёnyrё figurative, por me fakte. Ia vlen tё pёrmendim disa prej tyre mё tё rёndёsishme:
Pikёsёpari, pёrkimet poetike me çёshtjen homerike, pastaj komentet pёr dorёshkrimin e Kieutit, rapsoditё e De Radёs e tё Françesk Santorit, poezia gojore arbёreshe e parё me syrin e Vinçenco Dorsёs dhe Kamardёs, studimet e tё huajve pёr poezinё gojore shqipe si Mark Milan, Maximilian Lambertzi, Matthias Markos, kёngёtarёt shqiptarё si Abdullah Megjedoviq dhe sё fundi veprimtaria mbledhёse e Vuk Karaxhiqit.
Ështё njё mozaik i mbledhur nga dora dhe mendja e Anton Nikё Berishёs, apo ёshtё njё mozaik ekzistent qё ka dashur thjeshtё, fshirjen e pluhurit tё kohёs shekullore!?
Anton Nikё Berisha gjurmon, ashtu gati nё heshtje mbi atё origjinё tё cilёs ai, siç thotё dhe vetё “i pёrqaset”. Duke folur pёr kёtё origjinё ai i afrohet shumё dhe mendimeve tё studiuesit tё shquar Vinçenco Dorsёs, i cili duke folur pёr periudhёn e parё tё poezisё sё shqiptarёve, thotё: “Kjo epokё e poezisё sё shqiptarёve ёshtё pёr ata siç ishte pёr grekёrit ajo qё parapriu Solonin, pёr romanёt periudha e imitimit grek, pёr arabёt kohёrat e Muhametit, pёr kaledonёt koha e Osionit[12]”.
Ështё pikёrisht Anton Nikё Berisha qё parashtron mendimet e tij jo vetёm pёr veprёn e Homerit, por edhe tё poemave tё Osionit, duke u bёrё i vetmi autor dinjitoz shqiptar qё pёrqaset me kёtё dy paralele tё fuqishme. Ai vetёrrёfehet: “Njё mёnyrё e tillё e qasjes sё problemit nuk do t’i hapte shteg tё ri vetёm problemit tё pёrkimeve poetike, pёrkatёsisht ngjasimeve tё veprave tё letёrsisё gojore me ato tё letёrsisё sё shkruar, duke filluar nga e ashtuquajtura çёshtje homerike por, para sё gjithash, vetё studimit tё problemeve qenёsore tё letёrsisё gojore[13].
Vetё Anton Nikё Berisha nё kёtë libër madhor, qё pёr fat tё keq, nuk ёshtё trajtuar shumё nga specialistёt e fushёs, shkruan për çёshtjen homerike: “Duke pasur pёr bazё mendimet paraprake, gjermani Friedrich August Volf, me kriter mё tё sigurtё kritik e shkencor, nё veprёn “Prolegomena” (1795) shtroi çёshtjen e origjinёs sё “Iliadёs” dhe “Odisesё”. Pas njё pune tё gjatё dhe sistematike ai vuri nё dukje se Homeri, nuk ka ekzistuar nё tё vёrtetё dhe se dy epet nuk janё krijime tё njё autori. Ai konsideroi se trashёgimia homerike duhet t’i takonte periudhёs sё parashkrimit tё kulturёs greke[14]”.
Çёshtja homerike ёshtё edhe sot e kёsaj dite e diskutueshme jo vetёm nё aspektet qё pёrmenda mё sipёr, por edhe nё hapёsirat kohore dhe gjeografike kur ёshtё shkruar “Odisea”. Kёshtu nё librin e italianit Felice Vinci “Homeri nё Balltik” pёrmenden kёto vargje tё poemёs “Odisea”: Gjuhёt janё tё pёrzjera/ janё akejtё/ eteokretezi shpirtmёdhenj, dhe çidonёt/ dorёt tё ndarё nё tre breza dhe pelazgёt e lavdishёm. ( Od. XIX 175, 177)[15].
