Quo vadis Edi Rama???

0
420
Edi Rama

Pajtim Xhelo, 25 dhjetor 2019 ·

Tashmë shqiptarët e mençur e kanë të qartë si buka që hanë se cili është Edi Rama, ky egocentrist, Narçiz dhe Neron. Dhëntë Zoti që të jetë vetëm Narçiz, sepse do hajë kokën e tij, po, jo, ai është edhe Neron, që po i vë zjarrin Shqipërisë dhe Kosovës.

Si guxon ky Kryeministër me një të kaluar aspak tradicionale shqiptare të veshi rroben e shqiptarit të mençur e të urtë, Gjergj Kastriotit, të Ismail Qemalit, të njerëzve të tjerë të mëdhenj të Kombit, të cilët historia ( jo vetëm jona ) i ka ngjitur në Piedestalin e Nderit dhe të Lavdisë?

Si guxon ky Donkishot( së bashku me Sançopançot e tij) të vrasi shpresën e shqiptarëve me veprimet e tij të çmendura e të pavetëdishme, aventureske e të pamoralëshme për Kryeministrin e një vendi demokratik, që po sakrifikon prej vitesh , duke dalë edhe nga fisnikëria dhe krenaria e tij, për të qenë pjesë e Europës, të cilës i përket historikisht dhe gjeogafikisht, po që për faj të njerëzve si Edi Rama, pa vizion, pa një bosht shpirtëror dhe psikologjik, me një përkatësi shumë të dyshuar të origjinës në ADN, është lënë nga Europa në një skaj disiplinor, si ai nxënësi që nuk bën rregullisht detyrat?

Ti Edi Rama je njeriu që hyre në një mënyrë aspak transparente në politikën shqiptare, përfitove nga Vakuumi i krijuar në një moment në Partinë Socialiste të Shqipërisë, për faj të njerëzve të pandërgjegjshëm si dhe për faj të Defektit në mendimin shqiptar dyshues për njerëzit e duhur në drejtim. Veç jam i bindur, ashtu si janë të bindur edhe të tjerë shumë, që kanë sy e shohin punët e tua, që nuk ke hyrë pa piksynyme të qarta e të përcaktuara. Veprimet e tua po e tregojnë qartë këtë.

Opozita shqiptare për shumë akuza në drejtimin tënd ka vënë pikën mbi ” i “, veçse ajo nuk e ka mësuesin e duhur që ta udhëheqi në rrugën paqësore, të urtë e të mençur për të hequr nga politika një njeri ambicioz, Narçiz dhe egocentrist, që po shkatërron Kushtetutën e Brishtë të Republikës së Shqipërisë, që po i rrëmben hapur të gjithë pushtetet, në emër të “Reformimit” të tyre për të qenë shëmbëllor në kryerjen e detyrave që caktojnë ndërkombëtarët.

