7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

MINI SCHENGENI BALLKANIK, EKSPERIMENT POLITIK

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Nikë Gashaj

Integrimet ekonomike-politike janë të datës së re. Së pari Inicijativa Qëndrore-Europiane, ka zënë fill nga Quadrigonalia(Italia, Jugosllavia, Hungara dhe Austria) e themeluar më 1989. Gradualisht ajo është zgjerua dhe me disa shtete të tjera. Mirëpo, nuk ka arrijtur rezultate të dëshirueshme.

Bashkëpunimi ekonomik i Detit të Zi është themeluar më 1992, me nismën e Turqisë. E kanë themeluar 11 vende: pesë ballkanike, tri bregdetare të Detit të Zi dhe tri vende të Kaukazit. Antare është dhe Greqia. Po ashtu është themeluar dhe Banka e Detit të Zi për tregti dhe zhvillim me seli në Selanik. Pastaj janë themeluar Qendra ndërkombëtare për studime të Detit të Zi në Athinë, Qendra rajonale e Deti të Zi për energji në Sofi, Qendra për koordinim dhe shkëmbimin e të dhënave statistikore në Stamboll. Megjithatë, dallimet e mëdha ekonomike dhe shoqërore janë të disfavorshme për arritjen e suksesëve më të mëdha, sikurse janë ato në vendet homogjene.

Zona Qendrore europiane për tregti të lirë (CEFTA) është zhvilluar nga grupa e “Vishegradit”, të Polonisë, Çekosllovakisë dhe Hungarisë(1991) si Klub për presion për hyrjen e shpejt në BE.

Nisma për bashkëpunim në Europën Juglindore (SECI) është bër nga SHBA, më 1996. Ajo paraqet një orientim tipik amerikan për bashkëpunim pragmatik dhe nga pak ngjan në kushtet e planit të Marshallit. SECI nxit planifikimin e zhvillimit të tërë rajonit, përcaktimin e aksioneve të duhura dhe, natyrisht, të shpejtimit të iniciativës private. Anëtare janë dhe vende ballkanike. Pas nismjes së Paktit për stabilizim, SECI ka filluar të përfshihet në të.

Nisma Adriatik Jonian. Pë të e ka bër nismën Italia, më 2000, me qëllim për të forcuar dimensionin mediteran të BE. Fushat e bashkëpunimit janë: ekonomia, qarkullimi i mallërave, turizmi, bashkëpunimi teknik, mbrojtja e mjedisit, kultura, shkenca dhe arsimi, si dhe lufta kundër aktiviteteve ilegale. Antare janë vende ballkanike dhe Italia.

Pakti i stabilitetit në Europën Juglindore. Në vitin 1999, në kohën e bombardimit të Serbisë, ministri gjerman Joschka Fischher e ka bër nismën e pasluftës. Në atë kuadër është theksuar përshpejtimi i integrimit të plotë të atyre vendeve në strukturën e BE… me qëllim të anëtarsimit në BE. Fjala është për stabilzim, sigurim, demokraci dhe për zhvillimin ekonomik rajonal. Si anëtare janë parapa 28 vende të Ballkanit dhe të tjera, si dhe 16 organizata ndërkombëtare.

Shtetet e Ballkanit Prëndimor në mënyrë deklarative janë përcaktuar për integrime europiane. Por në BE nuk hyhet nëpër rrugë shkurtore, sikurse mendojnë disa politikanë të ballkanit. Por u duhet ti përmbushin kriteriet e përcaktuara përkatëse europiane.

Përsa i përket Nismës ”Mini Shengen”, jam i mëndimit se ajo është e parakohshme, derisa më parë të zgjidhen disa çështje politike në rajon, para së gjithash vendosjen e normalizimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, respektivisht të njohjes të tyre reciproke shtetërore. Ajo është çështje qëndrore e stabilitetit politik rajonal.

Disa njohje tregojnë se nuk është tejkalua ideologjia politike e viteve të 90-ta në Sërbi. Fjala është për ide të njëjta dhe për gjëndjen shpitërore mitologjike, por në një kohë dhe rrethana plotësisht të ndryshme gjeopolitike. Pra ka të bëj me një mitologji politike dhe ideologji, e cila gjithherë ka qenë e rrezikshme për paq dhe stabilitet rajonal. Andaj, është i nevojshëm diferencimi i politikës mitologjike dhe i asaj reale.

Mini- Shengeni aktual ka të bëj ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe ajo paraqet një eksperiment politik, meqënëse zhvillimi i integrimeve në Ballkan nënkupton përfshirjen e të gjitha 6 shteteve të Ballkanit Prëndimor, dmth. dhe të Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes e Hercegovinës. Pa ato shtete Iniciativa në fjalë do të përjetojë mossukses.

Përfaqësuesit e kësaj Nismë deklarojnë se ajo do të ketë një ” rëndësi të madhe”. Me fjalë të tjera, ajo do të mundësoj qytetarëve me kalua kufijt me kartë të identitetit. Në atë mënyrë do të mundësohet qarkullimi i lirë i madhërave, kapitalit, njerzëve dhe shërbimeve, si dhe të krijimit të tregut të punës. Më tutje shtojnë: se do të zvogëlohen humbjet me milona dhe pritja e gjatë me kamiona në kufij. Në lidhje me atë, parashtrohet pyetja, çka ajo do të thotë në praktikë, kur fare mirë dihet, se vëndet e Ballkanit Prendimor janë të vogëla, të prapambetua, të pa zhvilluara. Ato kanë: prodhim, relativisht të ulët, papunësim shumë të madh, treg të kufizuar, import më të madh se export, deficit permanent të tregtisë.

Më tutje, për çfarë tregu të punës, kapitali, industrie të zhvilluar dhe teknologjie bashkëkohore është fjala, kur prej atyre vendeve ikin dhe qytetarët e tyre. Në bazë të cilave burime konstatohet, se do të zvogëlohen humbjet me miliona, respektivisht, në lidhje me të, a ekziston ndonjë studim shkencor. Konstatimi i tyre, se nuk do të bëhet pritje e gjatë në kufij, a do të thotë ajo se nuk do të ketë kontrollim cilësore dhe adekuat në kufij. Në qoftë se bëhet ashtu, atëherë në kohën e krizës emigruese, natyrisht se do të ketë kalim ilegal nëpërmjet të kufijve, kontrabanda me madhëra dhe droga, si dhe aktivitete të grupeve kriminale.

Mund të konstatohet se pa stabilizim politik në rajon, nuk ka as bashkëpunim të suksesshëm ekonomik. Përkundrazi, gjithë çka tjetër paraqet gënjim apo mashtrim politik, respektivisht mund të supozohet se nismëtari ka ambicie dhe qëllime të tjera politike .

Ajo që paraqet befasi, çudi dhe shqetësim është fakti se Shqipëria e pranoi këtë nismë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq pa marrëveshje me Kosovën, u rreshtua dhe u bë parntner i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe pse jam i bindur se një iniciativë e tillë ka një prapavijë të dëmshme politike për Kosovën, respektivisht, gjoja e normalizimit të marrëdhënieve nëpërmjet të tregtisë së lirë, pa njohje shtetërore të Kosovës, por si në kohën e ish-Jugosllavisë, si Krahinë e Serbisë. Me fjalë të tjera, Sërbia bënë manovra për legjitimin e një gjëndje të tillë politike dhe për shtyrjen e njohjes së Kosovës. Ata kishte me u dashtë për ta ditur shteti shqiptar, por dhe partitë politike shqiptare në Maqedonin e Veriut që janë në koalicion me Kryeministrin Zoran Zaev.

Për një pohim të tillë, nuk ka argumentim më të mirë sesa një seri të Tribunave dhe Tryezave të rrumbullakta të mbajtura në muajtë e fundit të vitit 2019, në Beograd, ku kanë marrë pjesë një numër i madh i profesorve të fakulteteve të ndryshme të Serbisë, gjeneralë të pensionuar, përfaqësues të Kishës ortodokse serbe, dhe si temë diskutimi kanë pasur:”Reintegrimi ose caktimi i kufijve- diskutime për ardhmërin e Kosovës, të parapara si formë e metodë nëpërmjet të cilës për këtë çështje do të duhej të vihet deri te harmonizimi i qëndrimeve të opinionit intelektual serb dhe mbartësve të pushtetit politik serb.

