Tallje me figurat e profetit Muhamed dhe Jezu Krishtit dhe liria e shprehjes

0
977
Karikaturë - Muhamed

Artisti duhet të shprehet i lirë sepse këtu është themeli i demokracisë çelësi i shumë të drejtave të tjera. Kjo e drejtë në aspektin artistik duhet gjerësisht të shprehet, të mbrohet dhe ajo më së miri tregon veten kur shkon përjtej çdo cenzure dhe shtypi. Mendimi i lirë është parim që mbështet lirinë e individit i cili shpreh veprën artistike pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksioni ligjor.

Shprehja “liria e shprehjes” nganjëherë përdoret në mënyrë sinonime, por përfshin çdo veprim të kërkimit, marrjes dhe dhënies së informacionit ose ideve, pavarësisht nga mediumi i përdorur. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të mbajtur mendime pa ndërhyrje dhe për të kërkuar, pranuar dhe dhënë informacion dhe ide nëpërmjet çdo mediumi dhe pavarësisht nga kufijtë. Sot, liria e fjalës, ose liria e shprehjes, njihet në ligjin ndërkombëtar dhe rajonal të të drejtave të njeriut. E drejta është e përcaktuar në nenin 19 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenin 13 të Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 9 të Kartës Afrikane për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve.

A duhet ta tallemi përmes artit me figura profetësh? A garanton arti liri të shprehjes? Politikani holandez anti-Islam Geert Ëilders i është rikthyer planeve të tij për mbajtjen e një konkursi karikaturash tallëse për Profetin Muhamed, vetëm një vit pasi një nismë e tij ishte anuluar nga frika e sulmeve në Holandë. Në një mesazh në Tëitter, Ëilders u bëri thirrje njerëzve të dërgojnë karikaturat e tyre të profetit. “Liria e fjalës duhet të mbizotërojë mbi dhunën e fatva-ve islamike,” shkroi lideri i partisë më të madhe opozitare në parlamentin holandez. Ëilders hoqi dorë nga një konkurs i ngjashëm gushtin e vitit të kaluar pasi policia arrestoi një burrë, që kishte kërcënuar ta vriste pikërisht për shkak të idesë së tij.

Karikatura është një ilustrim humoristik që tepron ose shtrembëron thelbin e thjeshtë të një personi ose sendi për të krijuar një ngashmëri identifikuese të lehtë pamore.
Në literaturë, karikatura është një përshkrim i një personi që përdor ekzagjerimin e disa karakteristikave dhe thjeshtësimeve të dikujt.

Karikaturat mund të jenë fyese ose kompliment dhe mund të shërbejë për një qëllim politik apo të mirren vetëm për argëtim. Karikaturat e politikanëve janë përdorur shpesh në karikaturat editoriale, ndërsa karikaturat e yjeve të filmit janë gjetur shpesh në Revista.

Termi rrjedh nga fjala italiane caricare- për të ngarkuar apo të ngarkesës.
Kështu, fjala “karikaturë” në thelb do të thotë një “portret i ngarkuar”. Sipas Sam Viviano (Instruktor i karikaturës në Shkollën e Arteve vizuale në Neë York), termi i referohet vetëm njerëzve me pamje të vërtetë të jetës, dhe të mos vizatohen trillimet e karaktereve imagjinar, të cilat nuk posedojnë grupe objektive të karakteristikave fizionomike për të nxjerrë në referencë. Ëalt Disney barazohet animacion tij për karikaturë, duke thënë se gjëja më e vështirë për të bërë ishte që të gjindet karikatura e një kafsheje, e cila i përshtatet më së miri një karakteri të njeriut.

Liria e të shprehurit duhet të mbizotërojë dhe artistët nuk duhet të frikësohen nga asnjë lloj dhune që mundet të ju shfaqet. Mendimi në këtë kohë duhet të jetë i lirë dhe artistët duhet ta kenë atë të drejtë të tallen, ta paraqesin në formën e vet çdo figurë fetare. Pse artistët të kenë frikë ndaj kësaj? Në cilen kohë po jetojmë në mesjetë? Punimet e prezantuara janë karikatura aspak të ashpra e hiç më pak abuzuese me figura të njohura fetare.

Portreti i profetit Muhamed në disa nga këto vepra paraqitet i ashpër nga mjekra duke i dal gjarprinjtë. Punimi tjetër na shfaqet profeti me penis të fryrë duke biseduar me një vajzë të vogël afër e cila në duar mbanë një kukull. Në punim tjetër qëndron i ngulur në një laps të thjeshtë në vrimë të prapanicës derisa maja e lapsit simbolizon majën e xhamisë. Po të klikosh në google gjen edhe figurën e Jezu Krishtit karikaturë.

Riprodhimi i imazhit të Profetit Muhamed është tradicionalisht i ndaluar në islam, ndaj karikaturat e tij shihen si tejet fyese nga shumica e myslimanëve. Në 2005-së, gazeta daneze Jyllands-Posten guxoi me publikimin e karikaturave të Muhamedit, dhe kjo shkaktoi një valë masive demonstratash të dhunshme në të gjithë botën myslimane, si dhe disa përpjekje për të vrarë redaktorin e saj apo karikaturistin Kurt Ëestergaard.

Dhjetë vjet më vonë, në Paris, disa islamikë të armatosur vranë brenda zyrave të tyre 12 punonjës të revistës Charlie Hebdo, e cila njihej gjithashtu për botimin e karikaturave satirike të Muhamedit.

Ilir Muharremi, kritik i artit