NË EMER TE CILIT POPULL…?!

0
438
Gjykata në Kosovë

Nga Binak MAXHARRAJ

/Amnistohet kupola e krimit në Kosovë?/

Sot ndodhi skandali me i madh i ndodhur ndonjëherë në këto 20 vite të fundit në gjyqësinë e Kosovës.

Gjykata themelote ne Prishtiunë sot i liroi si te pafajshëm kupolen e krimit të organiztuar në Kosovë. Kështu kjo gjykatë e tregoi turpin e vetë duke i liruar te akuzuarit në emër të popullit.

Klanin Pronto, i cili me aferat e tyre korruptive e patë tmerruar te tërë popullin. Këte e treguan edhe inçizimet me fjalë dhe zë të aktorve të Klanit pronto për kërqperdorimet e tyre, te cilat kjo gjykat i paska quajt se ato nuk janë fakte.

Kjo tregon se sa fort dhe thellë gjyqësia në Kosovë ka rënë në kthetrat e kupoles së krimit, te politikës, te kriminelve dhe bandave kriminele në Kosovë.

Ky gjykim ishte një farsë, një teatër skandaloz, ishte një turp, qe tregon së në Kosovë nuk funksionon drejtesia për kapësit e shtetit.