MEFISTOFELI I BALLKANIT DHE MINI SHCENGENI

1
713
Volter - zinxhirët

Xhelal ZejneliXhelal Zejneli

Në të ashtuquajturin mini Shengen, marrin pjesë:

– shqiptarët, dhe
– sllavët e jugut

Sikundër shihet, në takimet e mini Shengenit, shqiptarët marrin pjesë me popujt, me të cilët historikisht kanë qenë në konflikt. Me sllavët e jugut, d.m.th. me serbët, me malazeztë dhe me sllavo-maqedonasit, shqiptarët edhe sot janë në konflikt. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë populli më i diskriminuar i Evropës. Maqedonia vazhdon të jetë shteti më i nacifikuar i kontinentit. Po kështu të diskriminuar, janë edhe shqiptarët në Mal të Zi.

Sa i përket Serbisë, duhet thënë se ajo:

– nuk e njeh pavarësinë e Kosovës;
– vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të vetin;
– nuk e njeh tërësinë e tokave të Kosovës;
– nuk e njeh sovranitetin e Kosovës;
– i kanoset Kosovës me luftë dhe me ndërhyrje ushtarake;

– i përdor serbët e Kosovës si kolonë të pestë dhe për ta destabilizuar Kosovën, ushtron mbi ta ndikim destruktiv;
– bën çmos për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare,  në UNESCO, në Interpol;
– vepron pandërprerë për t’i bindur shtetet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta tërheqin njohjen;
– zhvillon marrëdhënie të ngushta me Rusinë, armatoset prej saj dhe afër kufirit të Kosovës përqendron forca ushtarake.

Kur është fjala për Kosovën, Serbia është shndërruar në peng të Rusisë. Beogradi bën çmos që “çështjen e Kosovës” ta paraqesë si një çështje ruso-amerikane. Për shqiptarët ndërkaq, puna e Kosovës nuk është veçse çështje amerikane. Është pikërisht ShBA-ja ajo e cila gati tridhjetë vjet investon në Ballkan vlera demokratike.

Serbia ndjek politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë). Një diskriminim i paparë në Evropë. Serbia i detyron shqiptarët e Kosovës lindore të shpërngulen që andej. Ajo është duke e kryer pastrimin etnik të heshtur të Kosovës lindore.

Për çfarë mini Shengeni mund të flitet kur Serbia e konteston shtetësinë e Malit të Zi. Me ndihmën e kolonës së pestë proserbe në Mal të Zi si dhe me ndihmën e Kishës Ortodokse Serbe, Beogradi bën çmos për ta destabilizuar Malin e Zi. Serbia e mohon ekzistimin e kombit malazez. Për çfarë mini Shengeni mund të flitet kur Republika Serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës, e mbështetur nga Beogradi dhe Moska, nuk e njeh Marrëveshjen e Dejtonit. Beogradi nuk e njeh shtetësinë e Bosnjës dhe Hercegovinën, ndërsa kreaturën fantonike të quajtur Republikë Serbe, synon ta shkëpusë dhe t’ia bashkëngjit Serbisë. Duke qenë se Kisha Ortodokse Serbe e mohon Kishën Ortodokse Maqedonase, nga kjo rezulton se Serbia ka pretendime edhe ndaj Maqedonisë së Veriut.

Pikëpamjet se popujt e Ballkanit nuk duhet t’i kthehen të kaluarës, por duhet të merren me të tashmen, nuk mund të vlejnë për shqiptarët. Janë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët ata që merren pikërisht me të tashmen apo me të sotmen. Shqiptarët merren me të tashmen dhe jo me të kaluarën, për arsye se:

– pretendime territoriale ndaj Kosovës, Serbia ka sot;
– shqiptarët e Kosovës lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), nga politika serbe janë të diskriminuar sot;
– shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull më i diskriminuar i Evropës, janë sot;
– shqiptarët në Mal të Zi, një ndër popujt më të diskirminuar të kontinentit të vjetër, janë sot.

Të mos merresh me çështjet e sipërthëna, do të thotë të durosh robërinë dhe skllavërinë.

