NJË URIM ME PLOTË SARKAZËM I HASHIM THAÇIT PËR VITIN E RI

0
359

Nga Binak MAXHARRAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot e ka mbajtur Konferencën e fundit për këtë vitë ne prag te vitit të ri. Se a do te jete kjo konferenca e tij e fundit mbetet te shihet, sepse rrejedhat politike ne vend ne vitin qe po vjenë mund të jenë ndryshe dhe plote dramatike.

Por më këtë rast dua t’i veçoi disa gafa, trambulenca të tij nga kjo konference me gazetarët, disa sekuenca qe ai nuk i thotë.

1. Takimet e Thaçit me Serbe dhe Ibrahim Rugova?!

E quan krejtë normale takimin e tij me Serbet sidomos me Vuçiqin dhe Daçiqin. Ai me serbe ështe takuar qe nga viti 1999, por ndoshta është takuar edhe gjatë luftës. Këto takime siç i ka bërë biletarale i paska bërë me insistimin e ndërkombëtarëve SHB dhe BE.

Por Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pa ndërmjetësimin e nderkombëtareve është përkulë deri ne gjunjë para përmendoreve serbe të rënë ne luftë nga “terroristet shqiptarë”.

Nuk e quajti normale takimin e Ibrahim Rugovës me insistimin e SHBA (Richard Holbrukut), kur ai me dhunë u takua me Millosheviqin. Nga hotelet luksoze të Rognerit, derisa Kosova po kallej ne flake, ai iu kërcënua Presidentit Ibrahim Rugova se ”do ta paguajë shtrenjtë këtë takim”.

Dhe ky kërcënim u tentua disa here te realizohet, duke bërë atentate ndaj Presidentit, por falë zotit u shpetoi te gjitha atentateve.

2. Gjykata Speciale dhe doreheqeja e tij?!

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Gjykatës Speciale për intervistim, në rast se i vjen ftesë. I lavderon luftetarët, qe po u përgjigjen thirrjeve të kësaj gjykate, e cila është themeluar për neglizhencen dhe insistimin e tij, sepse nuk ishte i zoti qe ne Kosovë te formojë Gjykate speciale për këtë qellim.

Por mbetet të shihet se a do të japë doreheqeje Hashim Thaçi nga posti i Presidentit, nese ftohet nga kjo gjykatë si i dyshuar apo si deshmitar. Kjo duhet te ndodhë sepse morali politik dhe ligjet nuk lejojnë, qe nje President te mbetet ne detyre, kur soralliset neper gjykata, ku denohen krimet e luftës.

3. Heqja e kufirit me Shqipërinë?!

Në këtë konference për shtyp në prag te vitit te ri 2020 Presidenti Hashim Thaçi e foton Kryeministrin e Shqiperisë për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, qe do te thotë për bashkim kombëtar.

E ftoj mikun tim, Edi Ramën, që të caktojë datën e heqjes së kufirit mes Kosovës e Shqipërisë pa pritur opinionin e cilitdo shtet, sepse ne jemi shtete sovrane dhe si të tillë duhet të marrim vendime”.

Ky është zgjimi i vonë i tij kombëtar për bashkim, por janë fjalë me shumë sa për te thënë diçka. Dihet Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq qe sa vite janë në trambulencë për shkaterrimin territorial të Kosovës. Ata iu bashkuan Vuçiqit për ta këthyer Kosovën kah Lindja, bënë plane, hartuan harta, skica për shkembim teritoresh, apo ndarje te Kosovës, kurse tani na del me tezën për heqjen e kufirit me Shqipërinë.

Por, miku i tij siç e quan ai Edi Ramën, po ia ngulë thikën pas shpine Kosovës edhe këto ditë me Mini Schengenin për Ballkanin përëndimor, ideator i se ciles janë Soroset dhe Serbia, për ta gllaberuar edhe në këtë menyrë Kosovën, duke i krijuar favore Serbise Serbomadhe, për dominim hegjemonist te pansllavizmit në Ballkan.

Në vend qe t’i kundështon hapas këto ide fashizoide te tradhetarit të kombit Edi Rama, ky qohet jerem bash në prag te vitit të ri, kërkon heqjën e kufirit me Shqiperinë, sikurse ai te ishte një hu gardhi, apo një kashtë e vogël. Po ky vete, ka harruar se Edi Rama nuk e pranon një gjë të tillë, sepse siç po shihet, ai ka plane të tjera për Kosovën, duke tentuar përseri, qe Kosovën ta fuse nën ambrellën e Serbisë.