Edi Rama është trashëgimtar i denjë politik i kriminelit Enver Hoxha

0
464

Nue Oroshi

Mini-shengeni ballkanik apo projekti i Akadamisë së Shkencave të Beogradit se bashku me atë të Moskës për dominimin serb në Ballkan dhe daljen e sërbeve në Adriatik nuk është projekt i ri. Ky projekt në një mënyrë apo tjetër është duke u munduar që të zbatohet nga Serbia dhe Rusia në trojët shqiptare tash e dy shekuj me radhë. Meqenëse ka dy dy dekada që mirrem me çështje historike të popullit shqiptar dhe duke qenë në krye të një projekti kombëtar shkencor dhe atdhetar të Trojeve te Arbrit aspak nuk jam befasuar me lëvizjet e fundit politike të Edi Kristaq Ramës.

Nuk jam befasuar për faktin se Edi Rama është pasardhës i denjë i vijës politike pansllaviste. Ai udhëheq një parti që është themeluar më, 8 nëntor 1941 nga politika pansllaviste e përfaqësuar prej të deleguareve të saj Dushan Mugosha, Milladin Popoviqi dhe Svetozar VukmanoviçTempo.Kjo treshe kobzezë për kombin shqiptar e vëndosi nje marionetë të pansllavizmit në krye të saj me emrin Enver Hoxha.

Ky tradhtar i kombit shqiptar Enver Hoxha një gjë e kishte bërë si duhet. Luftën dhe vrasjen e vëllezërve të tij shqiptar, atdhetarëve dhe nacionalistëve si dhe intelektualeve të shkolluar në Universitetet perëndimore. Dhe derisa ky vriste atdhetarët nacionalistë krahë për krahë me serbët nuk i mjaftonte vetëm kjo punë, vrasja e atdhetarëve nacionalistë vëtem mbrenda trevave të Shqipërisë londinoze por dërgonte edhe brigadat e tij që bënin Masakra të papara në Drenicë,e Dukagjin.Ndërsa një brigadë famkeqe e ka dërguar në Maqedoninë shqiptare për ta shuar kryengritjen e atdhetarit dhe nacionalistit shqiptarë Xhemë Gostivari.

Meqenëse forcat atdhetare dhe nacionaliste kishin dhënë urdhër që të vritet famkeqi Milladin Popoviqi dhe ky urdher ishte dhënë nga ideologu bashkimit të kombit shqiptar professor Ymer Berisha, heroi Ndue Përlleshi dhe heroina Marije Shllaku ky vendim i egzekutimit të Milladin Popoviqit zbatohet nga atdhetari dhe mësuesi Haki Taha i cili e vret Milladin Popoviqin.Tradhtari Enver Hoxha me vëndimin nr. 117 më, 5 shtator 1945 dekoron një seri antishqiptarësh të tërbuar si Milladin Popoviqin dhe Aleksandër Rankoviçin, edhe sot e kësaj dite këto vëndime nuk janë shfuqizuar.

Kjo luftë në mes të atdhetarve nacionalist dhe tradhtarve komunist nuk përfundon me kaq. Ajo vazhdon deri me vrasjen e udhëheqësve të Nacionalizmës shqiptare të kryesuar nga Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Llesh Gjon Marku, profesor Ymer Berisha, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Marije Shllaku, Ndue Përlleshi, Gjon Sereqi dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.

Ata që u habitën me aktin dhe tradhtinë e djeshme të tradhtarit dhe satrapit Edi Rama duhet ta dinë një fakt.Ky është në krye të një Partie Antikombëtare që më, 8 nëntor 1941 e themeluan Milladin Popoviqi,Dushan Mugosha e Svetozar Vukmanoviç Tempo.Edhe pse kjo parti në vitin 1948 e ndërroi emrin në Parti të Punës deri në vitin 1991 dhe që nga viti 1991 e deri me sot vepron me emrin Partia Socialiste e Shqipërisë në thelb është një parti antikombëtare e cila vazhdon rrugën e Milladin Popoviqit, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Koçi Xoxe, Svetozar Vukmanoviç Tempos dhe Dushan Mugoshës. Ashtu siç nuk kërkon falje për maskarat në Kosovë krimineli Aleksandër Vuçiç pasardhës i denjë i kriminelit Millosheviq, të njëjtën gjë e bënë edhe pasardhësi politik i kriminelit Enver Hoxha, Edi Rama.Ai nuk i kërkon falje shqiptarëve atdhetarë dhe nacionalistë për 47 mijë shqiptarë të vrarë gjatë luftës së dytë botërore ku 90% e tyre mbetën pa varre.

Krimineli Vuçiç nuk e pranon masakrën e Reçakut, Mejës dhe Korenicës,maskarën e Krushës se vogël dhe maskarat në Drenicë dhe në të gjitha pjesët e tjera të Kosovës kurse tradhtari Edi Rama nuk e pranon Maskarën e Tivarit, Bihorit, Qafës se Valmerit, Lumës,masakrën e Fabrikës se Duhanit në Maqedoninë shqiptare dhe shumë vrasje të tjera të zhvilluara me gjyq e pa gjyq nga komunistët shqiptarë, serb dhe rus. Populli shqiptarë duhet ta di që të dy janë të se njejtës vijë politike që ka qenë dhe është në shërbim të pansllavizmit ruso-serb tash e plotë 78 vjet me radhë. Mini-shengeni ballkanik nuk është asgjë tjetër përveç që krijimi dhe hapja e mundësisë së Serbisë për dalje në detin shqiptar dhe përmes metodave të tyre shfarosëse të gjenë mundësi që përmes Rusisë dhe Kinës ta dobësojnë orientimin e shqiptarëve drejtë Evropës dhe Amerikës.

Meqenëse tash nuk ka organizime ushtarake të atdhetarëve shqiptarë në trojet shqiptare për t’iu ndal hovin këtyre forcave të errëta pansllaviste një fakt duhet të dihet.Shqiptarët kanë ditur në momente historike të vetorganizohen dhe ta mbrojnë vetvetën në rrethana të vështira. Edhe sot do të dalin forca atdhetare që do ta mbrojnë kombin shqiptar nga këto hijena ballkanike. Kur e them kombin shqiptar nuk e kam fjalën vetëm tek Kosova apo Dardania por do ta mbrojmë edhe Shqipërinë londinoze mos të bijë nën thundrat e politikës pansllaviste ashtu siç ra më, 8 nëntor të vitit 1941, ku lindja e diellit shqiptar u orientue kah lindja e jo kah perëndimi.

Edhe diaspora shqiptare nuk duhet të rri duarkryq por t’i hapë sytë se nuk do të jetë e largët dita kur të ipet kushtrimi për mbrojtjën e trojeve etnike shqiptare për ndaljen e dominimit të politikës pansllaviste në Trojet Shqiptare. Shqiptarët duhet te integrohen për në Evropë. Kurse Edi Rama e ka rrugën e hapur që të jetoj në Beograd. Madje atje ta zgjedhë edhe ndonjë varr tek vëllezërit e tij ideologjik.