Kosovës i duhet një kurs i ri politik

0
957

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Të gjithë e dimë së ky pushtet aktual por edhe pushtetet përpara nuk kan punuar mirë për popull, dhe nuk kan punuar mirë për ardhmerinë e brezave që po vijnë. Është shumë lehtë të flasim së gjithçka është mirë e nuk është, por duhet gjetur alternativa të cilat na dërgojnë të një zhvillim dhe mirëqenje e përgjithshme. Secili shtet i ri i ka telashet e mëdha të shtetndërtimit. Dhe, natyrisht së të gjithë e kemi ditur së do të kalon një periudhë deri sa ti marrim sado pak këmbët. Por, tashmë kanë kaluar 17 vite pas përfundimit të luftës, dhe punët jo që nuk po shkojnë kah e mira, por ato kan marrë kahje negative.

Askush nga intelektualët, krijuesit, publicistët apo analistët politik, sigurishtë së nuk kan dëshirë ti numeroj dështimet, por shumë do të dëshironim që të shkruajmë dhe të flasim për të arriturat e Kosovës. Vendi nuk po ka më çka të krenohet shumë. Kanë stagnuar pranimet e reja të Kosovës si shtet. Kemi status kuo të proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike që janë lokomotiva e secilt shtet. Është krijuar një armatë e tërë e të pa punëve. Afër 30 përqind të popullatës po jetojnë skajshmërisht dobët.

Kishim migrim masovik nga Kosova, të cilat skena i kemi pa dhe i kemi përjetuar më rastin e egzodit biblik, nga forcat fashiste të Millosheviqit. Më qeversjën e PDK-së të Hashim Thaçit gjatë dy mandateve më shumë u punua për interesa përsonale së sa për interesa të përgjithshme. Kosova nga keqpërdoruesit dhe abuzuesit e pushtetarëve u katandis si është më së keqi. Gjithëfarë matrapazit i erdhi radha të ngjitet në pushtet të pa ndonjë përgatitje përkatëse profesionale dhe pa ndonjë pregaditje edhe morale.Është për të qudit fakti së si një njeri më afera të korrupcionit dhe më procese gjyqësore, ende mbetet në krye të Prizrenit! Bie pyetja qfarë shteti jemi duke ndërtuar?

Besoj së pajtohen shumica së po bëjmë një shtet shumë të dobët. Mos ti përmendi aferat që i kam përmendur më parë në shkrimet e mia, të shumë qeveritarëve dhe proceset e tyre gjyqësore, e të cilët si në bashqe të babës janë kthyer në postat e larta që i kishin. Kjo gjendje amullie ekonomike dhe politike, po vazhdon edhe nën timonin e qeverisë së Isa Mustafës. Kosova është futur në krizë përmanente institucionale, edhe pse këtë gjë pushteti binomial Thaçi–Mustafa kurrë së kan pranuar. Situata politike filloi të eskalojë në Kuvend dhe në rrugë më protesta të bllokut opozitarë, kur në Bruksel dhe në Vjenë u nënshkruan dy marrveshjët politike të dëmshme “Zajednica” dhe Demarkacioni.

Që të dyja këto marrveshje prekin statusin politik të Kosovës. U nënshkruan këto marrveshje nga dy poltronët politikë të ndërkombëtarve, Thaçi e Mustafa, të cilët moti kan shkelur më të dyja këmbët në dërrasa të kalbura. Nuk po luftohet krimi i organizuar dhe korrupcioni i niveleve të larta, edhe përkunder sygjerimeve të vazhdueshme të miqëve tanë ndërkombëtar. Ne fakt krimi dhe korrupcioni nuk mund të luftohen nga ata që vet janë bërë pjesë e tyre. Shumë afera të korrupcionit dhe krimit e goditën Kosovën, dhe pakë kush dha llogari para qytetarëve dhe para organeve relevante të vendit.

Nuk pamë as llogaridhënje morale politike. Ndasitë Pozitë–Opozitë po thellohën edhe më shumë. Demarkacioni më Malin e Zi është bërë mollë sherri, ose kafshatë që nuk do të kapërdihet lehtë. Pushteti nuk është duke u treguar i gatshem që kjo temë të trajtohet ashtu si duhet, së në pyetje është territori i Kosovës. Ky pushtet tash ka ardhur para aktit të kryer. Po të ‘lëshojnë pe”, jo vëtëm që do të përballën më reperkusione politike, por ishte dashur të ndjekën edhe penalisht për një veprim të tillë antikushtetues.

Ky pushtet pati sygjerime më bollëk së si të punohet mirë, pati formulime të ndryshme të cilët ishin lajtmotiv për ndryshime pozitive në vend. Kolumnistët dhe analistët politikë do të duhej që të ikin përkrahjeve politike karshi njerës apo palës tjetër, duke propozuar solucione gjithnjë të mira për shtetndërtim dhe mirëqenje. Kursi i deritshëm politik i kastës politike në pushtet ishte jo dobiprurës. Një kurs i ri politikë dhe i zhvillimit ekonomik, që do të bazohet më shumë në forcat vetanake, duke përzgjedhur ato resore më kryesorët e zhvillimit do të ishte shumë i shëndetshem. Kjo po mungon, së nuk po kujdeset askush për hartimin e ndonjë plani zhillimor afatgjatë, që është më së i domosdoshem për secilin shtet demokratik.

Asgjë nuk po i qartësohet opinionit më qëllime të caktuara politike. Madje, janë bllokuar gadi krejt investitorët e jashtëm të cilët do të bënin shumë për kapërcimin e krizës ekonomike, por edhe krizës politike. Pushteti aktual i pati në duar shumë mundësi që të luftonë krimin i çfardo natyre qoftë ai. E patë mundësinë që të gjëjë një menagjment sipas kritereve profesionale. Këtë punë Mustafa nuk po e bën. E ka mbushur qeverinë dhe vendet tjera kyqe më kuadro të miqëve dhe jaranave.

Më këtë mënyrë të punës nuk arrihet deri të rezultatet. Pa ndonjë plan nacional edhe të kontrollit nacional të kapitalit nuk kemi as shtet. Unë këtu apsolutisht nuk kam punë më njerëz, por më punën e tyre të deri tashme jo shumë produktive. Ekonomia jonë që shumë vite po sillet në rrethin e saj vicioz, pa ndonjë alternativë të saj serioze zhvillimore…