O BURRA, NATËN E VITIT RI, BINI ARMIKUT TË PA BESË

0
369
Santa Claus me një vajzë

(Zanës Malit në parg të Vitit Ri 2020)

NGA KALOSH CELIKU

(E desha Unë si fëmijë
Cucën e armikut)

E desha si fëmijë, në Katund
Cucën e armikut. Klasë të dytë.
Bashkë ishim në bangë. Shkollë
Edhe, i huazonim lapsat. Gomat.

Asaj kohe kthehesha nga fusha
Majë qerreje me Babain para qeve:
E ngarkuar plot me duaj gruri.
Unë, hipur si gjel maje qerreje
Pranë portës saj i fryeja faqet:
Gjoja për t’u dukur më i bukur.

Asgjë nuk dija për armiqësinë
E familjeve tona në Katund.
Vite më vonë u regjistrova në gjimnaz
Dhe, u dashurova përseri në Katund
Cucën e Kodrës Tike. Majë, Gurit Zi.

Papritmas, ika nga dashuritë e Katundit
U arratisa në Shkup. Edhe këtu dashuri:
Shoqen e klasës. Që, e krahasoja
Me një këngëtare boshnjake. Autore
E hitit: “Në Çarshi më dërgoi Nana
Që, unë t’i blej kafe dhe duhan“.

Ika edhe nga Shkupi. “Bit – Pazari
Dhe, u arratisa në Prishtinë. Studime
Që, përpak desh më vranë dashuritë.
U ktheva në Shkup. Përsëri u dashurova
E shkruajta Librin: Gratë e mia besnike.

Qytet, në të cilin nuk dashurohem si Poet…

(Mesazhi i Vitit Ri 2019
me një gotë verë të kuqe)

Ora: 15:42?! Kolor. Një panoramë festive
Asnjë fjalë përurimi. Konfirmim Vitit Ri.
Numri njohur. Përgjigje: Gezuar Vitin e Ri
Suksese, n’jetë! Dashuri. Dhe, poezi!.K.Ç.

Ora: 22:31. Mesazhi: Një gotë verë. Gjak:
Mëkat, në shtrat me një gotë verë?! DJ.
I përgjigjem: I meriton dy shishe verë
Kryengritës, brez pas brezi shqiptar.
Që, deri Sot: Nuk e lidhi Krajl e as Mbret…

(Një pasmesnate Dimri
u strukëm nën ferrë
)

(Jetës dalldisur si nxënës në
Shkup: 1966/’67 – 1970/’71).

Ishim në Disko: Unë, dhe S. -ja
Gjithë natën kërcyem. U dehëm.
Pak para agimit, u mbyllë lokali
Unë, dhe S. -ja krahpërkrahu ikëm
Mezi e gjetëm rrugën për në shtëpi.

Dimër. Borë. Jashtë, bënte ftohtë
S. -ja, më thotë: strukemi nën ferrë!
Edhe, u strukëm. Dimër, i Madh
Shtëpi pa çati. Stuhia, trokiste jashtë.
Përçudi, nën ferrë: Gjetëm bar të thatë
E shkulëm me dorë. Jastëk nën kokë.
Shtroje Hoteli, nën Qiellin e hapur
Qilim me yje. E përcollëm Natën.

Agimin, e pritëm nën një ferrë
Dielli me rreze na zgjoi mesdite…

(Poezia është Një Grua Azgane. Që,
shtatë burra nuk e lidhin në shtrat)

Poezia, është Një Grua Azgane
Kur t’i teket më troket në Shtrat:
Edhe, hazdiset: Dolli ngre raki rrushi
Dy shtamba me verë të Hardhisë Nuse.
Zërin çon lartë pasmesnate për Liri
Dhe, lëmsh ma bënë Shtratin. Librat.

Poezia, është Grua e prapë. Azgane
Shtatë burra, nuk e lidhin në Shtrat!…

(Ehu Dëllinjat e mia
te “Parku i Grave”)

Ehu, Dëllinjave mia te “Parku i Grave”
Unë, dikur u fsheha kaçak nën gërmusha.
Netëve të Dimrit. Edhe, Ditëve Verës
E kalonim Natën. E prisnim Ditën:
Qafëpërqafe me Cuca. E Djemnusha.
Sot, jeni rritur. Jeni bërë koxha pisha
Në Shkup te “Parku i Grave”, mes luleve.

Ehu, Dëllinjat e mia te “Parku i Grave”
Sot, jeni rritur pisha. Unë, plak me mjekër.
Lakmi, ua kam Gjelbërimin. Përmendoret
Përderisa, Vetes mjekrën e Baba Shehut!

