POPULLSIA E ULQINIT NË VITIN 1919

0
1158
Pamje ekskluzive e Ulqinit nga Droni

Diskursi demografik

Dokumenti për popullsinë e Ulqinit në vitin 1919, që po botohet për herë të parë paraqet të dhënat nga Komiteti i Mbrojtjës Kombëtare të Ulqinit nënshkruar nga Zejnel Gjyli, dërguar Konferencës së Paqës në Paris, duke dëshmuar për numrin e vendbanimeve, popullsisë, familjet dhe strukturën kombëtare të popullsisë, që janë të dhëna me interes shoqëror e demografik për Ulqinin dhe rrethinën e tij, sepse kanë qenë të panjohura deri më tash për opinionin e gjerë.

Dr. Nail Draga

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris i ka zhvilluar punimet Konferenca e Paqës(1919-1920), ku janë marrë vendime për popujt e vendëve përkatëse sepse është përcaktuar statusi i shtetëve në hartën politike të Europës. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë delegacione të ndryshme të vendëve përkatëse, të përfaqësuar nga qeveritarët e kohës apo individë të tjerë, duke paraqitur kërkesat e ndryshme për qytetët, viset apo vendet përkatëse. Një veprim i tillë ishte i ligjshëm sepse mendohej se do të përmirsohej padrejtësia e definuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1912/13). Me një qasje të tillë ka marrë pjesë edhe delegacioni i Shqipërisë në kryesinë e Turhan Pashë Përmetit.

Por, në sajë të një dokumenti të datës 5 mars të vitit 1919, f.209, nga ana e Komitetit të Mbrojtjës Kombëtare të Ulqinit (Poue le Comite de la Defense Nationale de Ulqini), nënshkruar nga kryetari Zejnel Gjyli, ofrohen të dhëna statistikore me interes për popullsinë dhe vendbanimet e këtij regjioni.

Popullsia dhe struktura kombëtare

Në sajë të dhënave të publikuara del së popullsia e përgjithshme ishte 8190 banorë, ndërsa sipas strukturës kombëtare shqiptarë ishin 6590 banorë apo 80.46%, ndërsa 1600 ishin më përkatësi sllave apo 19.53%. Ndërsa sipas vendbanimeve me i populluar ishte Ulqini me 4861 banorë, ku nga aspekti kombëtar shqiptar ishin 3500 banorë apo 72 %, ndërsa sllavë 1361 banorë apo 28 %. Të dhënat e tilla dëshmojnë se popullsia sllave (pas vitit 1880) ka qenë e vendosur kryesisht në zonën urbane, ndërsa në zonën rurale, pjesëmarrja e tyre ka qenë simbolike, ku në tërësi ishin 239 banorë, apo 14.93% nga popullsia e përgjithshme, përkatësisht në 8 vendbanime rurale.

Kur bëhët fjalë për strukturën kombëtare të popullsisë në Ulqin në vitin 1919, theksojmë me këtë rast se ndryshimi homogjen i popullsisë shqiptare në Ulqin është realizuar pas vitit 1880, kur nga presioni i Fuqive të Mëdha, Perandoria Osmane ia dorëzoj Ulqinin Malit të Zi.

Ishte koha e koncepteve hegjemoniste sepse ndryshimi i strukturës nacionale të shqiptarëve ishte mision shtetëror i Mali të Zi, ku u realizu në praktikë kolonizimi me popullsi sllave. Kështu në sajë të dhënave nga viti 1881 e deri në vitin 1892, në Ulqin janë vendosur rreth 400 familje sllave. Ndërsa në të njëjtën kohë nga Ulqini kanë emigruar rreth 413 familje ulqinake, duke u vendosur kryesisht në Shkodër e Durrës në Shqipëri. Por, të dhënat për strukturën kombëtare të popullsisë në Ulqin dëshmojnë së në këtë regjion me gjithë angazhimin nga pushteti i kohës për kolonizimin e këtij mjedisi popullsia shqiptare ishte dominuese…

Vendbanimet

Në sajë të të dhënave të të dhënave të publikuara del se Ulqinin dhe rrethinën e tij në vitin 1919 e kanë përbërë 17 vendbanime, të cilët ishin: Ulqini, Bratica, Salçi, Krruçi, Pistulli, Kollomza, Zogaj, Shën Gjergji, Qurkaj, Reçi, Shtoji, Sutjela, Gorana, Pelinku, Mali i Brisë, Mozhura e Krytha.