I ndihmuar (nga paaftësia) edhe nga veprimet e nxituara e të pamenduara mirë të opzitës të drejtuar nga Lulëzim Basha, ti arrite të :
1 Krijoje një Parlament monist
2. Krijoje një qeveri jo të meritokracisë, po të servilokracisë dhe kusërisë.
3 . Krijoje një pushtet lokal tërësisht të ideuar dhe të udhëhequr vetëm nga ti. Asnjë gjë nuk bëhet në pushtetin lokal të të gjithë Shqipërisë pa urdhërin dhe mendimin tënd ” gjenial.
4. Krijoje një media vizive e të shkruar që mbijeton vetëm nën hyqmin tënd e të frikës që i ke kallur ti me shpirtin tënd hakamarrës të urrejtjes për gjithçka që fluturon e lirë.
5 . Krijoje një ligj elektoral hibrid, mes orientimeve të ndërkombëtarëve dhe interesave të çastit, pët t’i krijuar vetes hapsira të ” tokës së djegur ” për opozitën.
6 . Krijoje mundësitë që reforma në drejtësi të çonte ujë në mullirin tënd.
7 . Krijoje terrenin, me ndihmën e segmenteve të caktuara të diplomatëve të huaj ( ambasadave) për të formuar nj “SPAK ” me të kaluar të dyshimtë, që nesër të shpëtosh veten dhe servilat e tu nga gjykimi i mëkateve.
8 . Krijoje ” Lëndinën e Lotëve ” të Korçës në të gjithë Shqipërinë, me ikjen masive të të diplomuarve tanë në Perëndim, kryesisht në Itali, Gjermani dhe Angli ( pa përjashtuar SHBA).
8/1 . Krijove hapsira për eksperimente të qëllimëshme me hipotekat, të cilat janë shndërruar në ” Plagëne e Pashërueshme” të shqiptarëve, shumica e të cilëve kanë vdekur e po vdesin me dosjet nëpër duar, duke e paguar atë pronë që shpresojnë ta marrin disa herë më tepër nga vlera e saj reale. Me eksperimentet e tua duket e largët ( për të mos thënë e harruar) dita kur mund të rregullohet çështja e pronave, për të cilat nxjerr ligje përvit.Në Shqipëri nuk u jep pronat të gjallëve, grekëve u dhe tokat tona për të vdekurit.
9 . KRIJOJE KALVARIN PA FUND TË REFORMAVE NË ARSIMIN NË PËRGJITHËSI, E NË MËNYRË TË VEÇANTË ARSIMIN E lARTË, duke e kthyer shkollën në një ” Laborator me nxënë kavje”, duke ndryshuar tekstet mësimore( alternative ose jo) sipas orekseve të autorëve( pseudoakademikë) për tëp përfituar sa më shumë në kurriz të taksapaguesve.
10. Krijoje një sistem mjekësor jofunksional, joligjor, ku mjekët që punojnë në Spitalet Shtetërore, janë të punësuar edhe në Spitalet Private, duke i kaluar pacientët( më mirë t’i quajmë klientë!) në këto të fundit, për t’i boshatisur xhepat e shkundur të shqiptarëve.
11. Krijoje një klasë intelektualësh servile dhe të paaftë, që ta kesh shërbëtoren tënde të vetsakrifikuar, duke i detyruar intelektualët e vërtetë të ” vetpërjashtoheshin” nga misioni i tyre fisnik për t’i shërbyer : Kombit, lirisë së mendimit, demokracisë, ardhmërisë…Zhvillimit.
12. Krijoje një kope artistësh të patalentuar e pa vlera atdhetare e fisnike, duke i stimuluar ata e duke mënjanuar në varfëri e pamundësi vlerat e vërteta që nderojnë kombin dhe vendin.
13 . Krijoje njerëz pa personalitet të spikatur në administratën shtetërore, njerëz që t’u imponoje mendimin tënd të hallakatur mes cinizmit, egocentrizmiz, narcizizmit dhe ligësisë.
14. Krijoje një gjykatë speciale , personale me ligjin e famshëm Antishpifje, një ligj antikap dhe i papranushëm për një shoqëri civile, me mendim të hapur dhe të lirë.
15. Krijoje ura lidhëse antikombëtare për interesate e karrikes dhe emrit tënd. Heshte me Greqinë për çështjen Çame, për problemet e pensioneve të emigrantëve, për problemet e shkollave shqipe atje, për problemet e të drejtave të shqiptarëve të Greqisë që janë jo pak, po 4 milionë( veç emigrantëve të këtyre viteve), ndërkohë që ata kërkojnë të drejtat e një minoriteti të dyshimtë dhe shumë të vogël në numër. U pajtove në heshtje me farën e keqe të Janullatosit, kur ai dhe ortodoksia e tij e quajnë Himarën minoritet.

Me tentativën e ditëve të fundit për të krijuar një “MINISHENGEN BALLKANIK” I ÇORRE VETES MASKËN E ATIJ QË ” TË VRET NATËN E TË QAN DITËN”( Në të vërtettë ti të vrte ditën e të qan natën! ), sepse vetëkënaqësia për “sukseset” e arritura në vendosjen e monizmit në Shqipëri, duke e parafytyruar veten si Neron, të ka errësuar sytë( se arsyen ti e ke gjithë kohën natë!), dhe mendon se edhe shqiptarët e tjerë kanë syza të errëta dhe shohin atë që do ti të shohin. Gabon rëndë, se edhe pas xhamave të errët drita verbuese e qëllimit të keq dallohet.