Nuk janё vetёm kёto vargje interesante qё ky autor jep nё librin e tij tё ribotuar pesё herё, por dhe shumё raste tё tjera ku pёrmenden fiset pelazge dhe tokat pёr rreth Ilirisё dhe brenda saj. Vetё Anton Nikё Berisha hap vizionet tё reja lidhur me origjinat e poezive homerike…
Mendoj se mjafton kaq pёr tё hapur njё hulli nё historinё e letёrsisё gojore shqipe, gjithmonё bazuar nё veprёn e gjithanshme tё Anton Nikё Berishёs. Paralele me kёtё mendim po parashtroj dhe idetё e mia tё shprehura nё librin “Daniel Arnaut”: “Nё tё gjtha kёto konstatime padyshim qё duhet tё dalё edhe individi i cili ёshtё patjetёr ekzistues. Ështё njё apo mё shumё individё qё kanё pёrcjellё kёngёt, apo poezitё duke i lёnё brez pas brezi bijve dhe nipave tё tyre, shokёve apo miqve aty ku kanё jetuar. Vetё historia e kёngёve tё veriut tё Shqipёrisё pёrmend shumё kёngёtarё tё shquar qё kanё pasur jetё tё gjatё duke kёnduar. Kёndonin ata, kёndonte dhe populli, gra e burra[16]”.
Shkrimtari Ismali Kadare qё nё romanin e tij “Dosja H” nё gojёn e dy kёrkuesve tё epeve tё veriut shqiptar vё kёtë frazë: “Ne jemi para sё gjithash homeristё” fjalë tё shkruara me shkronja tё kuqe nё njё shirit letre Maksi i ka ngjitur nё oxhak […] Kthimi i njё ngjarje nё epos. Me fjalё tё tjera “homerizimi” i tij. Eshtё njё nga çёshtjet ku kthehemi pёrherё e mё shpesh. Pyetjet janё tё shumta: Ç’kritere ka pёrdorur eposi pёr tё zgjedhur midis vargjeve tё shumtё, prenё e vet? Nga fillonte proçesi i balsamimit tё ngjarjes pёr ta pёrgatitur pёr pavdekёsinё[17]?
Kapitulli “Pёrkime tё letёrsisё gojore me letёrsinё e shkruar nё dritёn e çёshtjes Homerike”, ёshtё kapitulli mё interesant qё i hap rrugё tё pandalshme çёshtjes sё gjenezёs sё letёrsisё gojore shqipe. Nё mbёshtetje tё tezёs qё hedh Anton Nikё Berisha pёr çёshtjen Homerike edhe studiuesi Timo Mёrkuri vёzhgon: “Duke qenё se ekzistenca e dy epeve madhёshtore greke Iliada dhe Odisea, ndezi tek shumё krijues europianё ambicjen dhe dёshirёn pёr krijimin apo gjetjen e epeve tё tilla tё kombeve tё tyre, kёtu duhet tё ndalemi pak. Duhet tё theksojmё se, siç dёshmon Anton Nikё Berisha, edhe vetё De Rada botimin e parё tё Rapsodive e kishte me kёtё ide, madje duke hedhur dhe tezёn e ekzistencёs sё njё poeme tё tillё madhёshtore tё kohёs sё Skёnderbeut, poemё e cila u shkёrmoq me kalimin e viteve nё disa dhjetra kёngё tё veçanta[18]”.
Duke e pranuar teorikisht kёtё vёzhgim tё Timo Mёrkurit, unё do tё mendoja se nuk ёshtё vetёm poema madhёshtore e kohёs sё Skёnderbeut, ajo e coptuara, por janё poema shumё mё tё hershme nga tё cilat kanё rrjedhur pikёrisht ato poezi gojore, pёr tё cilat Anton Nikё Berisha bёn skanerin e plotё tё tyre. Nёse ai vёzhgon te kjo trashёgimi gojore, si asnjё tjetёr, vlerat e artit poetik, unё do tё theksoja edhe njё gjetje tjetёr po kaq tё rёndёsishme, nё kёtё letёrsi gojore, poezi ose prozё, atё tё kohёs sё pёrafёrt tё krijimit tё tyre…ndoshta edhe tё gjetjeve tё dorёshkrimeve, ashtu si tё ishin! Kёtё ide ma ka forcuar jo vetёm libri bazor ”Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe”, por edhe libri i Zef Jubanit[19], i cili ka sjellё poezi, kёngё tё popullit tё shkruara nё gjuhёn shqipe shumё tё vjetёr.
