E dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!

1
722
Isa Mustafa

Shkruan: Florim Zeqa, 27.12.2019

Akti i parë i shfaqjes teatrale përfundoj në mënyrën më të paparashikuar. Loja e dyfisht e Isa Mustafës me deputetët e LDK-së e prodhojë kryeparlamentarin e ri nga Vetëvendosja pa marrëveshje paraprake.

Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së “përgjegjësive” siq po e proklamojnë këto dy parti, por si pasojë e egos për pushtet, përkatësisht për dominim ndaj njëra-tjetrës në qeverisjen e vendit.

Megjithatë, LVV për një nuancë u tregua më gjeneroze në ndarjen e “përgjegjësive”, përderisa LDK tentoj ta përligj një standard të pa shkruar kushtetues për futjen e postit të presidentit në marrëveshjen qeverisëse, praktikë kjo e mëhershme e LDK-së, e cila e bëri Hashim Thaçin president në këmbim të postit të kryeministrit për liderin e saj.

Në këtë aspekt, LVV-ja nuk i ka asnjë lloj borxhi LDK-së për postin e presidentit, dhe se ndarja e përgjegjësive qeverisëse do duhej të ishte e barabartë dhe pas asnjë kushtëzim shtesë siq e bëri LDK-ja.

Hipokrizitë e Isa Mustafës nuk kanë të ndalur

Deklarata plot hipokrizi e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se kinse “është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin”, e cila u pasua me votimin unanim të deputetëve të LDK-së, e dëshmoi dhe vërtetoj lojën e përgatitur në prapaskenë.

Sikur të ishte ashtu siq e tha lideri invalid i LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhte votimi unanim, do të kishim votim kundër dhe largim të deputetëve nga seanca e Kuvendit.

Nga akti i parë i shfaqjes teatrale në Kuvend, u shpërfaq në mënyrën më besnike loja e pasinqertë e liderit të LDK-së me elektoratin e LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre, nga e cila lojë, Vjosa Osmani na doli më shkrumbuar se asnjë kandidat tjetër i LDK-së.

Pas seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së Glauk Konjufcës për kryeparlamentar, Vjosa Osamni tashme ka mbetur kartë e djegur e LDK-së.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, atë Isa Mustafa planifikon ta shkrumbojë të tërën me propozimin për postin e Ministres së Punëve të Brendshme.

Këmbëngulësia e klanit të Isa Mustafës dhe Agim Veliut për marrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, është luftë për ta penguar luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në njërën anë, përderisa imponimi i Isa Mustafës për sigurimin e postit të presidentit e shkaktoi dështimin e arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë se re, aq të nevojshme dhe domodoshme për t’ju përgjigjur nevojave të kohës.

Interesat partiake e rrezikojnë të ardhmen e shtetit

Seanca inauguruese e legjislatures së VII-të e Kuvendit të Kosovës e shpërfaqi situaten paradoksale në të cilën ndodhet vendi.

U shperfaq loja e partive fituese të zgjedhjeve për grabitjen e posteve.
Përderisa LVV-ja e propozoj pa marrëveshje kandidatin për kryeparlamentar, deputetët e LDK-së, nën ndikimin e liderit të partisë e votuan atë unanimisht, duke i lënë derën hapur Isa Mustafës që të negocioj përseri me Albin Kurtin për postin e presidentit, pa llogaritur pasojat që mund të ketë vendi nga pazari i pistë për presidentin.

Isa Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit, fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani, duke paralajmëruar edhe djegien e LDK-së (me tërheqjën nga të gjitha postet ministrore), për të djegur kështu edhe vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për kryeministre e jo Isa Mustafën për president.

Vënja e LDK-së në pazar për postin e presidentit, e paraqet aktin më të shëmtuar politik të liderit të saj, i cili kinse po i mbron interesat e LDK-së, është duke e rrënuar në themel imazhin e saj politik.

Me lojen e dyfisht, Isa Muatafa i ka vënë në lajthitje të gjithë. Për të arritur qëllimin e tij karrierist, përveqse po e dëmton LDK-në, eshte duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi dhe shtetit në përgjithësi.

Albin Kurti bëri “hopa” pa e kapërcyer ylberin

Në anën tjetër, me zgjedhjen e kryeparlamentarit pa marrëveshje, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë për t’u bërë kryeministër; t’ia plotësoj dëshirën personale Isa Mustafës për t’u zgjedhur president në vitin 2021 ose vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kjo është forma më e vrazhdë e shantazhit politik dhe presioni me ekstrem për arritjen e qëllimit politik.

Këtë din dhe mund ta bëj vetëm një komunist i regjur dhe i kalitur gjatë në strukturat e regjimit pushtues serbo-jugosllav.

Pasi e dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!

Vënja në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi se Isa Mustafës nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetën interesi i tij personal, …ai është i gatshëm t’i djeg bashkëpunëtorët një nga një sikurse cigaret “Morava”, i përdorë deputetët vetëm si numra për llogaritje në Kuvendin e Kosovës për arritjen e qëllimit personal, për t’i hudhë më pasatj si lecka në shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e qytetarëve.

Vërbimi i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm dhe fokusimi pas postit të presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.

Një qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që ajo të fuqizohej në elektorat për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe, zgjedhjet do të jenë një mundësi e “mirë” që LDK-ja me Isa Mustafën ta thej rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!

Në ditët në vazhdim na mbetët të shihet se a bëri “hopa” Albin Kurti pa e kapërcyer ylberin apo do të realizojë Isa Mustafa planin e PAN-it për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

1 KOMENT

  1. Vjosa nuk është djegë. Ualbin Kurtogllû fitoi 16 000 vota ma shumë.
    Ualbini fitoi me votat e turistëve nga Diaspora dhe me votat e muslimaneve te BIKUT dhe La Bin Ote Dem it Mutrezit.

Komentet janë mbyllur.