Nga këto të dhëna del se në kuadër të Ulqinit(mendohët rrethinës së tij) del së ishin edhe dy vendbanime të cilët në kohën tonë nuk janë në kuadër të Ulqinit, e ato janë Gorana dhe Pelinku, që janë në kuadër të komunës së Tivarit. Këto dy vendbanime ishin në kuadër të Ulqinit duke marrë si kriter përbërjen kombëtare të popullsisë si dhe raportët shoqërore në të kaluarën. Të dhënat për vendbanimet përkatëse dhe shpërndarjën e tyre territoriale dëshmon për zonën gravituese, e cila edhe pas 100 vitëve pothuaj është identike, me disa ndryshime minimale në aspektin hapësinor.

Familjet

Sipas të dhënave të prezantuara gjithsej ishin 1560 familje ku sipas përkatësisë kombëtare nga to 1225 familje ishin më përkatësi shqiptare(78.52%) e 335 me përkatësi sllave(21.47%). Ndërsa sipas vendbanimeve më së shumti familje kishin Ulqini me 880 e nga to 650 shqiptare(78.31%) e 230 sllave(26.13%) si qendër i këtij regjoni, ku më pas nga vendbanimet rurale më numër më të madh të familjeve ishin: Shtoji me 121 familje, Gorana 80, Bratica 65, Shën Gjergji 52, Zogaj 52 etj.

Me interes janë të dhënat për madhësinë e familjeve dhe dallimet në këtë aspekt sipas përkatësisë kombëtare. Nga gjithsej 1225 familjeve shqiptare me popullsi të përgjithshme me 6530 banorë, del se një familje mesatarisht kishte 5.37 anëtar, ndërsa për familjet sllave mesatarja e tillë ishte prej 4.77 anëtar, ndërsa në nivel regjioni mesatarja e familjeve ishte 5.25 anëtar, duke dëshmuar se kanë ekzistuar familje të vogla, që për kohën paraqet çështje për hulumtim të veçantë socio-gjeografik.

Objektët e kultit

Në tabelën e prezentuar jepen të dhëna për objektët e kultit, sipas vendbanimeve përkatëse. Numri më i madh është i objektëve të konfesionit të përkatësisë islame e ato gjithsej ishin 15 xhami, ku nga to 8 ishin në qytetin e Ulqinit ndërsa 7 në vendbanimet rurale(Krruç, Pistull, Kollomzë, Zogaj, Qurkaj, Goranë e Krythë).

Ndërsa objektit e kultit kristian gjithsej ishin 7 kisha, e to në Ulqin 2 kisha katolike dhe 3 në rrethinë(Shtoj, Braticë e Salç), si dhe 2 kisha ortodokse në Ulqin.

Përfundim

Nga të dhënat e publikuara del së Komiteti i Mbrojtjës Kombëtare të Ulqinit ka prezantuar të dhëna me interes shoqëror duke dëshmuar qasje serioze për çështjet demografike në kohën përkatëse. Ndonëse të dhënat e tilla nuk janë nga ndonjë regjistrim zyrtar i popullsisë, ata ofrojnë pasqyren reale të kohës më të gjitha informatat e publikuara. Andaj të dhënat e tilla duhet të përdorën si referencë e domosdoshme kur do të trajtohen çështjet demografike për Ulqinin dhe rrethinën e tij, dhe si të tilla duhet të jenë pjesë e diskursit demografik në statistikën e popullsisë në këtë mjedis.

Ndërsa mbetët obligim profesional për studiuesit tanë që të vazhdojnë hulumtimet në dokumentacionin arkivor nga Konferenca e Paqës në Paris(1919-1920), me mundësi prezantimi të çështjeve tjera të panjohura deri më tash për Ulqinin në veçanti dhe shqiptarët në përgjithësi.

(Dhjetor 2019)