Si përfundim nga këto tubime të elitës intelektuale serbe, mund të përmblillet në dekleratën e njohur të Millosheviqit:”Përsëri jemi para betejave dhe në beteja”, pra janë shpreh pretendime territoriale ndaj Kosovës, por atë kur të arrihen kushtet e përshtatshme, pra në momentin e volitshëm. Ata thonë se koha punon për ta, meqënëse ka ndërrime në planin global të marrëdhënieve të fuqive të mëdha, duke mendur para së gjithash për forcimin e Rusisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tyre strategjia më e mirë politike e Serbisë ndaj Kosovës është ngrirja e konfliktit. Opsioni tjetër është: nëse Serbia nën shantazh të fuqive të mëdha i duhet me lëshua pë dhe me e përmbush zgjidhjen e imponuar të tyre, atëherë ajo nuk duhet të nënshkruaj kurrfarë dokumenti detyrues, në mënyrë që në momentin e volitshëm historik, me të ”mirë apo me forcë” të bëj reintegrimin e Kosovës në sistemin juridiko-politik të Serbisë.

Tubimet e tilla serbe dhe diskutimet e pjesëmarrësve në to, dëshmojnë se serbizimi i madh kurr nuk shuhet, ai vetëm se qetësohet në rrethana gjeopolitike të pa përshtatshme për të. Andaj, shpeshherë maskohet si jo i rrezikshëm dhe anakron, duke i përdorur sikur vektor persona shkencor, kulturor, politikë dhe fetar, e në momentin e duhur kalon prej tyre në masat popullore serbe.

Mirëpo, sikurse ideologjia utopiste, serbizmi i madh është i gjallë, madje dhe në ato momente kur duket se nuk ka kurr farë shprese për të mbijetuar, e jo më për tu zbatuar.

Sot është e qartë, se Serbia e ka humb luftën me NATO-n në Kosovë, dhe e ka nënshkrua kapitulimin. Kurse, në anën tjetër, përsëri Kosova është nën mbrojtjen e NATO-së. Prandaj, disktimet e tilla nacionaliste nuk duhet të jenë shumë shqetsuese, por as të nënçmohen.

Çka duhet bërë?

Vetë fakti se organizimi i tribunave dhe tryezave të rrumbullakta për Reintegrimin e Kosovës në Sërbi, fletë për gjëndjen shpitërore të shoqërisë serbe, në veçanti të opinionit të saj intelektual. Idetë e tilla nuk kanë të bëjnë me një politik reale, por mitologjike, për çka nuk ka shërim. Për ithtarët e tillë pushtimi i tokave të huaja është detyrë e shenjtë dhe njëheri është arsyeja e vetekzistencës së tyre.

Kishte me qenë naivitet me i konsiderua tubimet dhe diskutimet e tilla si budallaki, sepse ideja e Serbisë së madhe sikurse një sëmundje epidemike ekziston dhe mbijeton tashmë disa shekuj dhe se gjithmonë manifestohet në kohën kur për atë arrihen kushtet e volitshme. Ajo mund të kapërcej dhe gjenerata, periudha të tëra, por kurr në të vërtetë nuk shuhet apo vdesë.

Përgjigja e vetme për këtë fenomen të politikës dhe idesë pushtuese serbe është që shqiptarët e Kosovës, institucinet shtetërore dhe të gjitha resurset shoqërore duhet të jenë të vetdijshëm në çdo moment ndaj saj; Kosova si shtet duhet në vazhdimësi të forcohet, mos me lëjua krijimin e rrethanave të tilla, në të cilat Serbia mund të orvatet për sendërtimin e idesë së saj për Serbinë e madhe.

Konkretisht për shqiptarët ajo do të thotë me qenë gjithmon vigjilent, të zgjuar dhe syçelë, por para së gjithash me i siguruar levrat e vetëmbrojtjes efektive dhe kapacitetet politike, diplomatike dhe ushtarake të cilat vetë idenë e agresionit serbomadh me e çvlerësuar dhe me e bër të pamundur të pësëritet. Në veçanti kosova në fushën e diplomacisë duhet të ketë kuadra me kapacicete të mëdha profesionale politike, me njohuri të larta empirike dhe teorike. Se ajo është me rëndësi për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me shtetet mike, aleate tradicionale e historike të shqiptarëve në botën bashkëkohore.

(Autori është politolog)

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit