7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

KOALICIONI LVV-LDK MUND TË DËSHTOJË?!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nga: Binak MAXHARRAJ

Stuhi dhe mjegull po ndodhë rreth formimit të kalicionit midis dy partive, që deri dje ishin në opozitë LVV dhe LDK. U munduan të bëjnë koalicion parazgjedhor por nuk arritën, shkuan te ndarja ne zgjedhje. LDK e cila ishte e bindur qe do te dalë e para u deshpru, doli e dyta pas LVV. Votuesit kësaj radhe ia dhanë shkelmin PDK dhe AAK, te cilat i patën mbreh dhëmbët së do te dalin mirë ne zgjedhje. Ata ne këto zgjedhje donin ndryshime te thella, duke e votuar LVV dhe LDK, te të cilat i besonin këto ndryshime.

Pas gjurulldisë qe e bëri KQZ me PZAP për nxjerrën e rezltatit iu deshtën rrafsh 45 ditë të plota, derisa me numrime, rinumrime arritën ta nxjerrin nga përmbytja bishtin e PAN-it, Nismën. Këtu edhe ishte qellimi qe ate ta vejnë si pykë midis LVV dhe LDK.

Pas çertifikimit te deputeteve LVV dhe LDK, qe tre muaj nuk po negocojnë por po shtyhen mes vedi, se cila është më azgane, se cila po ia lë ngile njera-tjetrës. Dhe kaloi viti, erdhi i riu, nuk janë bërë as hapat e parë qe te arrihet një marrëveshje. Marrëveshja edhe mund te mos arrihet, sepse është vetë LDK, ajo e cila nuk don qe te këtë marrëveshje, i frigësohet ndonjë marrëveshje duke qitë spica dhe kungja andej e këndej, por thjeshtë nuk e don një mareveshje me LVV, sepse LVV është parti e pakorruptuar, e cila deshiron ta çojë verdiktin e votuesit deri ne fund, duke bërë ndryshime të medha, kurse LDK e korruptuar deri ne fyt përmes gardes se vjeter njësoi sikuse PDK dhe AAK, te cilet po e luajnë lojën e djallit, për te mos pasë marrëveshje.

Pse, s’do te këtë marrëveshje?!

Mund të mos këtë marrëveshje për fajin e LDK, sepse LDK gjatë gjithë këtyre viteve është futë në korrupsion te thellë, hiç më pak se sa PDK. Ajo thjeshtë nuk don, nuk deshiron të arrijnë një marrëveshje me LVV. Janë farsë kërkesat e LDK gjoja për pozitën e presidentit, më ngulim kërkojnë ata resorse, ku do të mbulonin korrupcionin e tyre.

I frigësohet LDK koalicionit me LVV, sepse me rastin e ndryshimeve të medha qe do te bëhëshin do te iu dalin duqat, do t’u dalin ato lidhjet korruptive në bashkëpunim me PDK dhe si e tillë do te kopromentohej edhe me shumë ne opinion, para anëtarësisë dhe elektoratit te vet. Dhe këtë LDK nuk dëshiron ta përjetojë dhe bën naze rreth ndonjë mareveshje me LVV, duke e shtyrë kështu formimin e qeverisë.

M’u për këtë arsye marrëveshja midis LVV dhe LDK mund të deshtojë, nuk do te këtë koalicion sepse në kërkesat për ndryshim qe po e kërkon elektorati, ajo i ka duart e përlyera dhe për te është e rëndësishme, qe kjo çështje te zhagitet deri ne zgjedhjet e reja, te cilat e din mirë se do t’i humbë, por mendon kështu se bile do ta ruajë fytyrën nga të palarat e përbashkëta me PDK.

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit