EDHE NJË HERË PËR MINI-SCHENGENIN BALLKANIK

0
604

Arben Çokaj

Fakte të nxjerra nga të dhënat zyrtare dhe mediat serioze:

1. Mini-Schengeni Ballkanik është projekt Perëndimor, jo ruso-serb.

2. Mini-Schengeni Ballkanik është artikuluar nga Angela Merkel para 5 vjetësh në Procesin e Berlinit për prespektivën e zhvillimit për vendet e Ballkanit.

Shikoni videon, ku Angela Merkel me Barroso, e deklaron këtë iniciativë:

3. Mini-Schengeni Ballkanik mbështetet nga BE, si fillim me 1,2 miliardë Euro për projekte ekonomike në vendet e Ballkanit, që synojnë integrimin në BE.

4. Zyrtari i lartë amerikan Palmer (zv. Sekretar shteti për politikën e jashtme) dhe ambasadori amerikan në Gjermani, Grenell, që merren edhe me Ballkanin, e kanë mbështetur projektin.

5. 3 vende të Ballkanit, anëtare të NATO-s e pranojnë Mini-SchengeniN Ballkanik, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

6. 4 vende nga 6 vende gjithsejt në Ballkanin Perëndimor e mbështesin këtë projekt, kështu që ka gjasa të bëhet realitet. Projekti parimisht synon të jetë i ngjashëm me Schengenin në BE, ndaj ka marrë edhe emrin e tillë.

7. Kosova e Bosnje – Herzegovina janë të ftuara të marrin pjesë, por për shkak të mosbesimit dhe problemeve, që këto vende kanë me Serbinë, e kanë refuzuar pjesëmarrjen deri tani.

8. Mini-Schengeni Ballkanik është një projekt, që do të realizohet nga vendet e Ballkanit, sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, me qëllim rritjen ekonomike dhe shuarjen e mosmarrëveshjeve që kanë me njëra-tjetrën dhe përgaditjen dhe shpejtimin e procesit të integrimit në BE.

9. Vendet pjesëmarrëse në Mini-Schengenin Ballkanik janë të barabarta dhe sovrane. Ato do respektohen e njihen reciprokisht. Vendet që marrin pjesë me dëshirë, mund edhe të dalin me dëshirë prej kësaj marrëveshjeje, e cila synon avancimin e marrëdhënieve ekonomik mes këtyre vendeve.

10. Projekti nuk po bëhet në kokë të Ramës, e nga Rama, i cili përfaqëson Shqipërinë, por nga vendet e Ballkanit të interesuara për këtë dhe me mbështetje politike dhe ekonomike nga BE e SHBA.
—-
Tani kush është injorant, shan Ramëm, e shan këdo që mendon paksa më larg për integrimin rajonal, siç po i shohim këto ditë disa politikanë të papërgjegjshëm, apo analista që nuk bazohen mbi fakte, por mbi frikëm dhe mosbesimin që kanë ata ndaj gogolit Serbi! Ose stimulojnë gjëra të paqena, për interesa të caktuara.