NGATËRRIMI I PUNËVE MIDIS MINISTRIVE?!

0
512
Hashim Thaçi - Behgjet Pacolli

Skandaloze:

Nga Binak MAXHARRAJ

Tash u muar vesh edhe publikisht se pse Ministria e jashtme tregoi përformancë shumë të dobët në punët e jashtme. Kjo ministri e udhehequr nga Behqjet Pacolli nuk qenka marrë më punët e diplomacisë. Mu për këtë kjo ministri ishtë më plotë afera dhe skandale në arenën ndërkombëtare, për gati tri vite nuk e solli asnjë njohje kurse Daçiqi ia çkapi 15 çnjohje. Ishte e mbuluar më një staf diplomatik të pa afët, të pa shkolluar, pa përvojë, më kuadro partiake dhe nepotizëm.

Për habinë e të gjithëve Ministria e jashtme i paska kryer punët e Ministrisë së mbrendshme dhe asaj të drejtësisë. Doli skandali së ajo i paska “mbledhur” mbi 10 mijë dosje më dokumente më prova për krimet e luftës të cilat ia paska dorëzuar prokurorisë se shtetit.

A mos është kjo çmendi qe krejt stafi i Ministrisë së jashtme qenkan shëndrruar në policë, apo më agjentura sekrete për të mbledhë prova për kime lufte nga ana e Serbisë.

Nga ana tjëtër më çka qenka marrë Ministria e punëve të mbrendshm dhe ajo e drejtësisë përgjatë gjithë kësaj kohe kur punët e tyre i paska kryer Behgjet Pacolli në ministrinë e jashtme?!

Këtu diçka nuk funksionon!

A ishte në dijeni Qeveria dhe kryemknistri për për këtë skandal anti ligjor dhe kushtetetues dhë pse nuk ka patur reagime?!

Ky rast, ky skandal shtetëror dhe diplomatik duhet të hetohet me procedurë të shpejtë dhe efikse nga ana e prokurorisë së shtetit, duke i intervistuar stafin në këtë ministri nga ministri Behgjet Pacolli e deri të stafi diplomatik dhe të merren masa adekuate ligjore për këtë veprimtari kriminele të kësaj ministrije.

Kështu veç na dijmë më e ba horë shtetin, kur i emerojmë njërëzit e padijshëm më refetenca partiake që mërrën më afera dhe skandale.