MOS MA VRISNI ËNDËRRËN E LIRISË!

0
408
Bajram Bashota

Bajram Bashota

MOS MA VRISNI ËNDËRREN E LIRISË!

Mos ma vrisni ëndërren e lirisë
Që ndër shokuj ëndërr e harlisur
Shumë gjak u derdh mbi këtë dhe
S’dua kush për të ma besdisur
Pse po e vrisni këtë ëndërr vet
Pse po bëheni pis milet
Ëndrrës kahmotshme pse i bëjmë lak
A s’u derdh boll në këtë tokë gjak
Shumë shpirta të shitur e tradhëtarë
S’donë të dëgjojnë për heronj e luftarë
Donë t’ia prejnë rrugën bashkimit kombëtarë
Por moti ka filluar dasma e madhe
Në Preshevë e Iliridë e Dardani
N’Çamëri e Mal të Zi
Vallja ka mbërri tek nëna Shqipëri.
Veç miopet s’don me nie e me p
S’donë të bashkohemin vëllau me vëlla
Propaganda bëjnën anë e mbanë
Se tradhëtinë në shpirt e kanë.

JETË ME TABLETË

Zot, o zot!
jetë me tabletë
si qenka kjo jetë
jetë me tabletē
a i thuakan jetë
jetës me tabletë
çdo ditë soset tableta
rrezikohet edhe jeta
dikurë s’kishte tableta
por gjëllonte jeta
zot, o zot, kjo jetë
mund të gjëlloj
vetëm me tabletë
çuditet jeta në tabletë
a veç nga njê tabletë
po u varka kjo jetë
medet, medet
për kët jetë?!


BIRË GJILPËRE

Birë gjilpëre
është kjo jetë
të përbirosh
nuk është ĺehtë
kur të dalësh
në tjetrën anë
dy medalje të
jetës i gjenë
njëra përmban
plot ligêsi
tjetra tê mira pa kufij
zgjidh cilë të duash thot jeta
po e dyta është e vërteta.


HIPOKRIZIA

tregim

Shoqëria jonë hipokrite. S’e kam besuar kurrë se shoqëria hipokrizohet. Kam menduar se mund të ketë individë hipokritë, ama shoqëri hipokrite s’e kam besuar. Kahdo që sillesh hasë
në hipokrizi: në familje, nē shoqëri, në rrugë, në fshat e në qytet. Kudo që të shkosh vetëm me hipokrizi takohesh.

S’e kisha besue o njerëz, se shoqëria jonë është hipokrite e individi po. Ç’po ndodhë me shoqërinë : — a po infektohet nga hipokritët apo është vet hipokrte?

Hipokrizi në familje, hipokrizi n’shoqëri, hipokrizi n’parti, hipokrizi n’rrugë, hipokrizi n’kafene, hipokrizi n’parlament. Kudo që të shkosh, kudo qē të rrish do të takohesh me hipokrizinë atë fytyrë që shtiret e mirë, e virtytshme, e dashur por që sjell buzëqeshje hipokrite me qëllim që të mashtrojë e t’i gënjejë të tjerët.

Kësi shtirakësh mund t’i gjeshë kudo edhe në familje edhe në shoqëri edhe në rrugë edhe në kafene edhe gjithkund në shoqërinë shqiptare. Zot na ruaj prej shtirakëve e hipokritëve të shoqërisë tonë që nuk janë të pakët!


VETËM PAJTIM SJELL BASHKIMIN!

Vetëm pajtimi
e sjell bashkimin
ndasia ka sjellë robërinë
ka sjell fatin e zi shqiptarisë
përqarje ka sjellë fatkeqësi
o mendje krisur shqiptari
kështu na dëshiron armiku i zi
zgjonju nga gjumi Kosovë e Shqipëri
mos ndillni te dera armikun e zi
boll u derdh gjak për shqiptari
rroknu ngryk ju qeveri
lidhni besa besë për kët shqiptari
përqafonu me zemër si vëllau me vëlla
jepjani besen, besen e shqiptarit
mos t’u hypë n’shpinë kush çohet ma i pari
se kështu s’e ka pasë adet shqiptari
se pabesia do t’u mbinë edhe tek varri!