    *    *    *

Në kohën e dy revolucioneve të mëdha serbe në vitin 1990 – jogurt revolucionit (revolucioni i kosit) që “shpërtheu” anembanë Serbisë, si dhe ballvan revolucionit (revolucioni i trungjeve) që “shpërtheu” në një pjesë të Kroacisë, u përshpejtua shpërbërja e kreaturës artificiale të Versajës – Jugosllavisë së AVNOJ-it (KAÇKJ-së) që ndryshe quhej edhe Jugosllavi e Titos. Kryetari i përtashëm i Serbisë, A. Vuçiqi, bashkë me pararendësin e tij, Tomisllav Nikoliqin, nëpër muret e ndërtesave të Beogradit ngjitnin fotografitë e kryetarit të Partisë Radikale Serbe – Vojisllav Sheshelit.

Uashingtoni dhe Brukseli e dinë fort mirë se në vitin 1993, Vuçiqi bëhet anëtar i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit, parti kjo ultranacionaliste, e cila i mohon malazeztë, boshnjakët, sllavo-maqedonasit dhe kroatët. Synimi i kësaj partie të Sheshelit dhe të Vuçiqit ishte që shqiptarët t’i dëbojë përtej Bjeshkëve të Nemuna. Po atë vit, Vuçiqi bëhet deputet i Partisë Radikale Serbe në Kuvendin e Serbisë. Në vitin 1995, 24-vjeçari Vuçiq bëhet Sekretar i përgjithshëm i partisë së Sheshelit, parti kjo që angazhohej për krijimine Serbisë së Madhe.

Në mars të vitit 1998, si përfaqësues i partisë së Sheshelit, Vuçiqi u emërua ministër i Informatave në qeverinë e Mirko Marjanoviqit. Marjanoviqi, serb nga Knini i Kroacisë ishte mbështetës i flaktë i politikës së kasapit të Ballkanit – Millosheviqit. Vuçiqi qëndroi në këtë post deri në vitin 2000. Gazetarët që kishin mendim kritik ndaj politikës së Millosheviqit, Vuçiqi i gjobiste, ndërsa mediumet e huaja që e stigmatizoni politikën e zjarrvënësit të Ballkanit, i ndaloi.

Është për t’u habitur sesi Vuçiqi nuk u kërkua në cilësinë e bashkëpjesëmarrësit në krime lufte, nga Gjykata Ndërkombtare e Krimeve të Luftës apo nga Tribunali i Hagës.

Në vitin 2008, Vuçiqi bëhet kryetar i Partisë Serbe të Progresit duke e zëvendësuar në këtë post sheshelistin e përbetuar Tomisllav Nikoliqin, i cili u bë kryetar i Serbisë. Kjo parti “e re” nuk është veçse ajo e vjetra, por me emërtim të ri. Është po aq antishqiptare dhe ultranacionaliste sa edhe partia nënë nga e cila doli. Duke “u shkëputur” nga partia e Sheshelit, shefi i ferrit Vuçiqi, deshi të vishej me lëkurë qengji.

*   *   *

Më 15 janar 1999 ndodhi masakra në fshatin Raçak të Shtimes, që në histori si dhe në arenën politike ndërkombëtare njihet si masakra e Reçakut. Në këtë masakër të kryer prej forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe u vranë 45 civilë shqiptarë. Këtë e konstatoi edhe shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori Uilliam Uoker (William Walker).

Më 27 janar 1945, trupat sovjetike e çliruan kampin nazist të Aushvicit në Poloni. Në prag të shënimit të 75-vjetorit të çlirimit të tij, kancelarja gjermane Angela Merkel, më 6 dhjetor 2019 vizitoi ish-kampin e Aushficit. Në “Murin e Vdekjes”, ku u qëlluan për vdekje mijëra të burgosur të kampit, Merkeli mbajti një minutë heshtje. Ajo e quajti holokaustin “ndarje nga civilizimi”. Është kancelari i tretë gjerman që viziton ish-kampin. Para gjysmë shekulli, më 7 dhjetor 1970, kancelari Vili Brant vizitoi Varshavën. Para viktimave të nazizmit ra në gju dhe në emër të kombit gjerman kërkoi falje. Sakaq, fotografia e kësaj skene mori dheun. Veprimi i këtij gjermani të madh u shndërrua në akt paradigmatik, sesi duhet të veprojnë në raste të tilla shtetarët e mëdhenj.

