Ideologjitë e dështuara për shqiptarët

0
965

Muharrem Blakaj

1. Revolucioni i internacionales komuniste në Rusi në vitin 1917 krijoj ideologjinë komuniste. Kjo ideologji u përqafua në masë të madhe nga shtetet dhe popujt sllav. Disa militant shqiptarë të internacionales komuniste (sikur sot disa taleban e hoxhallarë mysliman) e morën si diçka të mirë që popullin do ta nxirrte nga mjerimi. Sllavët dukeshin jashtëzakonisht miqësorë me shqiptarët komunist (sikurse turqit dhe arabët me krijesat e tyre shqiptare sot). Kur ideologjia komuniste e mori pushtetin në Shqipëri, në emër të Stalinit, xhaxhi vrau, burgosi e internoj lulen e atdhetarëve për ta mbrojtur Stalinin dhe ideologjinë e tij.

2. Shqiptarët, në tokat e tyre të pushtuara nga sllavët me ideologji komuniste, u tradhtuan nga vëllezërit sllav komunist. Nuk ua njohën lirinë, (deri në shkëputje) për të cilën luftuan. Ushtria partizane Jugosllave i ripushtoj tokat shqiptare duke vrarë mbi pesëdhjetëmijë shqiptar (shih, masakrën e Bihorit, të Tivarit, të Drenicës e shumë të tjera). Komunistët shqiptarë u përulën para patronëve të tyre që paraprakisht ua kishin shpërlarë trurin dhe në të njëjtën kohë e akuzuan popullin e vet për tradhti ndaj komunizmit (siç po na akuzojnë sot emisarët shqipfolës turq e arab si popull i dalë feje). Por, sllavët nuk ishin të kënaqur me kaq. Gjenocidi vazhdoj duke vrarë, iniciuar e montuar procese gjyqësore… duke përzënë nga vendi drejtë Anadollit turk (marrëveshje turko – jugosllave, që edhe sot e kësaj dite është në fuqi), me mijëra familje shqiptare.

3. Për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, nuk luftoj baba Sulltan, as princat arab. Na lanë në mëshirën e të krishterëve. Për ta shpëtuar një popull të tërë nga gjenocidi i sigurt, ndërhyri Perëndimi i krishterë në krye me SHBA-të. Vëllezërit e “fesë” (Arabët që e themeluan islamin, dhe Turqit që na e sollën me dhunë e na e lanë kopil në derë) nuk e luajtën një gisht për të na ndihmuar. Asnjë shqiptar të vetëm nuk e strehuan, nuk i dhanë azil politik dhe nuk e pranuan në tokën e tyre të “shenjtë”, (përveç atyre që i kishin ftuar për t’ua shpërlarë trurin si dikur internacionalja komuniste që i ftonte militantët komunist shqiptarë, i lante e i shpërlante, e pastaj i kthente si bombë me sahat në atdheun e tyre). Pasi perëndimi i liroj tokat shqiptare të Dardanisë nga thundra barbare serbe, sulltanit turk ju kujtua marrëveshja e dikurshme me princat serb.

Për të vazhduar një luftë të armatosur për ta përulë arnautllëkun, dhe për t’ia kthye tokat arnaute carit serb, tani më nuk ishte as koha e duhur e as mundësia reale, sepse në luftë ishte pjesëmarrës perëndimi. Sulltani, përdori taktikën e dinakërisë (ashtu siç e kishin përdorur gjatë pushtimit pesëqind vjeçar paraardhësit e tij). Me njohjen e pavarësisë dhe dhënien e disa ashklave në formë ndihmash, i joshi krerët shqiptar (sikur bariu ogiçët) duke ua varë në qafë këmborën e islamit. Kështu, depërtoj thellë në mendjet dhe gjakrat e shprishura e naiv të turmave pa tru. Tani, terreni është i gatshëm. Po pritët vetëm një lëvizje, dhe tokat shqiptare, me vullnetin e atyre që e duan babën Sulltan, t’ia dhurojnë carit sllav, ashtu siç ia kishte dhuruar që nga viti 1878 e deri në vitin 1912.

4. Meraku që e ka Turqia dhe arabët për arnautët është i shtirë. Njohja që ia bëri Turqia Kosovës është me hile dhe në marrëveshje me Serbinë. Sa herë që Serbia i kishte punët keq me arnautët, në ndihmë i vinte Turqia. Që nga viti 1878 e deri në vitin 1912, ushtria turke humbi me mijëra ushtarë për tua grabitë tokat e tyre kryengritësve shqiptar e për t’ia dhuruar carit serb. Cari serb i mori tokat shqiptare peshqesh nga baba Sulltan, por i donte pa arnaut. Prapë në ndihmë i erdhi baba Sulltan. Ua hapi dyert arnautëve. Serbia përzë shqiptarë, Sulltani prano arnaut. I populloj shkretëtirat e Anadollit me racën më të pastër e më të bukur ariane.

Flitet së në Turqi jetojnë mbi pesë milion shqiptar, pa asnjë të drejtë (kurse shtetet perëndimore që pranuan shqiptar, jo vetëm që ua lejuan shkollat në gjuhën e tyre amtare, por ua lejuan edhe organizimet fetare dhe në shumë raste të financuara nga shteti). Se Turqia e ka me hile mbrojtjen e arnautëve, e tregon rasti i fundit: Përpjekja për grusht shtet në Turqi. Spastrimet e para dhe në shkallë të gjerë, baba Sulltan i filloj pikërisht mbi hierarkinë ushtarake me prejardhje shqiptare, mbi ata arnaut që janë brenda kufijve administrativ të shtetit të tij. Kurse udhëheqësit arnaut, jashtë administrimit të tij, i uron e i bekon për mbështetjen dhe përuljen puthadorë ndaj Sulltanit, dritës së Allahut mbi dhe. (shih: “Pallati i ëndrrave” nga I. Kadare)

5. Të dy këto ideologji, komunizmi rus e islami turk e arab, nuk kanë asgjë të përbashkët, e as të përafërt me kulturën, traditën e zakonet shqiptare. Që të dyja janë armiqësore, që kanë për qëllim zhbërjen e popullit më të vjetër në Evropë, e një nga popujt më të lashtët në botë (shih gërmimet arkeologjike). Mos kultivimi i traditës, zakoneve e dokeve bujare shqiptare nga ana e pushtetarëve dhe e udhëheqësve shqiptar, populli ka ngelë në mëshirën e erërave që fryjën nga lindja, e më shikimin të venitur nga perëndimi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “nuk hyhet dhëndër me hallate të huaja!

Nuk bëhet Shqipëria me ideologji (hallate) të huaja… i kemi (hallatet) ideologjitë tona. Vetëm duhet ti shfrytëzojmë, ti kodifikojmë e t’ia përshtatim kohës. Nëse, rastësisht, do të na mungonte diçka, (që është e pamundur të na mungoj) mund të huazojmë (apo të blejmë) nga të tjerët.