Pa u larguar nga kjo ide, vlen tё theksojmё dhe tё njihemi me udhёtimin qё nga origjina e vetё librit “Hyrje nё historinё e letërsisë gojore shqipe”.
Sё pari u botua “Përkime poetike” – 1978, “Çёshtje tё letёrsisё gojore” – 1982, pastaj me radhё “Mbi letёrsinё gojore shqipe” – 1987; “Qasje poetikёs sё letёrsisё gojore shqipe” – 1998; “Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe” – 2017. Duke bёrё njё udhёtim tjetёr qё nga fillimet e krijimtarisё sё Anton Nikё Berishёs, shohim se ai pёr tё mbrritur nё stacionin përmbyllës tё botimit tё kёtij libri ka kaluar mbi dhjetё vepra studimore lidhur vetёm me problemet e poezisё gojore e qё mbas kёtij stacioni ka shpёrthyer duke botuar me dhjetra vepra qё nderojnё letёrsinё shqiptare.
Pra, e gjithё çështja qё studiohet nё librat e botuar e tё sipёrpёrmendur merr pamjen e njё qenie tё gjallё, tё lёvizshme si njё amebё gjigante qё sapo gjen hapёsirat e nevojshme, zgjerohet dhe lexuesi ka pёrpara jo vetёm tё fundit libёr, por edhe mendimet, përfundimet apo hamendёsimet qё lindin nga faqja nё faqe, nga tema nё temё.
Vetёm tё analizosh pjesёn e tretё tё kёtij libri “Ndriçime dhe vlerёsime” do ndeshesh me Vinçenco Dorsёn dhe librin e tij “Mbi shqiptarёt” ku ndoshta pёr herё tё parё trajtohen çёshtjet e trashёgimisё sё poezisё gojore tё shqiptarёve[20]. Po kёshtu do ndeshesh me mendimet e Mark Milanit mbi kulturёn dhe krijimtarinё shqiptare etj.
Ështё vendi kёtu pёr tё vёnё nё dukje njё ide, atё tё studimit mё tё hollёsishёm tё miteve shqiptare nga Anton Nikё Berisha. Studimi i pёrrallave, anekdotave, poetikёs nё prozё dhe nё dramёn e shkruar, legjendat nёn okielon e mitit nё mёnyrё ndryshe do tё ndihmonte qё tё hapen horizonte tё reja pёr tё gjetur ndoshta edhe dorёshkrime tё hershme.
Me tё vёrtetё nё kapitullin “Hyji nё kёngёt tona kreshnike” Anton Nikë Berisha hyn pak nё botёn e miteve, por bazohet kryesisht nё qeniet mitike dhe jo nё vetё mitin si kategori studimi.
Në librin e tij më të ri Qenësi e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2, duke bërë fjalë për lashtësinë e këngëve kreshnike shqiptare mbi bazën e vjetërsisë së gjuhës shqipe në marrëdhënie me gjuhën e saj nënë, pra të gjuhës nga ajo rrjedh, dhe zhvillimit që përjetoi shqipja si gjuhë vijimësore në dhjetë shekuj pas Krishtit, Anton Nikë Berisha shkruan: “Nisur nga kjo bazë mund të thuhet se epika gojore shqiptare (si dhe një varg llojesh të tjera të letërsisë gojore shqipe) është vazhdim i një epike paraprake që u zhvillua përmes gjuhës mëmë të shqipes, pra përmes këngëve (teksteve) që vazhduan të jetojnë e të përcillen prej një individi tek tjetri dhe prej një brezi tek tjetri nëpërmjet gjuhës shqipe. Dihet se krijimet e artit të fjalës të folur (të letërsisë që lind dhe bartet gojarisht) mbështeten thellësisht në traditën paraprake, gjë që dëshmohet dhe nga historia e traditave të tjera letrare gojore në Evropë dhe më gjerë. Pra, veprat e letërsisë gojore që lindën dhe u përcollën gojarisht përmes shqipes, ishin një vazhdimësi e traditës letrare gojore të letërsisë në gjuhën amë, që sipas disa dëshmive leksikore, pastaj disa toponimeve dhe patronimeve duhet të jetë gjuha e Ilirisë së Jugut ose, fjala vjen, gjuha e fisit ilir të dardanëve.