Dëllinjat e mia – pisha te “Parku i Grave”
Ende gjallë?! Përballë, sëpateve politike…

(Engjëlli Grua më pri para
Dy Tjerat përkrahu)

Herët, Sot mik i fitova Tri Poezi Erotike:
Një për Engjëllin Grua, që më pri para
Dhe, Dy tjerave që më mbajnë përkrahu.
Gji më japin me nga Dy shtamba nën Rrap
Fuqi kreshniku me Penë për Luftë. Liri.

Ditën e Nesërme, nuk kam asgjë të them:
Asnjë varg rrugaç. Asnjë poezi Erotike.
Përveç ,Tri Poezive Egra. Antologjike.

Në Kopështin e Shtëpisë, Gruas besnike:
Gjelbërim. Lule. Trëndafil, Dhe, një ftua…

(Unë kurrë nuk të braktisa
Atdheu im Burrë pa Grua)

Unë, kurrë nuk të braktisa Dje. Sot
Atdheu, im: Burrë, pa Grua besnike.
Edhe, kur xhindet më hudhnin nateditë
Dorë më dorë, majë lisave. Çative.

Gjithë Natën në Luftë si Poet rebel
E nxora vargun në vend të shpatës:
Armën time të vetme. Fushëbetejë
Dhe, i paloja në Libër si dëshmorë.

Unë, kurrë nuk të braktisa Dje. As Sot
Atdheu im: Burrë, ende pa Grua!
Edhe pse, në mua shkrepi Rrufeja
Qielli u ndez flakë. Dielli i mbuloi sytë.

Ende jam gjallë nën Rrap. Nateditë
Le të shkrep Rrufeja. Shiu. Bora.
Nuk më trembin. As lagin në Shkup
Përderisa, ende kam Rrapin. Vargun.

Unë, sot jam një Ujk Mali i egër
Rrunzën, e ha nën hije me vapë!…

(Punemadhe Sot më do vera
dhe Gratë e mia besnike)

Thirrje: Sot, i bëj Policisë Letrare
Dudumëve, këmbetru në legen!
“Shpëtimtarit” politik të shqiptarëve:
E dogjët banesën, në “Çair”. Shkup
Edhe “xhipin”, përpara dritareve?!
Dhe, dolët “trima” Lufte në “Serovë”
Zjarrin, Shtëpisë Babait. Korrët “fitore”.

Shkaku, se: Unë jam Poet rebel
Dhe, jo hajdut i pulave të Njerkës:
Nuk më do Nëna Parti. Xhadia
As, edhe Unë e dua për grua besnike.

Punemadhe. Raki Rrushi. Vera më do si burrë
Poezia erotike. Dhe, Gratë e mia besnike!…

(Mike pa fjetur me Dimrin
nuk zgjohesh me Verën)

Dimër. E ti me Miken jashtë
Pa shtëpi. Dhomë. Dhe, Zjarr.
Nuk keni ku ta kaloni Natën
Yjet në qiell, qafën zgjasin
Hënën e keni fener. Shtrëngatën.

Dimër. Mikja e shtron shtratin
Jorganin borë, mbulon kokën:
Zjarrin ndez me flakë. Shpuzë
Mes Dy shtambave kaloj Natën…

(O burra bini armikut të pabesë *)

Babai, në jetë: Dje, eci me Dy kobure në brez
“Nagëntin”, nateditë nën jastëkun me kashtë.
Patjetër, edhe dy “kashikara” serbi në struke
Mauzerrin me gjithë fishekë mbi kokë. Shtrat:
Nateditë, e ruante Derën e Oxhakut. Shtëpinë.

Unë, biri tij: Sot, eci pas Dy Shtambave verë
Dhiareve të Çelëvjollcës. Atje, mbi Garanë.
Dhe, Një Ibriku me Raki Rrushi. Katundi Çuke
Kryengritësin rebel, me Dy tyta në brez. Luftë.

Rrugë malore. Dhiare, kaçakësh… Histori.
Thirrje: “O burra, bini Armikut të pabesë!…

Shkup, 2019

*) Varg i Omar Khajamit nga Rubairat.


PASHTERKËKUQJA

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti e lash, Unë kurtizanen partiake
Shkaku, se: U shamë gjithë jetën:
Nuk u pajtua me Mua në Shtrat.
Ajo e donte “vëllazërim-bashkimin”
E, Unë, Poezinë erotike, një Natë!

Ditën e Nesërme, dolëm dy dashnorë pafat:
Ajo, iku me “vëllazërim-bashkimin”, përinat.
E, Unë me Poezinë në Qiell. Dhjetin kat…