Menjëherë pas vizitës së Merkelit në Aushfic dhe Brikenau vjen deklarata e tmerrshme e Vuçiqit për masakrën e Reçakut. Më 7 dhjetor 2019, i mbështetur nga ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, Mefistofeli i Ballkanit deklaron: “Krimi në Reçak është i fabrikuar. Çdo gjë është falsifikuar nga ai mashtruesi i botës, hajni dhe gënjeshtari Uoker. Reçakun e kanë trilluar terroristët shqiptarë. Ky krim kurrë nuk ka ndodhur”. (?!)

Pas ca ditëve, mohuesi i masakrës së Reçakut shkon në Durrës dhe në Tiranë për të marrë pjesë në atë, që dikush e ka quajtur mini Shengen.

Veprimet dhe prononcimet mefistofeliane – diabolike, djallëzore, satanike, sotonike, të neveritshme, cinike dhe infernale të Vuçiqit s’kanë të sosur. Me rastin e dorëzimit të Çmimit Nobel shkrimtarit austriak me prejardhje sllovene Peter Handkes, Luciferi i Ballkanit, Vuçiq, më 11 dhjetor 2019 i dërgon atij urim me këtë përmbajtje: “I dashur mik Handke, Serbia Ju konsideron për mik të vërtetë. Çmimin Nobel Tuajin e përjetojmë sikur ta kishte marrë ndonjëri prej nesh. Krahas Ivo Andriqit, tani krenohemi edhe me një nobelist tonin”.

Këtë urim Vuçiqi ia dërgon njeriut, i cili i mbrojti edhe i arsyetoi sulmet ushtarake të Serbisë në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke e mohuar njëherazi  gjenocidin serb në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.    

Prijësi i djallit, Vuçiqi, sot hiqet para perëndimorëve si i moderuar dhe si politikan modern. Populli thotë: Ujku qimen e ndërron, por hujin jo. Për të treguar se i respekton vlerat perëndimore liberale, për kryeministre të Serbisë ai ka emëruar një femër me orientim gjinor të përzier. Uashingtoni, Berlini dhe Londra e dinë mirë se politika properëndimore nuk shkon paralelisht me orientimin prorus dhe me takimet e rregullta të Vuçiqit me Putinin. Është turp për çdo shtet të Perëndimit që ta pranojë në kancelarinë e vet Luciferin e Ballkanit – Vuçiqin. Është turp për çdo politikan dhe shtetar të Perëndimit, që të takohet me këtë prijës të djallit.

Me një Vuçiq si ky, mini Shengeni i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është veçse një utopi dhe iluzion. Mini shengeni nuk ëshë veçse një serbosllavi. Si i tillë, ose nuk do të mbijetojë, ose do të funksionojë formalisht.

Kur ky farë mini Shengeni mbahet në Serbi, atëherë udhëheqësit politikë të Kosovës nuk thirren. Kush bojkoton tani? Prishtina, të cilës nuk i dërgohet ftesë, apo Beogradi që nuk u dërgon thirrje udhëheqësve të Kosovës?! Udhëheqësit politikë të Kosovës, edhe po të donin të merrnin pjesë në një mini Shengen të mbajtur në Serbi, nuk do të mund ta bënin një gjë të tillë, ngase sakaq do të ishin ndaluar nga policia apo nga gjykatat serbe.

Brukseli, para se të ngulë këmbë për pjesëmarrjen e Kosovës në mini Shengen, duhet ta izolojë Serbinë dhe t’ia mbyllë dyert e integrimit. Ndonëse e udhëhequr prej kriminelëve të luftës, Serbia është bërë e përkëdhelura e Brukselit. Ç’paradoks?!