Kujt i shërben Minishengeni, të cilin po e projektoni vetëm ti dhe Vuçiç?
Shqiptarët lëvizin thuajse në të gjithë Ballkanin, me përjashtim të Sebisë.
Atëhere është e qartë, i shërben SERBISË, ARMIKUT TË GJYSMËS SË KOMBIT TONË DHE TY, PËR QËLLIMET E TUA ANTIKOMBËTARE.

Ti z. Kryeministër do të përsërisësh historinë e tradhëtisë së Esat Pashëve e të tjerëve? Ti ose do të fitosh statusin e ” Liderit të moderuar” të rajonit, ose do të sigurosh sundimin tënd si monark në Shqipëri me ndihmën e armikut tonë të përhershëm, SERBISË, OSE DO TË BËSH PRESION JOLARGPAMËS NDAJ BE me minishengenin prosllav me : Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe ( ndoshta Bosnjën)… Pa Kosovën.

Përsëri me sllavët, duke tradhëtuar gjysmën e trupit tonë, Kosovën, të cilën serbi ( jo pa rusin) e mbyti në gjak, në terror, e përzuri nga vatrat e të parëve e sot nuk e njeh si shtet të Pavarur, po betohet edhe para Zotit se nuk do ta lerë kurrë Kosovën t’i iki nga duart.

Cila mund të jetë arsyeja e tradhëtisë ndaj gjakut tënd?

Tradhëtitë e Larta kanë vetëm një arsye të njohu historikisht : Përfitim Personal,

Ti e justifikon flirtin tënd me Vuçiçin për përfitime ekonomike, gjë që nuk është aspak e vërtetë në thelb. Më vjen keq me servilat që zvarriten pas hijes tënde dhe mundohen me ” qiqra në hell” të vërtetojnë rritjen ekonomike që do të sjallë flirti yt me Vuçiçin.. Ka një sërë argumentash që e kundërshtojnë këtë, tëcilat unë edhe mund t’i përmend, po nuk është vendi dhe ka të tjerë që mund të jenë më shumë bindës.

Me Maqedoninë, Kosovën, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjën ti ke patur deri sot mardhënie të ndërsjellta, të rregulluara në marrëveshje dypalëshe.

Përsëri del në plan të parë Serbia.
Dil hapur para popullit tënd dhe tregoi arësyet e vërteta të flirtit me Vuçiçin, me Serbinë z. Kryeministër i padenjë për popullin tënd.
Kjo që po kërkon të bësh është Tradhëti e pastër ndaj popullit dhe vendit tënd.

Ashtu si ishte tradhëti dhurimi i tokës shqiptare për varret e ushtarëve grekë.

Ashtu si ishte servilizëm dhe tradhëti ngritja e përmendores së ERDOGANIT.
kUJDES kryeministër : Armikut i jep gishtin, më tej ai të kërkon dorën, pastaj të rrëmben krahun e më në fund të flak tej si leckë pa vlerë. Po mos harro, se ke humbur respektin e popullit e të vendit tënd, ke humbur nderin dhe dinjitetin njerëzor.

Dhe mos të të shojë mendja që karriken do ta mbash përjetësisht.
Të duhet Aladini me Llampën magjike për ta realizuar këtë ëndërr.
Populli të ka zgjedhur për të pritur nga ti ato që të ka ngarkuar mbi shpinë, për ta çuar përpara. JO PËR TË BËRË ME KOKËN TËNDE, PA PËRFILLUR MADJE AS PRESIDENTIN E REPUBLIKËS QË ËSHTË kRYETAR I KËTIJ SHTETI (PAVARËSISHT SE CILI ËSHTË AI)

Qenia njëkohësisht Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, nuk do të thotë që mund të bësh si të të dojë qejfi me Shqipërinë. Më tepër se gjithçka tjetër, politika e jashtëme duhet të bëhet transparentë për të gjithë popullin.

Ti nuk je Luigji XIV i Francës së njëherëenjëkohe.
Nuk je i paprekshëm dhe një ditë ( mbase jo të largët) ata që sot të mbajnë ison, do të të përgatisin GIJOTINËN.

Largoju tradhëtisë që t’i shpëtosh asaj.

25 dhjetor 2019