“Boshko Buha”, president i ardhshëm

1
500
Albin Kurti, fitoi - 06.10.2019

Pozita e Presidentit ka qenë “mollë sherri”, deri në këto qaste, që ka ngadalësuar formimin e koalicionit dhe krijimin e qeverisë se re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Nga Bekim Rexhepi

Të gjithëve na kujtohet konflikti verbal mes presidentit Thaçi dhe ushtarakut e, anëtarit të LDK-së Anton Çuni-t, para komisionit hetues ndaj Presidentit Thaçi në lidhje me Dëbimin e Gylynistëve, në mënyrë të paligjshme dhe mizore.

Hashim Thaçi si president në këtë konflikt me të gjithë, atë kohë ju drejtua edhe Anton Çunit, në mënyrë përçmuese si një njëri i ngjashëm me personazhin e filmit serb “Boshko Buha”, madje në interpretimin e Thaçit, Anton Çuni ishte një dezertor si ay.

Tani kur pozita e Thaçit do të luhatet nga përzgjedhja e parakohshme e presidentit të ri, që sipas të gjitha gjasat kjo tashmë veçse është futur në agjendën e përbashkët të të dy subjekteve politike, që po presin edhe finalizimin e koalicionit qeverisës.

Pozita e Presidentit ka qenë “mollë sherri”, deri në këto qaste, që ka ngadalësuar formimin e koalicionit dhe krijimin e qeverisë se re, të udhëhequr nga Albin Kurti.

Të gjithë në LVV, janë të bindur se presidenti koncensual mund të jetë në tavolinë e negocimit për tu pajtuar edhe para kohe, por që më parë kërkohet të dihet i nominuari, paraprakisht të dihet për të. Dhe vetëm pasi të kemi të nominuarin, mund të dakordohen për një unanimitet edhe sa më të gjerë, kështu që ay të mund të garantohet për tu zgjedh.

Anton Çuni është një figurë e pëlqyer edhe nga Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar edhe në të kaluarën figurën dhe karizmin e Anton Çunit. Tani, sipas të gjitha gjasave Hashim Thaçi, do të mund të përballet me “Boshko Buhen”, siç e quante ai duke dashur ta fyente atë. Por Anton Çuni do t’ia marrë postin dhe do ta pensionoi edhe para kohe. Nëse edhe gjykata nuk do të marri masa ndaj të bëmave të tij të deritashme kundrejt proceseve denigruese në vend që u udhëhoqën nga Hashim Thaçi, një udhëheqës më kontroversë në skenën politike të Kosovës.


Erotika politike e Albin Kurtit

Nga Bekim Rexhepi

Forcat jo proporcionale dhe shumë ideologjike sikur kanë krijuar kataklizëm besimi tek njerëzit dhe disi individualizmi politik ende rishfaqet më me fortesë në podiumin e politikë-bërjes. Nganjëherë, duket e turpshme lufta dhe uzurpimi i podiumit politik, se kush ka luftuar dhe se kush e ka shijuar “lezetin” e mbipodiumit.

E turpshme mbetet po ashtu edhe për historinë se kush ka hipur mbi podiumin e politikës, për kaq vite, individ dhe njerëz që pos profesionit të bariut dhe bodigardit, librin dhe dijen e perceptojnë ende si mjetë të rënduar dhe me dhimbje koke. E vërteta, duket kondita më e vështirë në përballje me realitetin, ajo na vije e ashpër në të gjitha leksionet, por siç ngjau përballja më të, bëhet e lodhshme, mbase edhe për kohë të tjera ajo e vërteta nuk do të shalojë rehat.

Dija, nuk mund të jetë objekt dhurate, ajo fitohet ose edhe rrëmbehet me sakrificë nuk mund ta saktësojmë se ae e fitoi apo e rrëmbeu Albin Kurti dijen? Një lider që hy në aksion politik me rrëmbim dhe sakrificë dije, ai sot është njeriu më i votuar në vend dhe për këtë ka investuar mjaftueshëm. Ka admiruar të tjerë njerëz, jo vetëm brenda gjeografisë shqiptare. Sjellja e tij duket e pështirë për akcesin politik, por sot e ka fituar duelin më të, është një lider qe ka 2 milion banor, por qe duket se vije i përgjegjshëm sikur ta kishte 10 fshin e tyre. Vërtetë ka një erotik politike që do të tërheq në përmasa xhelozie.

Politika me argumente dhe ndërthurja e situatave e bënë Albin Kurtin të jetë tërheqës dhe kjo tërheqje sikur ka manin e erotikës, ngaqë vetëm erotika tërheq në mënyrë imagjinative, por erotika e politikës se Albinit, ka edhe një dimension tjetër goxha interesant dhe sfidues në kohë edhe për politikanë të tjerë të pas Albinit. Mbase dhe gjithsesi ata që do të vijnë ose synojnë sfidën me Albinin duhet të jenë më erotik, në kuptimin për nga dija dhe ndërthurja e argumenteve politike. Ndryshe e kanë të vështirë ardhjen në podiumin politik.

Pse nuk mund të kemi një koalicion bashkëqeverisjes, sepse e gjykojmë që vërtetësia e distancave ekziston që nga opozita në opozitarizëm, dhe për këtë retorika dhe deklaratat nuk kanë përmbajtje, madje mbesin në atë nivelin e përdorshëm që absolutisht nuk kanë një seriozitet për realitetin dhe kërkesat publike të shoqërisë. Në këtë logjikë mendoja dhe po të mendoja më shumë, bashkëqeverisja duhet të koinçidoj në praktikën e ndryshimit të gjërave shpejtë sepse vendi ka rënë shumë poshtë, madje në të gjitha segmentet shoqërore.

Më nuk është e rëndësishme të zgjedh si t’i kundërvihesh për tu treguar më pastaj se ke një zgjidhje kundrejt zgjidhjes aktuale, më këtë teorinë recidive se edhe ne dimë të bëjmë politik, kur provat të nxjerrin aty këtu dimenzinalisht me ata që u ndëshkuan si “kopukë politik” dhe tej-të “inteligjent në krim e korrupsion”, ç’të duhet solucioni këtu.

Pra, nga kjo gjendje e përshkueshmërisë nuk mund të diktohet fituesi i zgjedhjeve për ndryshim. Ngërçi për presidentin e vendit para marrëveshjes për qeverinë dhe bashkëqeverisjen ka vetëm një qerre që të qon në pazarin e hudhrave. Para se të hyjmë tek magjia e hudhrave të ndajmë bukën për të uriturit rreth tavoline sepse kjo ka rëndësi para, hudhra më vonë, më pastaj.

Mbase çuditërisht nekrotomi politik do të na sugjeronte se “babai gjysmë i vdekur”, i partisë nuk na ngjallë shpresat dhe nuk na le gjasa të ndryshojmë, për këtë punëtoria politike duhet të qajë rrugën e ngërçit politik dhe vendi të ecën, siç duhet ndershëm dhe krenar në rrugën e tij. Le ta kuptojmë sepse domosdoshmërish duhet ta kuptojmë ndryshe, ngaqë nuk mund të jemi ndryshimi vet pa nisur nga motivimi për të.

1 KOMENT

  1. Bekim Rexhepoviqi,

    ne ty, okupimi shkavell ka lane vragë të thellë, sepse ende je ne kry shkavell… meqenese mirresh me emra shkavellik…

Komentet janë mbyllur.