Së këndejmi, Këngët kreshnike shqiptare duhet të kenë lindur në kohën kur u formua dhe vetë shqipja si gjuhë dhe krijuesit gojorë përmes këngëve shqiptuan ballafaqimet e shqiptarëve me kundërshtarët e tyre fqinjë, midis tyre edhe me sllavët që po i pushtonin trojet shqiptare, përkatësisht të ilirëve të dikurshëm? Ngjarjet e reja, ballafaqimi dhe luftërat e shqiptarëve me popujt sllavë, duhet t’u kenë dhënë atyre një hov më të madh. Po ashtu, afritë në disa rrafshe të këngëve tona kreshnike me dy epet e Homerit, “Iliadën” dhe “Odisenë”, po dhe me epet e tjera të lashta, bota tematike mitologjike e sidomos rendi (stadi) shoqëror i matriarkatit (më e lashtë edhe se bota homerike, ku mbretëron patriarkati), që i përshkon thellësisht shtresat e lashta dhe të qenësishme të këngëve tona kreshnike, na bën të themi se këngët mund të jenë trashëguar nga një kohë e lashtë dhe se me kalimin e kohëve, pësuan ndryshime, që janë të natyrshme, siç ndodhi, fjala vjen, me elementet e botës sllave dhe osmane që hynë në tekstet, po nuk ndryshuan thelbin e tyre[21]”.
Për të depërtuar në thelbin e këtyre çështjeve të letërsisë gojore shqipe, këtij autori i ka ndihmuar përgatitja teorike dhe puna shumëvjeçare në Institutin albanologjik të Prishtinës, siç e ka vërejtur me të drejtë Anton Çefa[22], i cili shkruan: “Anton Nikë Berisha ka një formim të gjerë teorik për letërsinë gojore, në përgjithësi, dhe për epikën gojore në veçanti; njeh më së miri literaturën e botuar deri tani për këngët tona të kreshnikëve, por edhe për epikën gojore heroike ballkanike dhe të Evropës Juglindore dhe më përtej[23]; ka një përvojë të pasur jetësore në mbledhjen e lëndës folklorike në terren dhe në botimet e saj, dhe ka bërë herë pas here objekt studimi probleme të ndryshme të letërsisë gojore dhe të këngëve të kreshnikëve[24]. Mbi bazën e një përgatitjeje të tillë, në këtë studim janë parashtruar disa nga rezultatet më rëndësore të deritanishme të studiuesve tanë e të huaj për çështjet kryesore të eposit tonë dhe janë dhënë në mënyrë shkencore e mbi baza të drejta metodologjike e metodike mendime të vyera vetjake[25]”.
Libri “Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe” ёshtё vepёr dinjitoze nё dobi tё vetё historisё sё shqiptarёve.
[1] Më 1978 Anton Nikë Berisha botoi librin “Përkime poetike” (Botim i Rilindjes së Prishtinës), ku mori në vështrim përkimet poetike të letërsisë gojore shqipe me letërsinë e shkruar.
[2] Anton Nikё Berisha, Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe, Faik Konica, Prishtinё, 2017, f. 8.
[3] “Si vis pacem, para bellum”- Nё se do paqen, pёrgatit luftёn- Shprehje latine anonime qё shpreh realizmin politiko-ushtarak tё romakёve të lashtё.
[4] Hasan Hasani, Shahbaze Vishaj, Letёrsia si art dhe komunikim poetik. Bashkёbisedim me Anton Nikё Berishёn, Faik Konica, Prishtinё, 2011, f. 92.
[5] Po aty, f. 101.
[6] Fatmir Minguli, Daniel Arnaut-Simptoma tё poezisё tё shkruar shqipe nё shekullin e XII-XIII- tё. 2M printing, Durrёs 2018, f. 82.
[7] Isak Ahmeti,Vepra vlerash tё mёdha poetike, Faik Konica, Prishtinё, 2018, f. 5.
[8] Shih veprën e tij Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008. Botimi i dytë i shtuar, “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
[9] Po aty, f. 25.