Duke qenë se Beogradi përpiqet të bëjë të pamundurën për ta dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës, atëherë Tirana zyrtare duhet ta rishqyrtojë qëndrimin e vet ndaj Serbisë. Marrëdhëniet me Serbinë, Tirana duhet t’i reduktojë në nivel më të ulët.

Interesi i kombit shqiptar është një. Nuk ekziston interesi i Shqipërisë dhe interesi i Kosovës. Ekziston interesi kombëtar shqiptar. S’ka fuqi në rruzullin tokësor që mund t’i detyrojë shqiptarët të mendojnë ndryshe.

Forcat majtiste globale bëjnë çmos që ndër shqiptarë dhe sllavë të jugut të promovojnë dhe të përhapin të ashtuquajturën multikulturë. Të gjithë duhet ta dinë se shqiptarët kurrë s’kanë për t’u afruar dhe për t’u vëllazëruar me sllavët e jugut. Trojet etnike shqiptare, që nga Kriza lindore e dytë (1878) e deri sot, janë nën pushtimin e sllavëve të jugut.

Mini Shengeni nuk e parandalon penetrimin e Rusisë në rajon, për arsye se Serbia është satellite politike historike e Moskës.

Pikëpamjet e ndërkombëtarëve: të organizojmë mini Shengen me qëllim që t’i përafrojmë vendet kundërshtuese të Ballkanit Perëndimor, janë të diskutueshme. Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Berlini duhet ta dinë se raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk rregullohen me qasje taktike: Të sajojmë një mini Shengen, t’i ulim në një tryezë palët e konfrontuara, t’i zbutim nga pak dhe në fund të arrijmë njëfarë zgjidhjeje. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rregullohen vetëm me qëndrime parimore. Kjo nënkupton që Brukseli të pushojë së ledhatuari Serbinë, ndërsa Uashingtoni t’ia bëjë me dije Beogradit se puna e Kosovës është  çështje e mbyllur dhe se Serbia s’ka alternativë tjetër përpos ta njohë pavarësinë e saj. Si shpërblim, Serbisë do t’i çelej perspektiva e integrimit në BE.

1 KOMENT

  1. Ka shume informata te sakta ne kete artikull, por ka edhe mendime qe perseriten disa here citoj:
    “– nuk e njeh pavarësinë e Kosovës;
    – vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të vetin;
    – nuk e njeh tërësinë e tokave të Kosovës;
    – nuk e njeh sovranitetin e Kosovës;
    – i kanoset Kosovës me luftë dhe me ndërhyrje ushtarake”

    Te githa keto mendime jane nje mendim: Serbia kërcënon Kosovën.

    Duke u bazuar ne kete artikull ti nuk po e kupton se: AMERIKA E ÇLIROI DHE PAVARESOI KOSOVEN. Pa AMERIKE, Rusia, Suedia, Franca, Serbia, Turqia do e shkaterronin SOT Kosoven…

    Ne kete artikull NUK shkruan se Vuçiqi eshte perkrahes i KOMUNISTIT Millosheviq, i MUSLIMANIT Erdogan.
    Nuk shkruan se ka edhe disa politikanë SHQIPTARË, që vellaun e Vuçiqit, Erdoganin, e kanë vëlla!!!

    Sipas deklaratave te tyre VUÇIQI, HASHIMI, EDI dhe ERDOGANI …jane vellazën… qe e kalojnë mirë ndermjet veti. Edhe kandidati per KM UALBIN Kurtoglüovski takohet ne Tyrkije me pismiletat Erdoganik, dmth. me Erdoganin… vëllaun e Vuçiqit, Edi Abu Ramës dhe Hashim Thaçogllüt!!!

    Pra: VUÇIQI, EDI ABU RAMA, HASHIM THAÇOGLLÜ, TAHYP REDEP ORANGUTAN, UALBIN KURTOGLÛOVSKI janë vëllezër…

    Ku eshte pra problemi me mini shengen…? Ska probleme… sepse vëllezerit po takohen per me i bo do rregulla per veti… rregulla vellazerore…

Komentet janë mbyllur.