O shqiptar, s’do mend se diçka nuk është në rregull me ty!

0
613
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Tragjedia në botën shqiptare nuk është shtypja dhe mizoria e njerëzve të këqij, por heshtja e njerëzve të mirë. Indiferentë. Indiferencë që është forcuar shumë edhe për shkakun se midis nesh ka edhe kalemxhinj-shakaxhinj që vuajnë nga çrregullimet e personalitetit, prandaj me shkarravinat e tyre të përditshme nëpër portale, ua kanë prish mendjen lexuesve të pafajshëm, duke i hutuar dhe shastisur me llafe të kota që vendin e kanë në qendrat psikiatrike. Prandaj indiferentët nuk dinë saktësisht kush janë autorët e letrave të mirëfillta, prej të cilave do t`u orientoheshin për veprime të menjëhershme, duke ua shkulur veshët hajdutëve dhe tradhtarëve që janë duke i shitur haptas trojet ilire-shqiptare.

* * *

Komentuesit e mirëfilltë janë njerëz me mendim të shpejtë, me mendje kritike dhe me gjuhë të mprehtë, të cilët, duke parë situatën nga një këndvështrim pa konflikt interesi, i afrohen publikut me ato që shohin.

* * *

Burra të çmendur në mediume. Psikopati është imitues. Kur lexoni për psikopatët, shpesh thuhet se atyre u mungojnë emocionet, kështu që kur ai shpreh emocione nuk është real, por imitim. Përkatësisht, psikopati ka mësuar duke vëzhguar njerëz të tjerë, ndryshe nga njerëzit normalë që ndiejnë ndjenja të vërteta. Ne njerëzit normalë nuk imitojmë kur shprehim ndjenjat, kur shprehim një ndjenjë, atëherë është diçka që është e vërtetë. Ne jemi në gjendje të tregojmë ndjenja të vërteta sepse kemi ndjenja të vërteta, por psikopatët nuk kanë ndjenja të vërteta, kështu që ato imitojnë. Ajo që është e frikshme për psikopatët është se ata janë në gjendje të imitojnë ndjeshmërinë në një mënyrë shumë bindëse. Ata kanë vëzhguar njerëz të tjerë për aq kohë sa që janë në gjendje të imitojnë çfarëdo, dhe kjo është e frikshme për shëndetin e të sëmurit.

* * *

Rreth personalitetit të kalemxhinjve që vuajnë nga narcizmi

Çrregullimi i personalitetit që vuan nga narcizmi është një diagnozë që ka të përbashkëta të caktuara me psikopatinë.

Disa besojnë se ky çrregullim i personalitetit ndodh si rezultat i përvojave të vështira në fëmijërinë e hershme, por saktësisht si ndodh kjo ka disa teori të ndryshme rreth kësaj. Një person me çrregullim të personalitetit narcist duket “i vetë-zhytur”, por është një përshkrim sipërfaqësor dhe tepër i thjeshtë. Në fakt, personit i mungon një perceptim i qartë i “Vetë” të tij. Si një përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar këtë, personi përpiqet në çdo kohë dhe në mënyra të ndryshme të sjellë ambientin për të konfirmuar ekzistencën e “Vetë” të personit, pasi mënyra e vetme që personi mund të ketë ndonjë të dhënë për ekzistencën aktuale personale është përmes mesazheve nga të tjerët. Konfirmimi dhe reagimi nga rrethina është natyrisht i rëndësishëm për të gjithë njerëzit, por për një person me çrregullim të personalitetit prej narcizmi, nevoja është dëshpërimi i egër, i pashpresë, pasi personi do të pushonte së ekzistuari nëse të tjerët nuk do ta kthenin vëmendjen e tyre ndaj të tillëve.

Sidoqoftë, një personi me atë çrregullim, në një kuptim i mungon mundësia të njohë personat e tjerë si qenie të pavarura. Kështu, ata nuk përjetojnë asnjë ngushtësi personale për të treguar respekt ndaj të tjerëve, dhe nuk kanë mundësinë normale të ndiejnë ndjeshmëri dhe sjellja egocentrike bëhet e rëndësishme për të përmbushur nevojën për vetë-afirmim. Sjelljet që mund të duken të respektueshme dhe/ose empatike, motivohen nga qëllimet e udhëhequra nga nevoja të vetëdijshme/të pavetëdijshme për vetë-afirmim. Kjo do të thotë, sjellja me sa duket e respektueshme dhe empatike e një personi me këtë çrregullim është një instrument i përdorur në mënyrë aktive në një lloj mashtrimi për të manipuluar mjedisin. Meqenëse një personi me këtë diagnozë i mungon një perceptim i qartë i vetvetes, personi ka vështirësi të ketë ndonjë kuptim ose mendim për diçka që nuk është drejtpërdrejt e rëndësishme për agjendën e vetë personit.

Prandaj, është e nevojshme të kopjojnë njerëzit normalë sa më mirë që të jetë e mundur kur bëhet fjalë për shfaqjen e cilësive personale. Vlerat, mendimet, shijet, mënyrat e të folurit etj., merren (kopjohen) nga të tjerët, dhe personi i sëmurë në vijim kryen atë që supozohet të përfaqësojë shenja të cilësive të mirëfillta, personale. Ata kopjojnë atë që ata e perceptojnë si të pranueshëm dhe me cilësi të lartë, sepse kjo mbulon nevojën e tyre madhështore për konfirmim. Nga kjo rrjedh koncepti i “vetvetes” së rreme, që është fasada me të cilën rrethohen. Kritika zbulon se kjo fasadë është shumë e cenueshme dhe për këtë arsye vlerësohet si e tillë si shkelje serioze. Shpesh, fjalimet (shkrimet) mund të tingëllojnë si “kopje & ngjitur” dhe duken të panatyrshme, dhe mbase absurde në kontekst “Shfaqja- prezantimi” mund të duket konfuze (hutim) për “publikun”, kështu që përshtypja përkeqësohet edhe më tej nga fakti se i sëmuri padyshim nuk vëren mungesë konsistence në deklarata.

Padyshim se ai (ajo) që lëngon nga çrregullimi i personalitetit, nuk duhet të përzihet fare në gjëra që nuk i di fare.