[10] Prend Buzhala, Veprimtari e pasur dhe cilësore letrare shkencore. Në Labinot Berisha, Mehmet Gёzhilli, ”Vepёr e pasur dhe e qenёsishme”. Argeta LMG, Faik Konica, Fjala hyjnore, Tiranё- Prishtinё 2011, f. 36. Shih dhe studimin e tij monografik Prend Buzhala, Kode poetike të mbijetesës shpirtërore. Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës. “Argeta – LMG”, Tiranë 2009.
[11] Ismail Kadare, Autobiografia e popullit nё vargje, Shtёpia botuese “Naim Frashёri”, Tiranё 1980, f. 8.
[12] Vincenzo Dorsa, Su gli albanesi- ricerche e pensieri, Napoli, dalla tipografia Trani 1847, f. 124.
[13] Anton Nikё Berisha, Qasje poetikёs sё letёrsisё gojore shqipe, Rilindja, Prishtinё 1998, f. 49.
[14] Anton Nike Berisha, Hyrje nё historinё e letёrsisё gojore shqipe, Faik Konica, Prishtinё 2017, f. 537.
[15] Felice Vinci, Omero nel Baltico- Le origini nordiche dell’Odisea e dell’Iliade, Romё & Palombi&Partner Srl. 2008, f. 369.
[16] Fatmir Minguli, Daniel Arnaut – simptoma tё poezisё sё shkruar shqipe nё shekullin e XII- XIII- tё, 2M printing, Durrёs, 2018, f. 46.
[17] Ismail Kadare, Dosja H, Shtёpia botuese Naim Frashёri, Tiranё 1990, f. 141-142.
[18] Timo Mёrkuri, Identiteti iso- polifonik, Milosao, Sarandё, 2018, f. 154.
[19] Giuseppe Jubany, Raccolta canti popolari e rapsodie, Trieste, Tipografia del Lloyd austriaco, 1871.
[20] Shih punimin e Anton Nikë Bershës: B. Biondelli për poezinë gojore shqiptare. Në veprën e tij “Shumësia kuptimore”. Ese dhe vështrime. “Rilindja, Prishtinë 1990. Mendimet për poezinë gojore të arvanitasve Biondelli i kishte botuar më 1846.
[21] Shih Anton Nikë Berisha, Qenësi e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2019, f. 38 – 39.
[22] Shih Anton Çefa, Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik. Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
[23] Autori njeh në origjinal eposin sllav; përktheu nga gjermanishtja disa këngë të “Këngëve të Nibelungëve” dhe e bëri objekt studimi këtë epos (botuar në librin: “Njëmendësia e fjalëve – Mundësi interpretimesh letrare”, “Shpresa – Faik Konica”, Prishtinë, 2006). Gjithashtu, përktheu nga gjermanishtja dhe e plotësoi me shënime “Epin e Gilgameshit” (Prishtinë 1984, botimi i dytë Tiranë 1990, botimi i tretë, Tiranë 2008).
[24] Në librin “Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe”, (Rilindja, Prishtinë, 1998), Berisha trajtoi një varg çështjesh të rëndësishme si “Poetika e letërsisë gojore në krahasim me poetikën e letërsisë së shkruar” etj.
Në librin “Çështje teorike të letërsisë”, (“Faik Konica”, Prishtinë, 2005), ai trajtoi edhe këto çështje: “Ndërliqësia e natyrës së artit të fjalës”, “Veçantitë e tekstit letrar dhe të tekstit joletrar”, “Teksti poetik si komunikat dhe estetika e tij”, “Letërsi gojore, letërsi popullore ose folklor?”, “Letërsi e shkruar, e kultivuar ose artistike?”.
Autori botoi, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja dhe punime që lidhen me problemet e epikës gojore, veçmas me këngët e kreshnikëve.
[25] Shih Anton Çefa, Mendime të rëndësishme e fakte bindëse të origjinalitetit, të lashtësisë e të pasurisë tematike dhe gjuhësore artistike të eposit të kreshnikëve. Në Anton Nikë Berisha, “Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij” – Qasje këngëve të kreshnikëve. Faik Konica, Prishtinë 2008, f. 5 – 6. Shih dhe studimin e Anton Çefës, Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik. Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.