“Psycho II” roman provokativ, plot epsh

0
406
Psycho I dhe II

Tashmë të gjithë keni dëgjuar për romanin horror “Psycho II” të Ilir Muharremit. Krahasur me pjesën e parë pjesa e dytë ngërthen shumë elemente erotike. Epsh, puthje, muzikë, vallëzim, çmenduri dhe përshkrimi është shumë poetik. Puthjet janë të ngadalta të shpejta, të çmendura, herë na duket pesonazhi kryesor i butë e herë agresivë. Në vazhdim po ju sjellim një fragment erotik nga ky roman:

Atyre shumë herë dashuria u duket e lehtë. Kam dëgjuar që femrat që puthin shumë, kanë një dobësi. Ato harrojnë, nuk mbajnë shumë në mend, kanë pak ëndrra, ose ëndrrat i kanë të shkurtra, zonjë. Të bukurën e shohim veç për një kënaqësi kaluese. Unë e mashtrova zemrën, e dhashë menjëherë, varësisht në atë se çfarë nxjerrin buzët e saj, shikimi, fiziku, nuk bën të mashtrohesh, zonjë. Unë e hëngra, u bëra skllavi i saj. Si mund të fitoja unë? Isha bërë shurdhmemec, i verbër, dhe ata që e kanë provuar e kuptojnë çmimin e paguar nga kjo…

Dëshiron të vallëzojmë edhe pse nuk e dua shumë vallëzimin, por po e provojmë e dashur. Lëshova një disk me muzikë të lehtë, por zërin e ngrita shumë, me qëllim që të mos dëgjoja kurrfarë gjëje nga ato që filloi të flasë kjo. Sytë i ngulita mbi të, filluam të kërcenim, shkonim nga njëri cep te cepi tjetër i dhomës. Gjatë vallëzimit puqeshim. Dorën ia mbaja te vithet, nganjëherë tentoja t’ia fusja gishtin e madh në vrimë të prapanicës, por ajo disi shtrëngohej, dhe kjo nuk më pëlqente fare. Sa herë që ndërrohej muzika, ne përndizeshim, rrezatonim shumë epsh.

Përnjëherë u lëshua një muzikë çmendurake, volumi ishte në kupë të qiellit, ajo m’u var e tëra pas trupit. Skenat filluan të bëhen sa dramatike e aq edhe erotike. Duart i ngritëm lart, putheshim dhe vetëm putheshim. Putheshim aq shumë sa s’kishte ku vente më. I hidhja hapat sa para sa mbrapa, ajo më shikonte drejt në sy. Muzika përnjëherë u shua. E vëreja se ajo ishte shkatërruar dhe kishte mbetur pa pikë fuqie. Por edhe mua më turbullohej, ndoshta pse kisha pirë shumë birrë. Volla, nxora gjithë birrën që kisha pirë deri atëherë. Vjellësira u shpërnda nëpër xhufkat e dhomës sime dhe stërkalat vëreheshin nën dritën ngjyrë të verdhë. U zbraza mirë e mirë, e drejtova trupin, i fshiva buzët me shuplakën e dorës. Gati plasa, zonjë. Do ta pastroj vetë të vjellën time, e di që e ke gërdi…