Horrori në “Psycho II” është ekstrem

0
379
Ilir Muharremi - Psycho II

“Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen”

Tashmë romanin e ri “Psycho II”, të shkrimtarit Ilir Muharremi mund ta gjeni në të gjitha libraritë e Kosovës. Nga faqet e para shfaqet një erotikë e fortë, pastaj gërshetohet me horror i cili kulminon në çdo faqe.

Ta ngulë frikën, por edhe ta shton dhimbjen. Personazhi kryesor arsytohet se është i detyruar të vrasë njerëz duke u nisur nga familja e ngushtë e tij e deri te çdo krijesë që ecën në dy këmbë. Ja një nga fragmentet e këtij romani:

U ngrita ika vrap për ta marrë motor-sharrën. E mora, e ndeza dhe fillova ta ndiqja nëpër dhoma ashtu lakuriq. Ulërinte si e çmendur, por muret ishin të izoluara për mrekulli, askush nuk na dëgjonte. E zura në një kënd të dhomës, u përkul, i ngriti duart e dorëzimit, ia preva njërën shuplakë të dorës. Ulërinte, ndala motor-sharrën. E lidha në krevat, e shtriva.

Lindja e diellit më pengonte shumë. I dhunoja shumë femrat, sidomos ato shumë të reja, me duar i shtrëngoja në fyt, derisa dielli lindte, unë i ngufatja. Më duheshin 15 minuta për t‟i vrarë. Isha shumë i kujdesshëm. U qëndroja pranë, prisja vdekjen e tyre. Merrja një pasqyrë, ua afroja te goja dhe e verifikoja vdekjen.

Nganjëherë i vrisja për së dyti se kishte nga to që mbijetonin. Nuk ulërinin sepse nuk e prisnin një gjë të tillë, si ju për shembull sot. Ishin të pafajshme shoqet e mia. Ato që i varrosja, i fusja në të njëjtin varr, ishin tri deri në katër femra. Kjo m’i gërricte nervat sepse pas një kohe nuk lëviznin dhe doja femra të tjera.

Sa më pëlqente kur i ngufatja e i shikoja drejt në sy, ky moment është shumë i veçantë. E shikoj vajzën drejt në sy dhe aty fillon të fiket një dritë. Çasti i vdekjes me prekte shumë dhe më shqetësonte. Këtë e kuptojnë vetëm ata që kanë vrarë njerëz.